LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia në Kosovë?/ Studimi tregon influencën e superfuqisë së Lindjes

7 Shkurt 2020, 17:13, Kosova & Bota CNA
Rusia në Kosovë?/ Studimi tregon influencën e superfuqisë

Qendra e Kosovës për studime të Sigurisë, tha në një studim se Rusia po e përdor ndikimin e saj për të penguar njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe parandalimin e anëtarësimit të saj në organizata ndëkrombëtare, por ajo e ka të pamundur të shtrijë ndikimin e saj brenda Kosovës për shkak të shumicës së popullsisë shqiptare.

Sikurse raporton korespondenti i radios amerikane në Prishtinë, këto komente u bënë në një konferencë lidhur me zbërthimin e ndikimit rus në Kosovë, ku u paraqitën disa të dhëna të studimit të kryer në kuadër të programit “Fulbright Specialist”, i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë

Autori i studimit, Elis Vllasi, vijon i njejti burim raportimi, tha se Serbia është arsye e ndikimit të Rusisë edhe në Kosovë.

?Në Kosovë e shohim se ndikimi rus nuk është drejt shqiptarëve, që të ndikoj te popullata shumicë për të shikuar pikëpamjen ruse, nuk është për të fituar mendjen dhe zemrat e shqiptarëve, por influenca është e drejtuar kundër Kosovës si shtet dhe ndoshta ndaj shoqërisë së Kosovës?, tha ai.

Zoti Vllasi tha se rusët duan të ndikojnë në Kosovë për shkak të pranisë së NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se Rusia po përpiqet të ndërtojë imazhin si fuqi botërore dhe si një forcë apo vend që është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për Ballkanin.

?Edhe një objektiv tjetër i Rusisë në Kosovë është që të ketë ndikim mbi Serbinë për të mbështetur dhe mbrojtur interesat e Serbisë dhe serbët në një mënyrë e kanë lejuar këtë ndikim?, tha ai.

Zoti Vllasi tha se sipas studimit, i cili i plotë do të publikohet muajin e ardhshëm, rusët nuk kanë asgjë kundër pavarësisë së Kosovës pasi që të njëjtit nuk kanë pasur as ndaj vendeve tjera të Ballkanit që kanë fituar pavarësinë. Megjithatë ai thotë se rusët kërkojnë diçka nga vendet perëndimore.

?Ju pranojeni aneksimin e Krimesë ndoshta ne do ta njohim pavarësinë e Kosovës, diçka përgjatë kësaj linje?, tha ai.

Sipas hartuesit të raportit, serbët e Kosovës janë ata që më së lehti ndikohen nga Rusia…

Lajmet e fundit nga