Connect with Us

“Tarifat e Kosovës ndaj Serbisë duhet të hiqen!”/ Ambasadori Grenell ripërsërit ultimtumin

Kosova & Rajoni

“Tarifat e Kosovës ndaj Serbisë duhet të hiqen!”/ Ambasadori Grenell ripërsërit ultimtumin

Publikuar

-

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha sërish të premten se tarifat ndaj mallrave serbe, duhet të hiqen.

Në një postim, në rrjetin social twitter,  ambasadori Grenell i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli duke shkruar “Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ato dëmtojnë Kosovën dhe pengojnë bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, ka shkruar Grenell, raporton radioja amerikane VOA.

Reagimi i ambasadori Grenell pasoi debatet që nxiti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në ditët e para të para të nisjes së punës së qeverisë paralajmëroi heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e tyre me masat e reciprocitetit të plotë më Serbinë.

Ripërsëritja e ultimatumit të sotëm nga ambasadori Grenell erdhi pasi të enjten kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që “të mos ngutet” me tarifat.“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, shkroi zoti Veseli në rrjetet sociale.

Ndërkaq ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Albin Kurti, pas deklarimit të tij për heqjen e taksës, i bëri thirrje që të mos heqë tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në vjeshtën e vitit 2018, të cilat u pasuan me pezullimin e bisedimeve Kosovë–Serbi.

LEXO EDHE:  Shokon deputeti/Ministri i ka blerë dhuratë 8 mijë euro dashnores

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”. Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku”, adresoi mesazhi Haradinaj…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Shokon deputeti/Ministri i ka blerë dhuratë 8 mijë euro dashnores

LEXO EDHE:  Delawie: Kosova nuk ka nevojë për marifete politike

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Delawie: Kosova nuk ka nevojë për marifete politike

LEXO EDHE:  Aspirata e vetme e Kosovës/ Anëtarësimi në BE dhe NATO

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ndodhej në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptari humb jetën në hotel

Publikuar

-

Nga

Një shqipar i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një hoteli në Mavrovë, në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

LEXO EDHE:  Aspirata e vetme e Kosovës/ Anëtarësimi në BE dhe NATO

LEXO EDHE:  850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion, raporton TV21.

LEXO TE PLOTE