LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga qesja me domate tek slogani “ Po të dëgjoj”/ Analisti: Basha po gënjen njerëzit e vet

7 Shkurt 2020, 15:24, Politikë CNA
Nga qesja me domate tek slogani “ Po të dëgjoj”/ Analisti:

Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me lëvizjet e fundit të kreut të PD, Lulzim Basha.

Bushati thotë se Basha po gënjen njerëzit e vet me karremin e zgjedhjeve të parakoshme. Sipas tij, Basha po e bën këtë për të fituar kohë.

?Basha bëri një vit rrugë radikale e parpitmas u ul në tryezë. Basha gënjen njerëzit e vet me karremin e zgjedhjeve të parakohshme. Këtë ai po e bën për të fituar kohë?, tha Bushati në studion e ?Top Talk?.

Sipas tij, Basha duhet të paraqesë emra të një ekipi të qeverisë.

?Duhet të dale me një platformë për ndryshimin e sistemit. Opozita ka dy rrugë, ajo që nuk e bëri dot, të ta përmbyste me dhunë Ramën dhe rruga tjetër është se duhet të sublimohet dhe të përmirësohet shumë?, tha mes të tjerash Bushati.

Përsa i përket sloganit të Bashës ?Po të dëgjoj?, Bushati thotë se ëshyë një antitezë perfekte.
?Slogani është i bukur por nëse është fallco bie. Përshembull si teatri me domaet që Basha bëri disa ditë më parë?, tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga