Connect with Us

Përplasen dy makina/ Plagosen rëndë tre të rinj

Kronika

Përplasen dy makina/ Plagosen rëndë tre të rinj

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin afër Shënkollit në Lezhë.
Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjne e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohet 24-vjeçari ganez/ Tentoi të kalojë në Rinas me pasaportën e ‘sozisë’

Publikuar

-

Nga

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas policisë i riu me iniciale E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane, tentoi te kalonte kufirin ne menytre te paligjshme me pasaporten e nje njeriu te ngjashem.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i  tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

LEXO EDHE:  Benz-i përplaset me betonieren/ Plagoset një person

LEXO EDHE:  Video Ekskluzive - Aksidenti spektakolar i prokurorit që merr përpara karburantin / Policia heshti

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet çifti i shqiptar në Greqi/ Dyshohet se ndihmonin grabitësit që hapën dje zjarr ndaj policisë

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh kanë rënë sot në prangat e policisë greke.

Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me tre grabitësit e një banke, që u përplasën dje me policinë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, burrë e grua, merrnin makina me qira në llogari të grabitësve.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme tre persona shkëmbyen zjarr me policinë, ku mbetën të plagosur edhe dy prej tyre.

LEXO EDHE:  “Fiat-i” përplas “Opel-in”/ Tre persona të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga e kaluara kriminale e 38 vjeçarit të arrestuar në Lezhë

Autoritetet e shtetit fqinj arritën të vënë në pranga grabitësit, të cilët ishin nën vëzhgim prej kohësh, pasi dyshonte se kishin lidhje me disa vjedhje në zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një person në Tiranë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicale E.B., i cili është pronar i një lokali në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë shtetas të tjerë dhe janë sekuestruar letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

LEXO EDHE:  Aksident në Tepelenë, humb jetën 25-vjeçari

LEXO EDHE:  Video Ekskluzive - Aksidenti spektakolar i prokurorit që merr përpara karburantin / Policia heshti

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE