Connect with Us

Policia aksion ‘blic’ edhe në Fier/ Në shënjestër makinat luksoze dhe me targa të huaja

Kronika

Policia aksion ‘blic’ edhe në Fier/ Në shënjestër makinat luksoze dhe me targa të huaja

Publikuar

-

Pas Beratit, policia ka shtuar kontrollet edhe në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit të Fierit.

Kontrollet për persona që rezultojnë të shpallur në kërkim, armë apo drogë kanë bërë që uniforma të shumta policorë të zbresin në terren për disa minuta, ndërsa prania e tyre ka qenë më e madhe në pranë vendit të njohur si “Vija e ngjalës”, në aksin Fier- Tiranë, dhe në rrugën Fier-Vlorë, në dalje të qytetit.

Patrulla policore janë vënë re edhe në qytet si dhe në disa rrugë brenda lagjeve. Edhe pse është mësuar se kontrollet janë rutinë, në pjesën më të madhe, në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja.
Mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një person në Tiranë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicale E.B., i cili është pronar i një lokali në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë shtetas të tjerë dhe janë sekuestruar letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

LEXO EDHE:  Investitorët e huaj terrorizohen/ Policia shpëton kotelen

LEXO EDHE:  Fushë-Krujë/ Alarm për bombë në qendër të qytetit

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte efektivin/ Në pranga 47-vjeçari

LEXO EDHE:  Plumb në kokë 26-vjeçarit/ Prangosen katër persona, në kërkim dy të tjerë

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE