LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

77 vite transmetim në gjuhën shqipe/ Meta urim për ekipin e VOA-s

8 Shkurt 2020, 13:19, Politikë CNA
77 vite transmetim në gjuhën shqipe/ Meta urim për ekipin e VOA-s

Presidenti Ilir Meta ka takuar ekipin e Shërbimit Shqip të ?Zërit të Amerikës?, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

Meta ka publikuar foto me drejtorin për Europën dhe Azinë e Zërit të Amerikës, Elez Biberajn dhe stafin e këtij televizioni.

Kreu i Shtetit ka falenderuar ekipin e VOA-s për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre.

?VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.

Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Falënderime dhe mirënjohje të thellë ?Zërit të Amerikës?, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane?, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se disa kohë më parë, presidenti hapi debat publik, pasi tha se vetëm “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” janë media të besueshme në Shqipëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga