Connect with Us

Rritet ndjeshëm numri viktimave nga koronavirusi/ Mes tyre edhe mjeku që e zbuloi

Bota

Rritet ndjeshëm numri viktimave nga koronavirusi/ Mes tyre edhe mjeku që e zbuloi

Publikuar

-

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i persojave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Raportohet se 73 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm në 638, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike.

Midis viktimave të djeshme është edhe Li Wenliang, 32 vjeçari mjeku okulist kinez i Ëuhan, i cili para dy muajsh përmes një mesazhi paralajmëroi miqtë e tij që të ishin të kujdesshëm, pasi po shfaqej një koronavirus ndryshe nga të gjithë të tjerët.

Ai u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme dhe prishje të rendit shoqëror. Po pasi shpërtheu epidemia, autoritetet i kërkuan falje doktorit që tashmë ishte edhe vet i infektuar dhe që e tregoi historinë e tij në fund të janarit, kur ai postoi në Ëeibo një kopje të letrës që ai i kishte drejtuar autoriteteve dhe ku shpjegonte epideminë që sapo kishte nisur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tmerr dhe panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në mes të dëborës

Publikuar

-

Nga

Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, teksa ishte në fazën e uljes, avioni ka goditur bishtin në pistën e akullt.

Shkak i aksidentit ka qenë një problem me rrotat e Boeing, në të cilin udhëtonin 94 persona, mes të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

LEXO EDHE:  Ja numri ideal i partnerëve seksualë

LEXO EDHE:  Masat për koronavirus/ Manastirliu zbarkon në spitalin Infektiv

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka patur asnjë të plagosur.


LEXO TE PLOTE

Bota

Sulm në Afganistan/ Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe 1 afgan

Publikuar

-

Nga

Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të paktën dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ushtar i forcave aleate afgane, qëlloi me armë ndaj tyre.

Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ngjarja ndodhi në distriktin Sherzad të provincës lindore të vendit, Nangarhar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po mbledhin informacione rreth shkakut apo motivit të sulmit për të cilin nuk dihet ende asgjë. Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se gjatë incidentit u vra edhe një ushtar afgan.

Guvernatori i provincës lindore të Afganistanit Shah Mahmood Miakhel i tha Zërit të Amerikës se gjatë incidentit u vra gjithashtu edhe autori i sulmit.

LEXO EDHE:  Ja numri ideal i partnerëve seksualë

LEXO EDHE:  Koronavirus mbërrin në Itali/ Konfirmohen dy kinezë të prekur

Zoti Miakhel bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Provinca e Nangarharit kufizohet me Pakistanin dhe disa nga distriktet e saj shërbejnë si “kështjella” për kryengritësit talebanë apo baza për militantët e lidhur me grupin terrorist terrorist të Shtetit Islamik.

Në Afganistan operojnë rreth 13 mijë trupa amerikane. Disa prej tyre kanë si detyrë të kryejnë operacione kundër terrorizmit, ndërsa pjesa tjetër shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcat afgane të sigurisë që luftojnë ndaj Talibanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Partneri juaj aktual bën mirë të ketë kaluar vetëm tre vajza të tjera para jush/ E thotë shkenca

LEXO EDHE:  Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE