Connect with Us

Trafik droge/ Arrestohen 25 pjesëtarë të një bande shqiptarësh

Bota

Trafik droge/ Arrestohen 25 pjesëtarë të një bande shqiptarësh

Publikuar

-

Gjatë një operacioni të sinkronizuar në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, u arrestuan 25 të dyshuar, që i përkisnin një rrjeti shqipfolës të kriminalitetit të organizuar.

Në operacion ishin të angazhuar 600 punonjës policie. Kjo godtije ndërkufitare është rezultat i një hetimi kompleks, njofton Policia e Landit Saksoni-Anhalt, citon burimin radioja gjermane DW.

Sipas këtij njoftimi hetimet janë zhvilluar që nga viti 2017 nga policia lokale belge në Anvers në bashkëpunim me Policinë Federale belge, Gardën Civile spanjolle dhe policinë holandeze. Në këtë proces kanë qenë të përfshira edhe Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani me grupin hetimor për hetimin e narkotikëve pranë Zyrës Së Kriminalistikës së landit Saksoni Anhalt dhe Zyra e Doganave të Hanoverit e forcat e policisë së landit si dhe Policia Federale e Francës.

Të dyshuarit mendohet, se janë pjesë e një tregtie të gjerë të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Europës përmes anijeve të kontejerëve. Drogat janë kontrabanduar të fshehura nëpër kontejerë dhe janë shpërndarë në mbarë Europën me automjete të pajisura me rafte të fshehura në mënyrë të rafinuar.

LEXO EDHE:  Policia kontrolle “blic”/ Goditet një rast trafikimi droge, 6 të shoqëruar 

I njëjti grup dyshohet se ka menaxhuar edhe plantacione kanabisi në Spanjë dhe në Gjermani, ku e kultivonn dhe e përhapnin kanabisin, përpara se ta shpërndanin atë për shitjet e mëtejshme në vende të tjera eurpoiane, thuhet ndër të tjera në komunikimin për mediat të landit të Policisë së Saksoni Anhaltit.

Gjatë arrestimeve janë kontrolluar 30 objekte, gjashtë plantacione kanabisi, 60.000 Euro, mjete të shumta komunikimi si dhe armë e municione. Operacioni është mbështetur nga Europoli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulm në Afganistan/ Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe 1 afgan

Publikuar

-

Nga

Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të paktën dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ushtar i forcave aleate afgane, qëlloi me armë ndaj tyre.

Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ngjarja ndodhi në distriktin Sherzad të provincës lindore të vendit, Nangarhar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po mbledhin informacione rreth shkakut apo motivit të sulmit për të cilin nuk dihet ende asgjë. Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se gjatë incidentit u vra edhe një ushtar afgan.

Guvernatori i provincës lindore të Afganistanit Shah Mahmood Miakhel i tha Zërit të Amerikës se gjatë incidentit u vra gjithashtu edhe autori i sulmit.

LEXO EDHE:  FOTO – Gomonia me 1550 kg drogë u nis nga Kepi i Rodonit/ 7 orë ndjekje në det

LEXO EDHE:  Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

Zoti Miakhel bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Provinca e Nangarharit kufizohet me Pakistanin dhe disa nga distriktet e saj shërbejnë si “kështjella” për kryengritësit talebanë apo baza për militantët e lidhur me grupin terrorist terrorist të Shtetit Islamik.

Në Afganistan operojnë rreth 13 mijë trupa amerikane. Disa prej tyre kanë si detyrë të kryejnë operacione kundër terrorizmit, ndërsa pjesa tjetër shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcat afgane të sigurisë që luftojnë ndaj Talibanëve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 60 kg drogë/ Një në pranga, procedohen tre të tjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave.

Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.

Ditën e djeshme është konfirmuar viktima e parë, shtetas amerikan nga koronavirusi. Sipas raportimeve, viktima ishte një 60 vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë që më 6 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Pekin.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen mbi 4 kg heroinë/ Arrestohen 4 shqiptarëve dhe një zviceran

LEXO EDHE:  Operacioni anti-drogë në Milano/ Marijuana nga Shqipëria shkëmbehej me kokainë nga Holanda

Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE