LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 anglezë konfirmohen me koronavirus në Francë/ Mes tyre një fëmijë

8 Shkurt 2020, 16:05, Kosova & Bota CNA
5 anglezë konfirmohen me koronavirus në Francë/ Mes tyre një

Pesë shtetas britanikë kanë rezultuar si të prekur me koronavirus në Lindje të Francës.

Lajmin e konfirmoi ministri francez i Shëndetësisë, i cili bëri me dije se bëhet fjalë për katër të rritur dhe një fëmijë, konkretisht i moshës 9-vjeçare.

BBC raporton se familja britanike kishte pasur kontakte me një tjetër anglez i cili kohët e fundit ishte diagnostifikuar me koronavirus.

Djali 9-vjeçar, i cili jeton në vendpushimin e skive të Contamines-Montjoie me familjen e tij, ndjek shkollën lokale dhe zhvillon klasa të gjuhës frënge në një shkollë tjetër në St-Gervais.

Autoritetet franceze deklarojnë se do t?i mbyllin të dyja shkollat ku ka studiuar fëmija në javën e ardhshme.

Ndërkohë, në të gjithë botën, janë konfirmuar 34.546 raste të prekurish dhe 722 viktima, më të shumtat të regjistruara kryesisht në territorin e Kinës.

Jashtë Kinës, 270 raste janë konfirmuar në 25 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), me dy vdekje, një në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine./ CNA.al

Lajmet e fundit nga