Connect with Us

“Kopje e politikës së vjetër”/ Aktivisti flet pa dorashka, zbulon çfarë ndodh brenda “Nismës Thurje”

Politikë

“Kopje e politikës së vjetër”/ Aktivisti flet pa dorashka, zbulon çfarë ndodh brenda “Nismës Thurje”

Publikuar

-

Besjan PEsha, Pano Soko, Endri Shabani

Infermieri dhe aktivisti Elson Jaçaj ka treguar detaje, se çfarë ndodh brenda “Nismës Thurje”, të cilën e cilëson si kopje e politikës së vjetër 30-vjeçare në Shqipëi.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregon sesi iu bashkua “Nismës Thurje”, duke e menduar si një frymë ndryshe, por realiteti brenda sipas tij është shumë ndryshe.

“#NismaThurje ishte deshira ime se mu duk sikur po sillte nje fryme ndryshe,te pakten keshtu duket per kedo nga jashte por kur i sheh dhe i njeh brenda kupton realitetin.
Pasi vendos te largohem nga kjo Nisme sepse komentet e mia kunder disa thenieve te Kryeministrit ju duken pa lidhje Napolon Laska dhe pasi e pane qe nuk kishte kthim pas u transformuan te gjithe.E arriten deri aty sa kerkonin ne adresen time gjera per te mi vene kundra.

Keshtu beri Pano Soko nje nga drejtuesit e Thurjes por duhet te kuptoj qe une u vleresova nga puna dhe institucioni ku punoj e jo nga Bashkia apo Erion Veliaj dhe pse ai ishte i ftuar e duhet te ma jepte ai certifikaten (qe jam i sigurt qe nuk e ka ditur kush jam se po ta dinte se di nese dhe ai do te donte te ishte ai qe do ma jepte).”-shkruan Jaçaj.

Sipas tij, e njejta gje ndodhi dhe me dorezimin e listës në Komisionin Parlamentar, tek deputetja Rudina Hajdari.

“E njëjta gjë ndodhi edhe me dorëzimin tuaj ne Komisionin Parlamentar ku ju listen ja dorezuat Znj.Hajdari dhe u takuat e perqafuat me te mos valle do te thote se ka ndonje lidhje mes saj dhe #NismesThurja apo thjesht se ajo eshte nje nga kryetaret e komisionit e pra mos shikoni vetem ne kendveshtrimin tuaj kur ju intereson.
Doja te thoja se zhgenjim po sillni dhe tek shume te tjere qe ju shohin nga jashte por akoma se dine se aty eshte e njejta fryme qe kane po ato politikane qe udheheqin prej me shume se 30 vitesh.Kot nuk thone nese do ta njohesh dike vere ne pozite drejtuese ose ne nje post.”.

Po ashtu ai thekson se sot Shqiperia ka nevoje per dicka ndryshe dhe konkrete e jo nje kopje te politikes se vjeter qe ben debate vetem ne rrjete sociale sic bejne te gjithe partite politike,njerezit duan dicka reale ku ne kaq kohe krijuar nuk jeni ngritur nje here me popullin.

LEXO EDHE:  Çthurja e neo marksistëve/Si gënjejnë Endri Shabani dhe hajduti Besjan Pesha

Po ashtu, ai ka edhe një mesazh për Pano Sakon, Endri Shabanin dhe Besian Peshën, kur shkruan se  “Nuk ju pelqejne shoët qe behen neper takime se te njejten gje po ben politika e ketyre 30 viteve.Njerezit ne situaten ku jane nuk kane nevoje per teatrin e Mirush Kabashit (me gjithe respektin qe kam si aktor per te)sepse nuk i nxjerr nga situata ku jane e as i ndihmon per asgje,nuk kane nevoje as per filozofite e Erion Kristos sepse shumica jane thenie qe filozof te tjere i kane thene prej vitesh apo deshira qe dhe shume te tjere i kane por skane hapsire per ti shprehur por as kjo si ndihmon,skane nevoje as per oratorite e Endrit, Panos apo Besit sepse njerezit jane lodhur nga llafet dhe premtimet prej vitesh.

Nuk kane nevoje as per tju vene ne dukje vjedhjet, koncesionet, PPP etj sepse te gjithe i dine e vetem ankohen neper portale,tek JOQ apo adresat e tyre ne facebook dhe asgje nuk ndryshon.”-shkruan Jaçaj.

Më tej, ai ka edhe disa pyetje për drejtuesit e kësaj lëvizje, ndërsa thekson se “Cfare po sillni ndryshe realisht per njerezit apo si cdo levizje qe nis me entuziazem kalon me pas ne eufori dhe interesa personal.A mos ndoshta po shfrytezoni gjendjen e pakenaqesise se njerezve duke ju ofruar nje shoë te ri ndryshe nga deputetet dhe parlamenti deri sa ju te arrini qellimin te jeni vete ne parlament e te beheni dhe ju si ata.
Ajo cfare kam kuptuar eshte ashtu si ne vitet 90 fryma studentore solli permbysjen e sistemit dhe frymen ndryshe kjo duhet serisht nje fryme e re studentore e paster e paperlyer politikisht e pa asnje interes personal por per nje interes te perbashket ta bejme serisht Shqiperine sic e duam e jo te krijojme Nisma e shoqeri Civile qe me pas kthehen ne nje parti politike pa asnje ndryshim nga ato qe kane mbi 30 vjet ne drejtim.”./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.

Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt,  shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.

Gjermanët u besojnë autoriteteve

Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.

Sa duhet të kushtojnë ushqimet? 

Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.

Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë

Por a do t’u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).

E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.

Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta

Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të  përballueshëm.

LEXO EDHE:  Rezart Taçi i publikon mesazhet Endri Shabani/ Motra e biznesmenit nuk i lë gjë pa thënë

LEXO EDHE:  Çthurja e neo marksistëve/Si gënjejnë Endri Shabani dhe hajduti Besjan Pesha

Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.

Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë  për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.

Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese  në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.

Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin

Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.

Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.

Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova deklaron se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosova vuri në dukje se një mekanizëm i tillë, i përforcuar me ndihmën e ambasadës së SHBA, e rrit besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe  një vaksinim kundër të keqes për nesër”, u shpreh ai.

Halim Kosova tregoi qëndrimin e tij se idetë dhe njerëzit janë kyç për të ardhur në pushtet.

LEXO EDHE:  Sqarim i editorit pse reaguam dhe po flasim ndaj nismës “Thurje”

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali i radhës/ “Nisma Thurje” vjedh programin e Lëvizjes SHqipON

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”, deklaron ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE