Politikë
Paketa anti-KÇK/ Gjekmarkaj: Ligj fashist, sfumon institucionet e dala nga Reforma në Drejtësi

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, teka ka folur për paketën anti-KÇK, e ka konisderuar si një ligj fashist që duhet kundërshtuar fort.
Sipas tij, kjo paketë, cenon atë që është themelore, privatësinë e njerëzve dhe sfumon institucionet e dala nga Reforma në Drejtësi.
“Kjo e KÇK e shoh si rrezik përtej pjesës butaforike që dalin me syze e kapele, turizëm policor le të themi, sepse cenon atë që është themelore, privatësinë e njerëzve. Ka vendosur kryetarin, drejtorin e përgjithshëm të policisë ai që ka tagër mbi mua, mbi ju, mbi të tjerët për të hyrë në jetën tonë private pa vendime gjykate, pa vendime prokurorie. Ka marrë të gjitha institucionet në sqetullën e Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që ke kodin penal, një ligj antimafia, ke Reformën në Drejtësi të sapokurorëzuar. Pse e bëjnë këtë, ç’është kjo KÇK? Kjo është t’i sfumosh këto dhe t’u çosh një sinjal tjetër kësaj bote, t’i thuash që në fund hesapet, llogaritë i keni me mua në çdo rrethanë jo me institucionet që po përpiqet ky shtet me shumë mundim të ndërtojë.
Ai do që policia, tashmë një instrument më shumë se sa i shtetit i politikës të hyjë dhe në një farë mënyre me këtë kinse pretekst ai të monitorojë çdo zë kritik në shoqërinë shqiptare, çdo zë opozitar. Tashmë pa ligj, pa vendim gjykate, Veliu mund të kontrollojë çdokënd në Shqipëri dhe në mëngjes t’i çojë relacionin e çdo bisede, dhe të jetës private e gjithsecilit prej nesh. Kjo është e frikshme. Është një ligj fashist. Mund të dalë Soreca, mund të dalë gjyshi i Sorecës, tezja e Sorecës, kushdo ta mbrojë por në thelb ky është një ligj fashist ndaj të cilit duhet reaguar me energji. Kinse nën luftën kundër krimit të organizuar sulmohen liritë bazë themelore të shoqërisë dhe individit në Shqipëri”, tha ai.
Sipas Gjekmarkaj, krimi i organizuar luftohet në bazë të ligjeve të këtij vendi, në bazë të institucioneve.
“Ligjet janë dhe janë shumë të mira, duhet vullneti për të zbatuar ligjin. Ti ke ligjin antimafia, ke reformën në drejtësi me strukturat e saj SPAK dhe BKH që po ngrihen, ke kodin penal. Po dështon sepse po sfumohet. Kryeministri në një farë mënyre po iu shkel syrin këtyre duke i kërcënuar, po iu thotë paktin e keni me mua e ju përsëri do më sillni vota mua pas sa muajsh kur të hyjmë në zgjedhje sepse jam unë që i sjell formularët, jam unë që i gris. Ti po e sfumon SPAK-un me këtë. Në këtë pikë jam shumë kurioz për të parë si do reagojnë amerikanët dhe ambasadat e tjera të vendeve mike që e kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe pse jo dhe ne të tjerët e kemi pasur një farë shprese tek kjo reformë. Në momentin që kjo reformë dhe strukturat e veta, vihen në anë dhe del ministria e Brendshme dhe policia dhe suprimon ligjet dhe hyn në marrëdhënie direkte me botën e krimit, duke gjykuar kush është dhe kush nuk është subjekt i kësaj goditje, për mua është e frikshme.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...