Connect with Us

Presidenti Trump konfirmon vdekjen e një udhëheqësi të Al-Qaidas në Jemen

Bota

Presidenti Trump konfirmon vdekjen e një udhëheqësi të Al-Qaidas në Jemen

Publikuar

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të enjten vdekjen e një udhëheqësi të al-Qaidas në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara në Jemen.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit duke vrarë Qasim al-Rimin, themeluesin dhe drejtuesin e al-Qaidas në Gadishullin Arabik (AQAP). Ai ishte zëvendës i udhëheqësit të al-Qaidas Ayman al-Zawahiri.

“Nën drejtimin e Rimit, AQAP-i kreu dhunë të paskrupullt ndaj civilëve në Jemen dheu përpoq të kryej dhe të frymëzojë një numër sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona,” tha presidenti Trump. “Vdekja e tij kufizon më tej AQAP-in dhe lëvizjen globale të al-Qaidas, dhe na sjell më afër eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare.”

Rimi iu bashkua al-Qaidas në vitet 1990, duke punuar në Afganistan për Osama bin Ladenin dhe ishte i lidhur me disa komplote që shënjestronin amerikanët.

LEXO EDHE:  Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

Vrasja e Rimit është e treta me radhë në operacionet amerikane kundër terrorizmit në muajt e fundit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vranë themeluesin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në janar, një sulm ajror vrau komandantin e lartë iranian Qassem Soleimani./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulm në Afganistan/ Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe 1 afgan

Publikuar

-

Nga

Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të paktën dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ushtar i forcave aleate afgane, qëlloi me armë ndaj tyre.

Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ngjarja ndodhi në distriktin Sherzad të provincës lindore të vendit, Nangarhar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po mbledhin informacione rreth shkakut apo motivit të sulmit për të cilin nuk dihet ende asgjë. Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se gjatë incidentit u vra edhe një ushtar afgan.

Guvernatori i provincës lindore të Afganistanit Shah Mahmood Miakhel i tha Zërit të Amerikës se gjatë incidentit u vra gjithashtu edhe autori i sulmit.

LEXO EDHE:  Jemen, bombardimet nuk ndalen pas kërkesës ruse në OKB

LEXO EDHE:  “Luftë” e ashpër fjalësh mes Trump dhe Kim Jong Un

Zoti Miakhel bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Provinca e Nangarharit kufizohet me Pakistanin dhe disa nga distriktet e saj shërbejnë si “kështjella” për kryengritësit talebanë apo baza për militantët e lidhur me grupin terrorist terrorist të Shtetit Islamik.

Në Afganistan operojnë rreth 13 mijë trupa amerikane. Disa prej tyre kanë si detyrë të kryejnë operacione kundër terrorizmit, ndërsa pjesa tjetër shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcat afgane të sigurisë që luftojnë ndaj Talibanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ Basha i duket si Trump

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave.

Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.

Ditën e djeshme është konfirmuar viktima e parë, shtetas amerikan nga koronavirusi. Sipas raportimeve, viktima ishte një 60 vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë që më 6 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Pekin.

LEXO EDHE:  Basha-Rama apo Shqiptarët, kë ka zgjedhur Presidenti i SHBA, Donald Trump?

LEXO EDHE:  “Vizita e shekullit”/ Flet nga Podgorica Zv.presidenti i SHBA-së: Kush më dërgoi

Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE