LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtoi inspektorët e Bashkisë/ Pushohet nga puna edukatorja shembullore

7 Shkurt 2020, 20:15, Denoncim CNA
Kundërshtoi inspektorët e Bashkisë/ Pushohet nga puna edukatorja

Ka guxuar të kundërshtojë një veprim jo ligjor të inspektorëve të Bashkisë dhe për këtë e kanë hequr nga puna e edukatores. Dhe megjithse prindët e fëmijëve kanë kundërshtuar dhe vijojnë të kundërshtojnë për rikthimin e saj, autoritetet nuk dëgjojnë ta prapsojnë vendimin.

Historia ka ndodhur në qytetin e Kavajës, kurse edukatorja e pushuar nga puna quhet Gentmira Gjuzi, që deri pak më parë shërbente në kopshtin ?Tre dëshmorët?.

Sipas prononcimit të dhenë prej saj për emisionin investigative ?Stop? shkak për pushimin e saj nga puna është bërë një kundërshtim që u ka bërë inspektorëve të Bashkisë së qytetit, të cilët kanë dashur të ?sekuestrojnë? disa sende personale të saj.

? I kndërshtova sepse ato më përkisnin mua. Nuk ishin pjesë e inventarit të kopshtit,? ka treguar Gentmira për emisionin ?Stop?, duke paraqitur dhe proces- verbalin e kontrollit të inspektorëve bashkiak,por dhe duke shprehur indinjatë për këtë veprim pa sens.

Pushimi i saj nga detyra ka qenë i befasishëm. Askush nuk e ka thërritur që ti jap shpjegime dhe askush nuk ka pranuar ta pres për të dëgjuar të vërtetën e marrjes së kësaj mase ekstreme.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve janë indinjuar me këtë akt dhe nuk kanë ngurruar ti drejtojnë një peticion kundërshtues autoriteteve zyrtare, nëpërmjet të cilit i kërkojnë rikthimin në detyrë të Gentmirës, edukatores që fëmijët e tyre e duan fort. Sipas prindërve, fëmijët janë mërzitur shumë nga heqja e edukatores dhe nuk pranojnë të shkojnë në kopësht.

?Gentmira është edukatore për tu marrë shembull dhe jo për tu pushuar nga puna. Përkujdeset sikur ti ketë të vetët fëmijët tanë. Falë kësaj përkujdesjeje disa nga fëmijët me probleme shëndeti janë përmirësuar. Falë kësaj edukatoreje fëmijët shkonin me qejf në kopësht, kurse tani nuk duan të shkojnë?, rrëfyen prindërit e disa fëmijëve, para kamerës së emisionit ?Stop?, duke qenë të indjuar edhe për faktin se askush nga autoritetet nuk ka marrë mundimin ti jap përgjigje për peticionin që ata kanë adresuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga