LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 10 kg kanabis/ Arrestohet “kapoja shqiptar i drogës” në Greqi

7 Shkurt 2020, 14:20, Kulturë CNA
Kapet me 10 kg kanabis/ Arrestohet “kapoja shqiptar i drogës”

Policia greke ka arrestuar një 29 vjeçar shqiptar në Selanik pasi u kap me 10 kg kanabis të papërpunuar.

Raportohet se 29 vjeçari u arrestua dje në mesditë, pas kontrollit të policisë grekë në apartamentin e tij.
Policia greke ishte në ndjekje të 29-vjeçarit prej disa muajsh, pasi konsiderohet si një nga kapot e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në apartamentin e 29 vjeçarit u sekuestruan 5 pako kanabis të papërpunuar 10 kg e 177 gr, fshehur në tapete dhe mbulesa jorganesh, 1 peshore elektronike, 1200 euro dhe paketë telefonike. I arrestuari do paraqitet ditët e ardhshme në prokurorinë e Selanikut./CNA.al

Lajmet e fundit nga