LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vasili tregon “suksesin” më të madh të Ramës

7 Shkurt 2020, 13:18, Politikë CNA
“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vasili tregon

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi për AFP se ?Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet?.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?suksesi? më i madh i Edi Ramës është se ka lënë Shqipërinë jashtë dyerve të Europës.

?Edi qesh dhe nuk qan, por harron qe qesh mire kush qesh i fundit…..!

?Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet?, deklaroi Edi Rama për AFP.

Po eshte e vertete, Edi ja ka dale ta lere Shqiperine jashte Europes,  ky eshte “suksesi” me i madh i tij.

Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europes ai ja ka dale te jete i neveritshem me Europianet dhe pasojat i vuajne shqiptaret.

Sjellja e Edit me europianet nuk eshte rastesi, nuk eshte psikopati, por eshte strategji e tij per krijuar alibine e Shqiperise drejt Lindjes sepse gjoja Perendimi nuk e do Shqiperine.

Kjo strategji e lige kembengulese Anti BE eshte gatuar larg…ne Lindje dhe Edi eshte produkt dhe sherbetor i saj.?-shkruan Vasili.

Më tej, ai thekson se Rama sot qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar, por shton se shqiptarët shohin vetëm nga Perëndimi.

?Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar.

Por Shqiptaret shohin vetem nga perendimi.

Shqiptaret jane te perjetshem.

Edi eshte shume shume i perkohshem gati i ikur….

Shqiperia drejt perendimit eshte rruge pa kthim.

Qesh Edi sot, por duhet te mos harroje se qesh mire kush qesh i fundit….por atehere Edi do te qaje shume dhe do te jete fare vetem….?-përfundon Vasili postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga