Connect with Us

Nga Ylli Dylgjeri/ Pse Lleshi flet “me qime në gojë”?

Opinione

Nga Ylli Dylgjeri/ Pse Lleshi flet “me qime në gojë”?

Publikuar

-

* Po dëgjoj prej minutash sqarimet e Ministrit Lleshaj në emisionin e Eni Vasilit ne Top, përballë gazetareve. Po e ndjek me vëmëndjen që i takon këtë post publik që ka marrë përsipër të përballet me median për një temë sensitive të rendit sot në Shqipëri.
Nga sa po dëgjoj, mund të them se Ministri në studio, nuk është përgatitur për të qenë i qartë, i thjeshtë, i vërtetë dhe profesional në këtë përballje me shtypin. Ose… zoti Lleshi po i vidhet përgjegjësise “në sqarimin” e Tij publik.

Pse arsyetoj kështu?

Në Ligjin për Policinë e Shtetit thuhet në mënyrë taksative, citoj: “Ministri” është ministri përgjegjes për rendin dhe sigurinë publike.

Kjo përgjegjësi më shtyn të ndërhyj për të thëna disa te verteta qe i kam perjetuar ne punen time 4 vjeçare ne MB si Sekretar i Pergjithshem. Ndërhyrja që bëj, nuk është për arsye “se di më shumë”, “për karshillek”, apo nga qëllimet opozitare. Jo! Eshtë vetëm në funksion të ligjit, të vertetesise, dhe te transparences me publikun.

E para, kam punuar në MB me 5 Ministra të Rendit, gjë e cila më jep statusin të gjykoj në mënyrë krahasimore dhe institucionale për problematikat e kohës sot.

Se dyti, në asnjë rast nuk mund të pranoj se Ministri i Brendshëm nuk është i informuar në detaje me aksionet, ndërhyrjet apo goditjet që Policia e Shtetit ndërmer në kuadër të Operacioneve të saj madhore,
Ai (Ministri), me ligj nuk mund të nderhyjë në operacionin e policisë, por merr informacioni nga DPP. Këtë të drejtë ja jep ligji. Ashtu si edhe Ministri i Brendshëm në kuptim të Ligjit është kryemenaxheri i institucionit që drejton. Për të mos theksuar se Ministrat e Brëndshëm, rëndom, sapo marrin atë post, i bëjnë me dije vartësve, Drejtoreve të Policise në Qarqe se ka një telefon dhe vetëm një, që është veshi, syri dhe koka e Rendit.

LEXO EDHE:  Nga Ylli Dylgjeri/ Respekte Zonja Mezini! Dje ti ke luftuar me Samurajin Gjana

Sç treti, heqja dore nga përgjigjet në studio të zotit Lleshi” se nuk di si është veshur policija”, apo se çfarë simboli policor mban në uniformë, është e pavërtetë, është shmangie, ose e fundit paaftesi për tu perballur me këtë shqetsim të medias.

Në ligjin per policine e shtetit thuhet shprehimisht:
Ministri
C) kërkon performance të lartë të Policise së Shteti per realizimin e objektivave te percaktuara.
Ç)I kerkon Drejtorit te Policise se Shtetit te raportoje per ushtrimin e detyrave.
Se fundi, duke e mirekuptuar zoti Lleshi edhe per kufizimet imponuese te mosnjohjes, përgjigjet e shpeshta “se nuk e di”, “nuk mund të them”, apo monitorimi i eprorit, etj, mund te konkludoj se Ministri i Brendshem, i skuqur, e ne veshtirësi, me “një qime bezdisese në gojë” mundi të marrë një notë kaluese këtë nate të ftohtë dimri.
Publicitet…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Lleshaj prezanton prefektin i ri të Elbasanit/ I pranishëm edhe Taulant Balla

LEXO EDHE:  Situata kriminale në Shkodër/ Lleshaj zbulon masat e policisë

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ibsen Elezi/ Shoqja Nexhmije të “uroj” edhe 100 !

Publikuar

-

Nga

Të uroj jetë të gjatë zonja e zeze, ndryshe nga ç’e kisha menduar dikur, që ju duhet të ishit dënuar me varje si zanafillë e ndërtimit të drejtesise në këtë vend dhe jo shenjë hakmarrje.

Jo vetëm ty por j’a uroj edhe gjithe kastës tënde, që zanafillën e ardhjes në pushtet mbrujtet me gjak shqiptarësh, këtu e në Kosovë, për të treguar servilizmin tuaj të pakufi ndaj eprorëve tuaj komunist pansllav. Vratë e vodhët familjet e medha fisnike që dhanë aq shumë për këtë komb, zoti e di se shumica e kockave dhe pasurive të tyre ku përfunduan, vratë e burgoset intelektualë e patriotë që i vlenin këtij kombi me shumë se pasuria që vodhet. Ju nuk ishit trima por aq frikacak sa edhe eshtrat e tyre ju tmerronin, i varrosët, i zhvarrosët e i zhduket (si eshtrat e të madhit Gjergj Fishta), kaluat Hitlerin e Stalinin, zvenitet Shekspirin e Danten.

Kanibalizmi juaj nuk ka të krahasuar. Ju vratë elitën, se shkëlqimi i saj i verbonte një tufë bandidësh si ju ‘pa din e pa iman’, i vratë që të krijonit ‘Historinë tuaj’, ‘Elitën Tuaj’, por që elitë s’do bëhej kurre dhe historia juaj do mbetej e ndyrë.

Teoria juaj ishte e pështirë, t’i fshinit nga historia, s’u ngopët as me brezin pasardhës e paspasardhës, duke e mos i shkolluar e denigruar, si ta dinit se strukturën gjenetike e fal zoti, se atë se besuat kurrë.

Ne 45 vjet u munduat te deformoni tiparet e kombit, i late me bark dhe mendje bosh qe as te mos mendonin dot ndryshe vec ‘doktrines’ tuaj. I shërbyet armiqve të kombit tonë më mirë se ata e kishin imagjinuar.Ju nuk ishit Byroja politike sic e quanit veten por një ‘Bandë Mafioze’ që s’latë pasuri pa vjedhur, kontrabandë e maskarallëk pa bërë për tu pasuruar.

LEXO EDHE:  Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

LEXO EDHE:  Lleshaj prezanton prefektin i ri të Elbasanit/ I pranishëm edhe Taulant Balla

Ju s’e kishit 90-ën, e as 92-shin, se e dinit që letrat tuaja s’do hapeshin kurrë, s’do dënoheshit kurre as për qindra tonelata floriri të vjedhura dhe as për mijërat e jetëve të marra.

Ju ndoshta edhe 97 e kishit programuar që në 90, se të derdhni gjak shqiptari për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë tuaja është pjesë filozofisë tuaj, por ju s’mund të fshiheni pas Sudeve e Xhaferave si dikur, zullumi juaj është trashur shumë sa dallohet që përtej oqeanit.Sot fytyrat tuaja nuk mund t’i lajnë shërbëtorët maskarenj që shkruajnë se sa njerëzor ishit brenda mureve të shtëpisë së lyer me gjak.

Ju ndoshta e kishit programuar qe sot do ishit ‘Elita’ e vendi, se i kishit në dorë të gjitha, fundja e morët me pushkë dhe e ‘meritoni’. Sot jeni shpalosur në 3 braza, nga Gramozi me shokë te djemtë e nipat, duke demostruar se jeni po ata, por kjo është edhe shenjë frike se djathta e vërtetë në këtë vend do vij si antitetzë e juaja, duke e çliruar politikën njëherë e mirë nga kthetrat tuaja 75 vjeçare.

Jetove kohën kur ‘fytyra’ e burrit u shitet në shkëmbim të lëkureve tuaja. Tash jeto që imazhi juaj t’ju dal në ëndërr pinjolleve të bashkëpunëtorëve që i vratë e denigruat, punë kaniblesh mes jush.

Jeto që të inspirosh njerëzit fisnik dhe të ndershëm për misionin e papërfunduar të baballarëve të tyre, të inspirosh njerëzit e ndershëm të këtij vendi se drejtësia herët a vonë do bërë. ‘Zullumi këputet nga e trasha’ kjo është shenja që tregon fundin e perandorisë tuaj, jeto aq sa ta shohesh me syte tuaj si shenjë e ndëshkimit të zotit në tokë.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Luli i SHQUP-it dhe hipokrizia e Bashës përmes rubrikës “Po të dëgjoj” në Facebook

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Thonë qe vesi vdes me shpirtin. E tillë është edhe hipokrizia, një ves që tanimë ka pushtuar në masë qenien njerëzore. Por përtej këtyre sofizmave, morra guximin të shkruaj dy fjalë për situatën politike në vend, teksa në fokus të celuloidit dhe analizës sime modeste, këtë herë është Partia Demokratike. Kjo e fundit prej korrikut të vitit 2013 drejtohet nga Lulzim Basha.

Ai hyri të martën e nxehtë të atij korriku në selinë blu si kryetar i PD, 8 vjet e gjysmë pasi iu bashkua Partisë Demokratike si një nga figurat e reja të saj. Në të dy rastet edhe kur u afrua për të kontribuar në PD në vitin 2005, si pjesë e një grupi intelektualësh të rinj, që punuan për programin e partisë në tentativën e rikthimit në pushtet pas 8 viteve në opozitë, por edhe na rastin kur u katapultua si kryetar i kësaj partie, Partia Demokratike ndodhej në opozitë.

Kjo një koeçidencë sa ironike, aq edhe bukur, për vetë faktin se ka ndodhur në politikë, fushë kjo mjaft e ndjeshme për qytetarët shqiptarë. Megjithatë, nuk po humb kohë dhe po iu drejtoj në brazë, në mënyrë që të merrni esencën e ideve të mia racionale. Prej dhjetë ditësh kryedemokrati ka zbritur në terren, duke bërë maratonomakun dhe trokitur shtëpi më shtëpi dhe biznes më biznes. Kudo ku ka shkuar praninë e tij tek qytetarët e ka justifikuar me faktin se ka nisur një fushatë, në mënyrë që të dëgjojë hallet e tyre, probleme që do t’iu japë zgjidhje sapo të vijë në pushtetit.

Deri këtu gjithçka është ok, pasi një parti politike që të bindë popullin që t’ia besojnë pushtetin, duhet të ulet këmbëkryq me ta dhe t’i dëgjoja hallet e tyre. Por problemi është se në të gjithë këtë interval takimesh, ra në sy fakti se shumica e qytetarëve që pritën shefin e selisë blu ishin ose të njohur të këtij të fundit, ose anëtarë të Partisë Demokratike, apo militantë që i ishin bashkuar protestës së opozitës në Çadër gjatë pranverës së vitit 2017 para Kryeministrisë. Kështu që, kjo strategji e ndjekur nga Basha, duke shëtitur derë më derë e takuar qytetarë, ngjan më shumë me propagandë, sesa me takime reale.

Të jeni të sigurt se gjatë takimeve reale, një politikan është i destinuar që t’iu japë dorën si atyre që punojnë në  ndërtim, bujqësi dhe blegtori, apo më keq akoma edhe atyre që punojnë në komunale dhe që i kanë duart të bëra pis nga ujërat e zeza. Mirëpo, në të gjitha takimet që u pasqyruan nga Basha, shumica e qytetarëve ishin të krehur dhe të mbajtur mirë, edhe pse ata u përballën me “surprizë” në vendin e punës, kur para tyre u shfaq Luli i SHQUP-it. Pra, ndryshe nga sa mund të ndodhet në realitet, të gjithë ata që patën luksin dhe privilegjin të takonin Bashën, u dukën se ishin informuar që do të takoheshin me shefin e opozitës, informacioni ky që i ndihmoi atë të hynin në rol dhe të aktronin bashkë me kreun e PD.

LEXO EDHE:  Operacioni “Forca e Ligjit”/ BE paralajmëron Lleshajn

LEXO EDHE:  Gazetari jep alarmin/ Sezoni kriminalistik sapo ka nisur...

Megjithatë, skandali thellohet, duke arritur kulmin pasditen e së enjtes, kohë kur shefi i selisë blu zhvilloi një bashkëbisedim “LIVE” me qytetarët në llogarinë e tij në “Facebook”. Këtë komunikim lideri demokrat e kishte bekuar me emrin folklorik “Po të dëgjoj”, teksa gjatë bashkëbisedimit me qytetarët iu jepte përgjigje shqetësimeve të këtyre të fundit, të cilat ia kishin dërguar atij përmes komenteve. Njëri prej komentuesve që kërkoja përgjigje për një problem isha edhe unë. Edhe pse pyetja ime ishte e karakterit politik, duke qenë se unë jam gazetar i politikës, unë nuk e morra kurrë atë përgjigje nga Basha. Ky i fundit në mënyrë më hipokrite u kujdes që t’iu jepte përgjigje të gjithë të qytetarëve, që me thënë të drejtë pas një investigimi të vogël që bërë unë, nuk ishin popull i thjeshtë, por ofiqarë, militantë dhe vartës të shefit të selisë blu. Mes komentuesve që shtronin pyetje ishin Xhelal Mziu, kreu i PD të Kamzës, deri tek kreu i PD i njësisë numër 1 në Tiranë, Dilaver Laçi, apo edhe kandidatë për deputetët që garonin në zgjedhjet e 2017 nën siglën e PD.

Të gjithëve këtyre Basha iu dha përgjigje një për një, duke iu drejtuar me drojë dhe shqiptuar emrin me habi, a thua se ata nuk ishin të njohurit e tij, madje të infiltruar që t’i jepnin më shumë dekor e grint rubrikës “Po të dëgjoj” në Facebook. Pra, në këtë video-komunikim, Basha nxori në pah aftësitë e tij të aktrimit dhe qasjen e tij hipokrite, vese këto që ia zbuluan “pa dashje” “militantë” e PD, pasi komentuesit nuk ishin krejtësisht të rastësishëm, sikundër e shiti kryedemokratit rubrikën “Po të dëgjoj” në Facebook. Sa keq dhe sa turp! Zoti Luli, një gjë duhet të dish që populli nuk e ha më sapunin për djathë.

LEXO TE PLOTE