LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozitë për Bashën, dhe opozitë përtej Bashës

7 Shkurt 2020, 11:50, Politikë CNA
Opozitë për Bashën, dhe opozitë përtej Bashës

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, në një dalje të fundit publike hodhi idenë e një koalicioni më të gjërë opozitar, duke dalë kështu për herë të parë me një qëndrim ndryshe nga kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha dhe duke theksuar se ka edhe faktorë të tjerë opozitarë, përtej Bashës dhe përtej opozitës të tij sot, asaj që Lulzim Basha kërkon ta mbajë në dorë dhe të mos e lëshojë, duke bërtitur se ai është lideri, dhe se përtej tij nuk ka opozitë tjetër.

Në fakt Dashamir Shehi hodhi një tezë tjetër që CNA.al dhe shumë media, analistë të djathtë apo zëra kritik brenda opozitës e kanë theksuar në vijimësi.

Ka një opozitë që është Lulizm Basha, i cili e ka çuar nga humbja në humbje të djathtën. Njeriu që futet në çadër dhe bën marrëveshje me Edi Ramën. Njeriu që djeg mandatet, bën protesta, fala 61 bashki, i fal një mazhorancë kushtetuese kryeministrit, e shkon sërish, ulet në tryezë e bën marrëveshje, pasi ka sakatuar demokratët e qyetarët në protesta.

?Rastësisht? në këto momente ndodh që vjehrri i Lulit përfiton 16 milion euro në Strasburg, ?rastësisht? ndodh që një biznesmen pranë Lulit përfiton 15 milion euro tender me prokurim të drejtpërdrejtë nga qeveria, bizneset e familjes rriten etjh etj, lista është shumë e gjatë.

Artikulimi i Dash Shehit tregon edhe një herë që ka një opozitë tjetër, e cila nuk është një opozitë brenda opozitës, por është një opozitë e vërtetë, është ajo e qytetarëve, ajo e zërave kritik ndaj Lulzim Bashës. Opozita e zerave që nuk ndalen kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por, që Luli nuk bën pjesë atje sepse ai ndihet keq kur i sulmojnë Edi Ramën, sepse kryeministri duhet të sulmohet vetëm atëherë kur do Lulzim Basha dhe siç do Lulzim Basha që të kapë pazarin e tij. Jo siç e sulmojnë demokratët ditë pas dite, duke sjellë fakte dhe prova konkrete kundër Ramës, Luli do ekskluzivitetin për të shkuanr në pazar.

Pas Dash Shehit, Edvin Kulluri ka dhënë sot një tjetër qëndrim. Se Edi Rama nuk mund të durohet në mandatin e tretë.

Në fakt Edi Rama ka qënë i padurueshëm në çdo moment, që në mandatin e parë kur erdhi në pushtet, me korrupsionin e LSI-së për të ngritur Rilindjen në piedestal e më pas i vetëm pas marrëveshjes me Lulzim Bashën. Ka qënë gjithmonë i padurueshëm.

Ka vetëm një faktor opozitar i cili duket të jetë një problem për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, të jesh kundër të dyve dhe Ilir Metës si faktor korrupsioni në pazar me të dy palët. Ata duan të mbajnë kolltuqet e tyre dhe të kontrollojnë partitë e tyre. Zërat që janë ndryshe dhe janë jashtë ata nuk i duan.

Por, ka dh një version alla Luli. Një që kritikët të bashkohen rreth koalicionit opozitar. Pra, të zgjerohet edhe më tej ky koalicion, duke thirrur dhe faktorët e tjerë e duke i futur në listat e PD-së, duke i gënjyer siç i ka gënjyer Luli, apo duke i futur në listat e aleatëve për të mos marrë asnjë votë, pasi kryetarët e partive aleate mund të futen tek lista e PD-së, e të tjera lojëra si këto që Lulzim Basha mund t?i bëjë duke thënë se po i përfill dhe po i dëgjon.

Por, kjo do të ishte vetëvrasja e fundit politike e secilit që do ta pranonte këtë lojë të Lulit dhe këtë gënjeshtër të përsëritur, parullën e së cilës e ka thënë vetë Luli: ?Po më gënjeve një herë është faji yt, për të dytën është faji im?.

Prandaj, kjo është një tezë e cila nuk është asgjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm do t?i zgjasë Lulzim Bashës pushtetin brenda PD, në rast të një humbje tjetër, dhe ai është i qartë në lëvizjen e tij i majfton Republika e Re, sado e vogël të jetë, ai pazarin e bën të madh.

Ai kërkon të bëjë listën e radhës, të hyjë në zgjedhje me pazar, po tenton të ngrejë një imazh dhe në finale, qoftë edhe nëse humb dhe ngelet me vetëm 20 apo 30deputetë, ai bën atë që ne e kemi deklaruar prej kohësh. Një parti liberale, me disa deputetë brenda së djathtës, vetëm për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Ndërsa e vetmja forcë dhe mënyrë për të rrëzuar Edi Ramën është një opozitë e re, një opozitë e vërtetë dhe reale, një koalicion opozitar i partive të djathta apo dhe faktorë të rinj në politikë. Një bashkim me vlera dhe parime për të rrëzuar Edi Ramën, ku nuk do të jetë Lulzim Basha, por që do kërkojë të hyjë brenda saj. Në fakt Luli shkon në qeveri me Ramën këtë tashmë e dinë të gjithë.

Por, ky koalicion duhet të shihet si një opozitë përtej Lulzim Bashës, përtej skandaleve, përtej korrupsionit, përtej pazareve me kreun e qeverisë, dhe shumë larg LSI-së dhe bandës së saj. Për të shkuar dhe për të parë a ka fuqi politika në Shqipëri për të ndërtuar një opozitë reale. Një opozitë jashtë Lulzim Bashës. Një opozitë të vërtetë, e cila të godasë kryeministrin pa ndalim, të godasë edhe aleancën e Bashës me të. Të sulmojë LSI-në dhe aktorë të tjerë politik të korruptuar të sistemit politik në Shqipëri.

Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për ta dërrmuar kryeministrin dhe për të treguar se në Shqipëri ekziston opozita.

Prandaj dhe faktorët kritikë ndaj Lulzim Bashës, përfshirë këtu edhe Dashin që është një zë i mekur ndryshe pavarësisht se ai flet me mendimet e tij, apo Kulluri e të tjerë personazhe që e luftojnë ballor Lulzim Bashën. Ka ardhur koha të gjendet një mënyrë tjetër. Nuk ka më kuptim të qëndrosh në krah të një humbësi dhe pazarxhiu të vazhdueshëm, një gënjeshtari të paepur si Lulzim Basha. Është koha për të ndërtuar një opozitë të re, me vlera dhe parime. E kjo do të ishte rruga e duhur për të ngjallur shpresën në Shqipëri dhe për të rrëzuar Edi Ramën. Të tjerat janë thjeshtë dhe vetëm aventura./ CNA.al

Lajmet e fundit nga