Connect with Us

Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ/ Të ngrihet sistem drejtësie i paanshëm

Politikë

Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ/ Të ngrihet sistem drejtësie i paanshëm

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mësohet se ambasadorja Kim i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave.

Ambasadorja theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm.

“Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, thuhet në njoftimin e SHBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova deklaron se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosova vuri në dukje se një mekanizëm i tillë, i përforcuar me ndihmën e ambasadës së SHBA, e rrit besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe  një vaksinim kundër të keqes për nesër”, u shpreh ai.

Halim Kosova tregoi qëndrimin e tij se idetë dhe njerëzit janë kyç për të ardhur në pushtet.

LEXO EDHE:  Foto + Video- Surprizë për Bashën në Korçë/ Dyshek me mesazh për Lulin

LEXO EDHE:  Meta: Aktiviteti i konsujve të nderit në Evrope, me rëndësi për diplomacinë ekonomike

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”, deklaron ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reforma në Drejtësi në prag të greminës”, Vasili thirrje SHBA dhe BE: Koha për të vepruar

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi.

Vasili kujton miratimin e shtatë ligjeve të përgatitura nga grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi në vitin 2016, ndërsa thotë se Rama po i zhbën, copëton dhe po i asgjëson.

Sipas tij, kreu i qeverisë po sulmon ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po i jep pushtet antiligjor Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, po shkatërron ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti dhe po miraton ligje që dalin mbi Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të mos e pranojnë një situatë të tillë, të cilën e quan të rrezikshme për drejtësinë.

“SHBA dhe BE janë edhe në Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është kthyer sot në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë ditë për ditë sipas hallit të ditës.

LEXO EDHE:  “Shkrijnë” akujt Kosovë-Serbi/Mustafa-Vuçiç thirren në takim urgjent nga BE

LEXO EDHE:  Në takimin Kosovë – Shqipëri mungojnë ministrat serbë të Qeverisë kosovare

SHBA dhe BE kanë detyrë të vënë gishtin në plagë, të shohin të vërtetat në sy. Duartrokitjet pa fund të tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky zbatim i Reformës në Drejtësi dhe kanë humbur besimin te ajo. SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo të qeverive që vijnë e ikin.

Drejtësia e pakapur dhe që ndëshkon korrupsionin e tmerrshëm dhe kriminalizimin e qeverisë kjo është ajo që shqiptaret presin dhe që SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma në 21-22 korrik 2016”, thekson Vasili.

Ai ngre alarmin se Reforma në Drejtësi është në prag të greminës, ndaj deklaron se koha për të vepruar është tani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  Në takimin Kosovë – Shqipëri mungojnë ministrat serbë të Qeverisë kosovare

LEXO EDHE:  Presidenti i PE i shkon në zyrë Bashës/ Shoqërohet nga Soreca

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE