LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat vijojnë rënien/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

7 Shkurt 2020, 07:00, Sociale CNA
Temperaturat vijojnë rënien/ Ja si do jetë moti për

Situata meteorologjike me erë të fortë, do të krijojë kushtet për kthjellime në orët në vijim dhe me rënie të mëtejshme temperaturash gjatë mbrëmjes.

Sipas SHMU, për ditën e sotme do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa në veri përsëri vranësira mesatare.

Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Temperaturat negative gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica në rrugë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC

Lajmet e fundit nga