Connect with Us

Padia nga familja Haklaj/ Gjykata pushon çështjen ndaj Berishës

Kronika

Padia nga familja Haklaj/ Gjykata pushon çështjen ndaj Berishës

Publikuar

-

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga familja Haklaj, e cila e akuzonte për shpifje.

Mësohet se vendimi është marrë në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha.

Kujtojmë këtu se anëtarër e familjes Haklaj, përkatësisht Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes.

LEXO EDHE:  Nuk pagoi këstet e kredisë/ Gjykata fundos Kaubojsin

Por, kjo padi tashmë është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohet çifti i shqiptar në Greqi/ Dyshohet se ndihmonin grabitësit që hapën dje zjarr ndaj policisë

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh kanë rënë sot në prangat e policisë greke.

Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me tre grabitësit e një banke, që u përplasën dje me policinë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, burrë e grua, merrnin makina me qira në llogari të grabitësve.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme tre persona shkëmbyen zjarr me policinë, ku mbetën të plagosur edhe dy prej tyre.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Berishës/ Kërkon përshkallëzim të protestës

LEXO EDHE:  “Luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve/ Dy vlerësime të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës”

Autoritetet e shtetit fqinj arritën të vënë në pranga grabitësit, të cilët ishin nën vëzhgim prej kohësh, pasi dyshonte se kishin lidhje me disa vjedhje në zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një person në Tiranë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicale E.B., i cili është pronar i një lokali në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë shtetas të tjerë dhe janë sekuestruar letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

LEXO EDHE:  “Luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve/ Dy vlerësime të ndryshme për pallatin e dëmtuar në Durrës”

LEXO EDHE:  Berisha kap “mat” Ramën/ Ja pse po pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Terror në shkollë/ Nxënësit e aksidentuar denoncojnë drejtoreshen dhe kryetaren e Bashkisë

LEXO EDHE:  Nuk pagoi këstet e kredisë/ Gjykata fundos Kaubojsin

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE