Connect with Us

Meta pret në takim Matthew Palmer/ Ja çfarë u diskutua

Politikë

Meta pret në takim Matthew Palmer/ Ja çfarë u diskutua

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Lajmin e bën të ditur vetë Presidenca në një njoftim për mediat, ndërsa mësohet se në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Mattheë Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

LEXO EDHE:  Beteja Qeveri-Presidencë/ Nishani: Keqardhje që "Venecia" u përfshi në konflikt

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane.

Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  A po burgoset Saimir Tahiri me urdhërin e Ilir Metës?

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Nuk ka burrë nëne që ta presë i pashqetësuar të hënën

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dalin pamje nga aksioni i policisë/ Ndalohen mbi 140 makina luksoze, shoqërohen 170 persona

Publikuar

-

Nga

Policia jep detaje lidhur me operacionet që po zhvillohen që prej 4 ditësh, ku janë ndaluar rreth 100 makina luksoze.

Blutë bëjnë me dije se ky operacion ku janë angazhuar edhe FNSH-ja,  Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po bëhet për kapjen e personave me precedentë penalë.

Raportohet se në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave të dyshuar.

Konkretisht, kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra  apo që qarkullojnë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Meta nuk dekreton kreun e ri të Akademisë së Shkencave

LEXO EDHE:  Meta shpalli Borchardt "non grata" në presidencë/ Kryemadhi: Gishtin e mesit ta mbajë për vete e për ata që përfaqëson

Policia deklaron se deri më tani janë kontrolluar mbi 140 automjete luksoze, një pjesë e të cilave janë në proces verifikimi. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se do të vijojnë kontrollet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE