Connect with Us

Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Blog

Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Publikuar

-

Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tjetër global të një sëmundjeje vdekjeprurëse. Zyrtarët e shëndetit publik, thonë se ekziston një mundësi e arsyeshme që një shpërthim pandemie në mbarë botën i një patogjeni që lëviz me shpejtësi, mund të ndodhë brenda 15 viteve të ardhshme. Dhe ja se cilat janë arsyet kryesore:

Rritja e popullsisë

Gjatë shpërthimit të Gripit Spanjoll të vitit 1918, bota kishte më pak se 2 miliardë njerëz. Sëmundja vrau afërsisht 2.5 për qind të popullsisë globale, ose rreth 50 milionë njerëz. Sot, bota ka mbi 7.6 miliardë njerëz. Një tjetër pandemi me të njëjtën shkallë globale vdekshmërie, do të shkaktont 190 milionë të vdekur. Numri i lartë e popullsisë, e rrit përhapjen e sëmundjeve infektive. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zona urbane, dhe kjo përqindje vazhdon të rritet. Sëmundjet ngjitëse përhapen më shpejt në qytetet e mëdha. Personat që përdorin transportin publik, janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.

Rezistenca e antibiotikëve

Gjatë 70 viteve të fundit, antibiotikët janë përdorur për të trajtuar një gamë të gjerë infeksionesh të shkaktuara nga bakteret. Por këto ilaçe po humbasin fuqinë e tyre, pasi bakteret pësojnë mutacion dhe bëhen rezistente ndaj antibiotikëve. Këto patogjene shkaktojnë sëmundje të tilla si pneumonia, infeksionet e gjakut dhe gonorrea.

Mutacionet e vazhdueshme të virusit të gripit

Gripi është i vështirë për t’u parashikuar, dhe i vështirë për t’u planifikuar. Shkencëtarët prodhojnë vaksinat vjetore disa muaj para fillimit të sezonit të gripit. Por efektiviteti i kësaj vaksine ndryshon nga viti në vit. Gjatë sezonit të gripit 2015-2016, vetëm gjysma e njerëzve që u  vaksinuan u mbrojtën nga viruset që ishin aktive atë vit. Gjatë disa viteve, gripi pëson mutacione të tilla drastike, saqë shfaqet si një virus plotësisht i ri. Dhe në këto raste ai shkakton pandemi, siç është mutacioni i virusit që shkaktoi Gripin Spanjoll të vitit 1918.

Shtimi i udhëtimeve

Sot njerëzit mund të udhëtojnë nëpër botë brenda një dite. Kjo do të thotë që edhe sëmundjet mund të përhapet po aq shpejt. Njerëzit që udhëtojnë në vendet e huaja, dhe  mund të çojnë aty baktere ose viruse në një zone ku një popullatë lokale është më pak e pajisur për t’u trajtuar. Një nga arsyet pse shpërthimi i virusit të Ebolës në vitin  2014 ishte kaq vdekjeprurës në Afrikën Perëndimore, ishte sepse ajo zonë nuk kishte hasur më parë këtë virus. Po ashtu, njerëzit e kalojnë zakonisht kohën në zona që ofrojnë ambiente të favorshme për përhapjen e infeksioneve gjatë udhëtimit, siç janë aeroplanët dhe hotelet. Në fillim të shpërthimit të virusit SARS në vitin 2003, një mjek kinez i infektuar qëndroi në një hotel në Hong Kong para se të sëmurej dhe vdiste. Sëmundja u përhap tek klientët e tjerë të hotelit, të cilët më pas hipën nëpër aeroplanët dhe e bartën patogjenin në vendet e tjera. Brenda 5 muajve, SARS kishte infektuar më shumë se 8.000 njerëz në më shumë se tridhjetë vende të ndryshme, me 774 raste që rezultuan me vdekje.

LEXO EDHE:  Çfarë është një oligark?

Shpyllëzimet

Afro 75 për qind e sëmundjeve të reja infektive janë zoonotike, pra përhapen tek njerëzit nga kafshët. Shpyllëzimi rrit shfaqjen e sëmundjeve të tilla si Ebola dhe malarja, pasi prish mjedisin e kafshëve që strehojnë bakteret të cilat shkaktojnë sëmundje. Kur habitatet e tyre shkatërrohen, kafshët detyrohen të kërkojnë ushqim dhe strehim diku tjetër, gjë që shpesh i sjell ata në kontakte më të ngushta me njerëzit.

Rreziqet e eksperimenteve shkencore

Në vitin 2014, shkencëtarët amerikanë krijuan një virus shumë të ngjashëm me Gripin Spanjoll të vitit 1918. Ata thana se rikrijimi i virusit të rrezikshëm, ishte një pjesë thelbësore e të kuptuarit të rrezikut që ai paraqet për publikun. Por shumë shkencëtarë janë kundër këtyre eksperimenteve, duke argumentuar se akti i krijimit të këtyre viruseve paraqet një kërcënim për popullatën njerëzore. Edhe në laboratorët me siguri më të lartë, krijimi i një patogjeni të rrezikshëm është një veprimtari e rrezikshme.

Ndryshimi i klimës

Malaria, Zika dhe Dengue, janë vetëm disa nga shumë viruse vdekjeprurëse të transmetuara nga mushkonjat, me malarian që është më vdekjeprurëse. Mushkonjat lulëzojnë në klima të ngrohta. Ngrohja globale, mund të bëjë që popullata e mushkonjave të përhapet gjeografikisht shumë më tepër nga sot. Ndryshimi i klimës po krijon sezone më të gjata për riprodhimin e mushkonjave. Pleshtat dhe rriqnat, lulëzojnë gjithashtu në klimat e ngrohta dhe transmetojnë një numër sëmundjesh të rrezikshme, duke përfshirë Ethet Hemorragjike të Kongo-Krimesë, tifon dhe sëmundjen Lime.

Bioterrorizmi

Pandemia e ardhshme, mund të jetë rezultat i një sulmi të qëllimshëm terrorist. Bill Gejts, një nga burrat më të pasur në botë, ka financiar 20 vitet e fundit një fushatë globale për mbrojtjen e shëndetit global. Në fillim të këtij viti, Gejts paralajmëroi se bioterrorizmi, lëshimi i qëllimshëm i viruseve ose mikrobeve, mund të jetë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve.

Dhe kërcënimi nga ky fenomen jnë rritur gjatë pesë viteve të fundit. Një terrorist, ka sot aftësinë të përdorë inxhinierinë gjenetike për sintetizimin e lisë së dhenve, apo të krijimit të një versioni shumë ngjitës dhe vdekjeprurës të gripit. Grupet e inteligjencës, raportojnë se ISIS ka punuar me armët biologjike në bazat e tyre në Siri dhe Irak./ Listverse.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Lufta e korrupsionit ndaj sundimit të ligjit

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Eva Joly “Project Syndicate”

Kur përpiqesh të luftosh korrupsionin, ky i fundit të kundërpërgjigjet. Këtë gjë mund ta thoshte edhe gazetarja investigative malteze Dafne Karuana Galizia, po të mos ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e atyre që po investigonte ajo.

Po ashtu këtë s’mund ta thotë dot edhe aktivisti anti-korrupsion në Ruanda, Gustav Makonene, që u mbyt dhe u hodh nga një makinë në lëvizje e sipër. Dhe as aktivisti brazilian Marselo Miguel D’Elia, që u qëllua disa herë për vdekje në një fushë me kallam sheqeri pranë shtëpisë së tij.

Edhe oficerët e policisë, prokurorët dhe zyrtarët publikë, janë përballur gjithashtu me pasoja të rënda për shkak të përpjekjeve të tyre për ta luftuar korrupsionin. Një zyrtar i tillë është Ibrahim Magu, që u bë kryetar i agjencisë kryesore anti-korrupsion në Nigeri, Komisionit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare (EFÇ), në vitin 2015.

Në vitin 2017, persona të armatosur sulmuan shtëpinë e Magu, duke vrarë një nga policët që e ruanin atë. Por nuk ishin plumbat ata që e neutralizuan Magun. Në vend të tyre, ishte largimi i tij nga detyra përmes një “ligji” të dyshimtë.

Vitin e kaluar – në kohën kur thuhej se EFÇ po hetonte akuzat për korrupsion kundër Prokurorit të Përgjithshëm Abubakar Malami – Magu u arrestua me akuzat për korrupsion dhe mosbindje, të ngritura nga askush tjetër përveç Malamit.

Megjithëse të njëjtat akuza ishin shqyrtuar  dhe rrëzuar 3 vjet më parë, Magu u pezullua nga detyra, në pritje të rezultatit të një Paneli Hetimor të ngritur nga presidenti Muhamadu Buhari. Magut iu dhanë pak shanse për të mbrojtur veten. Për disa javë, atij iu ndalua qasja në provat kundër tij, dhe iu mohua vazhdimisht leja për t’iu drejtuar prokurorisë, apo për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Kjo e bëri Magu – që ka mbikëqyrur ndjekjen e suksesshme penale të shumë politikanëve të lartë për akuzat për korrupsion, dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme në vlerë prej miliona dollarësh – jo vetëm të paaftë për të vazhduar punën e tij, por edhe të ekspozuar ndaj një procesi të pafund shantazhi dhe frikësimi.

Olanrevaju Suraju, një nga aktivistët më të shquar të Nigerisë kundër korrupsionit, po përballet aktualisht me një model të ngjashëm sulmesh. Në fillim të këtij viti, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Muhamed Adoke, e akuzoi Suraju për falsifikim të provave në një gjyq korrupsioni të zhvilluar në Milano, Itali, që përfshinte kompanitë shumëkombëshe të naftës “Shell” dhe “Eni”.

Akuzat kundër kompanive – të cilat përfundimisht  u rrëzuan – lidheshin me blerjen e një burimi nafte në det të hapur të njohur si OPL 245. Pas akuzave të Adoke, Suraju u ndalua për t’u marrë në pyetje nga një njësi policore e mandatuar për të hetuar sjelljen e pahijshme të policisë, e mbikëqyrur direkt nga kreu i forcës policore të Nigerisë.

LEXO EDHE:  Kim Jo-Jong/ Kush është numri 2 i Koresë së Veriut, që mund të ndryshojë fatin e vendit komunist

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Ai dha prova se dokumentet në fjalë ishin marrë nga autoritetet italiane nëpërmjet një kërkese drejtuar Britanisë së Madhe për ndihmë juridike reciproke. Me ato prova u hodhën poshtë akuzat për falsifikim ndaj Suraju. Por problemet e tij nuk përfunduans aty.



Në muajt që pasuan, policia i kërkoi vazhdimisht që ai të udhëtonte mbi 350 km nga shtëpia e tij në Lagos, në selinë e tyre në Abuja për t’u marrë në pyetje mbi çështje të tjera. Presionet vazhduan, edhe pasi Suraju mori një urdhër gjykate që i ndalonte këto marrje në pyetje.

Sot, Adoke po përballet me gjyq tjetër në Nigeri mbi akuzat për shkelje në marrëveshjen mbi OPL 245. Ndërkohë në Itali, Fabio De Paskuale, prokurori i gjyqit në Milano ndaj “Shell” dhe “Eni”, dhe kolegu i tij, Serchio Spadaro, po ndiqen penalisht pasi dyshohet se nuk i kanë mbrojtur si duhet provat.

Dëshmia në fjalë përfshin një video, transkripti i së cilës rezulton nga procesverbalet e gjykatës, që kishte vite në duart e kompanisë “Eni”. Çështja kundër “Shell” dhe “Eni” po apelohet si nga prokuroria e Milanos ashtu edhe nga Nigeria. Por, për shkak të akuzave me të cilat përballet, De Paskuale, që më parë ka fitar kundër dy kryeministrave italianë të akuzuar për korrupsion, ka të ngjarë të shkarkohet nga detyra e tij.

Ka arsye të besohet se gjyqi i parë nuk ka qenë i pazakontë. Që nga shpallja e pafajësisë, media italiane ka qenë e mbushur me akuza, të cilat nëse konfirmohen, hedhin dyshime të mëdha mbi integritetin e atij vendimi. Shqetësimet mbi ndershmërinë e atij procesi, u ngritën për herë të parë në shkurtin e vitit 2020.

De Paskuale kërkoi të pranonte një deklaratë të Piero Amaras, një ish-avokat për disa menaxherë të ”Eni”, duke konfirmuar se kompania kishte kryer mbikëqyrje të prokurorëve, dëshmitarëve kryesorë dhe gjyqtarëve. Kërkesa e tij u refuzua.

Thuhet se Amara pretendoi se avokatët e “Eni” kishin qasje “preferenciale” tek gjyqtarët e çështjes, OPL 245, por që mohohet nga kompania. Por kreu i atëhershëm i zyrës së prokurorisë së Milanos, Francesko Greko, ka konfirmuar se si De Paskuale ashtu edhe Spadaro ishin subjekt i “kanosjes”, dhe se kishte pasur përpjekje për të “de-legjitimuar prokurorin e Milanos”.

Është e qartë se korrupsioni nuk do të reduktohet pa një luftë të fortë ndaj tij. Dhe nga bombat dhe plumbat, deri tek paditë apo lëvizjet në detyrë, të korruptuarit dhe mbrojtësit e tyre do të përdorin çdo lloj armë që munden për t’ia hedhur drejtësisë. Duke mos u kënaqur me frikësimin apo vrasjen e aktivistëve, gazetarëve dhe zyrtarëve, ata po synojnë tani të godasin vetë sundimin e ligjit.

Shënim:Eva Joly, avokate, një ish-deputete e Parlamentit Evropian, ku shërbeu si nënkryetare e Komisionit Hetimor për pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe mashtrimin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.project-syndicate.org/commentary/corruption-fights-back-through-lawfare-by-eva-joly-2021-11

LEXO TE PLOTE

Blog

Vladimir Putin kërcënon Evropën me një dimër të errët dhe të ftohtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European Policy Analysis”

Vendimi i një enti rregullator gjerman për të pezulluar punën e gazsjellësit rus ”Nord Stream 2” mund të jetë vetëm prova e parë e vërtetë, nëse Gjermania ka nisur më në fund të mendojë në mënyrë strategjike. Nëse po, është jo pak e vonuar.

Kjo pasi evropianët duhet të rishqyrtojnë me urgjencë çdo politikë, që e thellon varësinë e tyre energjetike nga Rusia, edhe nëse kjo nënkupton mungesën e objektivave në lidhje me emetimit e dyoksidit të karbonit të atmosferë. Do të ishte një gafë e madhe strategjike, të vihej në rrezik liria e kontinentit, vetëm për të përmbushur disa objektiva arbitrare të ndryshimeve klimatike, sado të rëndësishme qofshin ato.

Presidenti Vladimir Putin, do ta përdorë gjithmonë fuqinë që i jep kundërvënia e Evropës ndaj vetes së saj. Synimi i madh strategjik i Kremlinit, është ta detyrojë pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), përfshirë shtetet baltike, të hyjë në një sferë të re të ndikimit rus.

Kjo është arsyeja pse mijëra emigrantë të dëshpëruar, po detyrohen të kapërcejnë kufirin midis Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë; se përse ekziston kërcënimi i reduktimit të furnizimeve me gaz në pjesën më të madhe të EQL nga Rusia; pse avionët bombardues bërthamorë rusë fluturojnë poshtë Detit të Veriut dhe në Kanalin Anglez dhe përse rreth 90.000 trupa ruse janë mbledhur në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës.

Kjo qasje ka të bëjë me zbatimin e Doktrinës Gerasimov, përmes së cilës Rusia zbaton njëherazi “maskirovkan” (mashtrimin) dhe “dezinformatsiya” (keqinformimin), bashkë me të ashtuquajturat “masa aktive”, për ta mbajtur Evropën të përçarë dhe të dobët si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Qëllimi më i menjëhershëm, është të parandalohet që Ukraina ta kalojë “vijën e kuqe” të Rusisë, duke ecur drejt anëtarësimit në NATO. Ky ishte edhe qëllimi i shprehur nga Putin në esenë e tij të shtatorit, në të cilën ai e mohoi se Ukraina ka qenë ndonjëherë një shtet i pavarur, dhe se sipas tij ajo ka qenë përherë një pjesë integrale e Rusisë.

Kjo është gjuhë e rrezikshme dhe që kërkon një përgjigje. Ndonëse presidenti amerikan Xho Bajden i deklaroi se fundmi homologut ukrainas Volodimir Zelenski, se anëtarësimi në NATO është shumë i largët për vendin e tij, integrimi përfundimtar i Ukrainës në Evropën e lirë, duhet të jetë tashmë një synim i përbashkët dhe strategjik i aleatëve perëndimorë.

Përdorimi i  maskirovka  dhe dezinformatsiya,  është një luftë pa luftë. Ai ekziston në zonën gri midis luftës dhe paqes. Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, gjenerali Fil Bredlav, thotë se Rusia e sheh tashmë veten në luftë me Perëndimin, dhe se arma e saj e zgjedhur është keq-informimi.

Ajo është një strategji e qëllimshme luftarake “5D”, që kombinon shkatërrimin e nënkuptuar me keq-informimin, destabilizimin, përçarjen dhe mashtrimin, dhe që drejtohet nga kupola e shtetit rus përmes mesazheve të shumta, dhe shtimit të kërcënimit të forcës.

Me ardhjen e dimrit dhe me Evropën në një lloj kaosi, Putini mund të mendojë se nuk do të ketë kurrë një mundësi më të mirë sesa sot për të shfrytëzuar një “D” të gjashtë, varësinë energjetike. Në fakt, BE-ja është shfaqur i tmerruar nga skenari në të cilin Rusia dhe kukulla e saj, Bjellorusia, reduktojnë furnizimet me gaz në pjesën më të madhe të kontinentit.

Përpjekjet e Kremlinit kohët e fundit për ta detyruar Komisionin Evropian të miratojë gazsjellësin e sapondërtuar por ende të papërdorur “Nord Stream 2” – që kalon në fundin e Detit Baltik – nëpërmjet rritjes së çmimit të gazit, treguan saktësisht se pse Rusia nuk do të jetë asnjëherë një partnere energjitike e besueshme.

LEXO EDHE:  Kur natyra thyen rekorde/ Nga reja më e ftohtë tek stuhia që zgjati 1 milion vjet

LEXO EDHE:  Përplasja mbi sundimin e ligjit, po shndërrohet në një luftë kulturore brenda BE-së



Sikur Gjermania ta udhëhiqte Evropën drejt një mbështetjeje edhe më të madhe tek gazi rus, ajo nuk do të vendoste “lakun” e Rusisë vetëm në qafën e saj, por edhe të pjesës tjetër të Evropës. Deri më sot BE është tallur me retorikën boshe të sovranitetit të bllokut.

Por nëse Brukseli nuk do të mundet të përdorë fuqinë diplomatike dhe ekonomike për t’i bërë presion Kremlinit, që ta ndalë Bjellorusinë nga përdorimi si një armë i emigrantëve të dëshpëruar, ka pak shpresë se ai mund të inkurajohet nga evropianët për të ndjekur ambiciet e tij më madhështore.

Në vend se të përqendrohet tek Lukashenko, BE-ja duhet që ta drejtojë zemërimin e saj drejt Kremlinit. Mjerisht në vend të kësaj, BE-ja preferon të kritikojë polakët mbi mënyrën se si po përballen me një situatë të dëshpëruar, ashtu siç kritikoi së fundmi edhe Ukrainën për  përdorimin e dronëve, për t’u hakmarrë ndaj përdorimit të artilerisë nga Rusia, e cila vret rregullisht ushtarë ukrainas.

Kërcënimi i sanksioneve të BE-së, përfshirë mbi linjat ajrore që dërgojnë emigrantët në Minsk, është i mirëpritur. Por në disa aspekte, ai e ndihmon kauzën ruse, duke krijuar akoma më shumë tension me Turqinë, një nga pikat e tranzitit të emigrantëve.

Po ashtu ekziston mundësia për një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të shpejtë të tensioneve, sidomos nëse rojet kufitare bjelloruse, do të shkaktojnë një konfrontim të armatosur pranë korridorit strategjik jetik Suvalki, që lidh jo vetëm BE-në dhe NATO-n me shtetet baltike, por edhe Rusinë me enklavën e saj të armatosur në Kaliningrad.

Forcat speciale ruse dhe bjelloruse, janë parë duke kryer misione zbulimi në zonat kufitare me BE-në. Veprime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re në Ukrainë. A do ta pushtojë Putin Ukrainën? Natyrisht, Kremlini e mohon këtë gjë, por edhe Doktrina Gerasimov, mund të nënkuptojë se Rusia s’duhet ta bëjë këtë.

Kërcënimi i forcës, mund të mjaftojë për t’i diktuar sjelljen një Ukraine, e cila është thellësisht e pasigurt për forcën reale të mbështetjes nga “partnerët” e saj evropianë. E megjithatë, Putini e ka përforcuar prej disa muajsh kapacitetin ushtarak të Rusisë rreth kufijve lindorë dhe veriorë të Ukrainës.

Rusia ka tashmë atje të gjithë arsenalin e duhur ushtarake, ndaj nëse vendos të veprojë, Putin mund ta bëjë këtë, dhe madje shumë shpejt. A nuk do të kishte mënyrë më të mirë për Putin sesa të nënshtrojë Ukrainën, të poshtërojë BE-në, të përçajë NATO-n, dhe të sigurojë kësisoj trashëgiminë e tij si rusi “i madh”, që e shpëtoi Ukrainën nga Perëndimi?

Gjithsesi ka pak gjasa që ai ta bëjë këtë gjë. Ish-operativi i KGB-së, e sheh veten si një mjeshtër të madh të shahut strategjik global, kur në fakt loja e tij e vërtetë është një poker me letra. Tragjedia për qytetarët e Evropës Qendrore dhe Lindore është se pozicioni aktual i Rusisë, është kryesisht produkt i ankthit dhe i paaftësisë së Evropës Perëndimore, e cila e ka shndërruar në një forcë iluzore dobësinë e vërtetë të Rusisë. Vendimi mbi “Nord Stream 2”, mund të jetë vetëm shenja e parë, se Evropa është e përgatitur që t’i përgjigjet sfidës së lëshuar nga Moska.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Putin Threatens a Dark, Cold European Winter

LEXO TE PLOTE

Blog

Ishte pronari më i madh i anijeve në botë/ Historia e pazakontë e manjatit grek Aristotel Onazis

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një kostum elegant, Aristotel Onazis (1906-1975) ishte një biznesmen i madh grek që e dominoi transportin ndërkombëtar detar përgjatë viteve 1950-1960. Por rrugëtimi i tij drejt pasurimit dhe famës së madhe nuk ishte gjithmonë aq i lehtë.

Pasi jeta e tij ishte e shoqëruar me tragjedi personale dhe ambicie të tepërt. Por gjatë jetës së tij, Onazis arriti të ngrejë kompaninë më të madhe private të transportit në botë dhe të grumbullojë një pasuri personale përrallore. Nga vitet e fundit të jetës ai u martua menjë nga gratë më të famshme në botë:Zhaklin Kenedi, e njohur më mirë si Xheki Kenedi, e veja e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi.

Katastrofa e Smirnës

Aristotel Onazis lindi në Smirna, qytet në Turqinë e sotme, në vitin 1906 në një familje të pasur që merrej me tregtinë e duhanit. Smirna u rimor nga Turqia gjatë Luftës Greko-Turke të viteve 1919-1922. Nga ai konflikt, familja Onazis humbi shumë prona, teksa u detyrua të mërgonte në Greqi në vitin 1922.

Në shtatorin e atij viti, në Smirna nisi një zjarr i madh kur forcat turke pushtuan qytetin-port, dhe filluan t’i vënë zjarrin shtëpive greke. Ndërsa grekët dhe armenët u arratisën përmes anijeve në port, militantët turq kryen akte të ndryshme mizore. Kur rreth 500 grekë të krishterë kërkuan strehim në një kishë, kjo e fundit u dogj bashkë me njerëzit brenda.

Në mesin e të vdekurve ishin 4 xhaxhallarët e Onazis, tezja dhe vajza e saj.

Pasi i shpëtoi asaj masakre, dhe duke shpresuar ta rindërtonte pasurinë e familjes së tij, Onazis, vetëm 17 vjeç, shkoi në Buenos Aires në Argjentinë. Mbrëmjeve ai punonte si operator centrali për kompaninë britanike të telefonisë në River Plate, ndërsa ditën studionte për tregti dhe administrim portesh.

Duke vënë në jetë atë që mësoi nga librat, Onazis hapi biznesin e tij të parë në sektorin e import-eksportit, duke fituar një shumë të madhe parash, dhe duke shitur duhan në Argjentinë. Në moshën 25-vjeçare, ai bëri të parin nga shumë miliona dollarët që do të pasonin në të ardhmen.

Manjati i transportit

Gjatë viteve 1930, Onazis përfitoi nga Depresioni i Madh, duke blerë 6 anije me një çmim qesharak. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ua dha me qira trupave aleate, teksa pas luftës bleu 23anije të tjera. Flota e tij e transportit arriti shpejt në mbi 70 anije, dhe një pjesë e madhe e pasurisë së tij vinte nga kontratat fitimprurëse me çmime fikse me kompanitë e mëdha të naftës si për shembull “Texaco”.

Gjatë bumit të naftës në vitet 1950, Onazis hyri në bisedime me Mbretin e Arabisë Saudite, për të siguruar një marrëveshje transporti përmes çisternave. Por marrëveshja alarmoi SHBA-në, pasi një kompani amerikano-arabe kishte deri në ato momente monopolin e transportit të naftës.

Për pasojë, Onazis u zhyt shumë shpejt në telashe. FBI nisi një hetim ndaj tij për mashtrim, pas shfaqjes së një flamuri amerikan në anijet e tij, kur këtë gjë mund ta bënin vetëm ata me nënshtetësi amerikane. Si dënim, Onazis duhej të paguante një gjobë prej 7 milionë dollarësh.

Përveç duhanit dhe naftës, Onazis pati sukses edhe në industrinë e gjuetisë së balenave.

Por anijet e tij në brigjet e Amerikës së Jugut, i kushtuan pak vëmendje kufizimeve ndërkombëtare. Ndaj ato u kapën nga ushtria peruane pasi gjuajtën pa leje balenat shumë afër ujërave kombëtare të Perusë.

Madje, peruanët lëshuan bomba që shpërthyen pranë anijeve. Në fund, Onazis ia shiti kompaninë e tij një kompanie japoneze që merrej me gjuetinë e balenave. Duke e zgjeruar perandorinë e tij gjithnjë në rritje, Onazis u zhvendos me banim në Nju Jork. Por më parë ai krijoi një fondacion që inkurajonte tregtinë ndërkombëtare.



Projekti Omega

Onazis mbërriti në Monako në vitin 1953, duke filluar të blinte aksione të Shoqërisë së Monakos (SBM). SBM zotëronte kazinotë, hotelet dhe pronat e tjera në resortin e famshëm Monte Karlo. Por rritja e pushtetit të tij në Monako e përplasi shumë shpejt me Princin e Monakos Rainier në vitet 1960.

LEXO EDHE:  Përplasja mbi sundimin e ligjit, po shndërrohet në një luftë kulturore brenda BE-së

LEXO EDHE:  Deklaratë bombë nga Presidenti gjerman/ Të ndërpriten anëtarësimet në BE

Princi donte qëtë zhvillonte më tej turizmin, duke investuar në ndërtimin e hoteleve të reja, ndërsa Onazis donte që ta mbante Monakon si një resort ekskluziv. Konflikti midis tyre u bë gjithnjë e më i tensionuar, sidomos kur presidenti francez Sharls de Gol nisi një bojkot ndaj Monakos në vitin 1962.

Pasi humbi shumë para dhe aksione në SBM, Onazis ia shiti shtetit aksionet e tij të mbetura dhe u largua nga Monako. Në tetorin e vitit 1968, ai njoftoi nisjen e programit të tij të investimeve prej 400 milionë dollarësh, për të ndërtuar infrastrukturën industriale në Greqi: “Projekti Omega”.

Onazis kishte joshur paraprakisht diktatorin e juntës greke Jorgo Papadhopulos, duke i dhënë hua përdorimin e vilës së tij dhe duke blerë fustane të shtrenjta për gruan e tij. Për fatin e keq të Onazis, përçarjet e brendshme brenda udhëheqjes së juntës, bënë që projekti të ndahej mes investitorëve të ndryshëm, përfshirë edhe rivalin e Onazis në biznes, Stavros Niarkos.

Olympic Airways

Në vitet 1950, shteti grek nuk kishte më mundësi të menaxhonte linjat ajrore për shkak të mungesës së parave dhe grevave të shumta nga punonjësit. Prandaj, linjat ajrore iu shitën investitorëve privatë, njëri prej të cilëve ishte edhe Aristotel Onazis.

Në pamundësi për të përdorur simbolin olimpik që tregon 5 unazat e ndërlidhura për logon e linjës së tij ajrore, Onazis i shtoi një unazë tjetër dhe e quajti kompaninë e tij ajrore“Olympic Airways”. Ajo kohë mbahet mend si një epokë e artë, për shkak të investimit të tij në trajnim dhe në përdorimin e teknologjisë së fundit.

Pol Joanidhis, një nga drejtuesit e “Olympic Airways”, thoshte se Onazis “ishte i martuar me detin, por Olimpia ishte e dashura e tij”. Onazis e drejtoi atë kompani nga viti 1957 deri në vitin 1974, kur përfunduan grevat, dhe kur qeveria krijoi kompaninë “Olympic Airlines”, shoqëruar me një ligj që ndalonte pushimin e punonjësve nga puna.

Xheki Kenedi

Në vitin 1946, Aristotel Onazis u martua me Athina Livanos, vajzën e një manjati tjetër të anijeve, e cila ishte 23 vite më e re se ai. Së bashku ata patën 2 fëmijë: Aleksandrin, që vdiq në vitin 1973 në një aksident ajror, dhe Kristinën, emrin e së cilës mori super-jahti i familjes.

Megjithatë, martesa e tyre përfundoi në vitin 1960 kur Athina e kapi Onazis duke e tradhtuar me një tjetër. Po ashtu biznesmeni i njohur pati një lidhje me këngëtaren greke të operas, Maria Kalas, që nga viti 1957. Më 20 tetor 1968, Onazis u martua me mikeshën e tij të ngushtë Xheki Kenedi në ishullin e tij privat, Skorpios.

Edhe pse ajo ishte një grua e njohur, Onazis mundi t’i ofronte të vesë së ish-presidentit amerikan mbrojtje dhe luks. Martesa e tyre ishte e papëlqyeshme për shumë katolikë konservatorë në SHBA, pasi Onazis ishte një burrë i divorcuar. Martesa i dha ish-Zonjës së Parë të Amerikës pseudonimin “Xheki O”.

Megjithatë, vajza e Onazis, Kristina, e bëri të qartë se nuk i pëlqente aspak Xheki, sidomos pas vdekjes së të vëllait, Aleksandrit. Madje ajo u përpoq ta bindte të atin se Xheki bartte me vete një mallkim, pas vrasjes së vëllezërve Xhon dhe Robert Kenedi.

Aristotel Onazis vdiq në Paris më 15 mars 1975, duke ia lënë 55 për qind të pasurisë vajzës së tij Kristina. Kjo e fundit pranoi t’i jepte Xhekit 26 milionë dollarë, me kushtin që ajo të mos kundërshtonte testamentin e Onazis. Ai u varros në ishullin e tij, Skorpios, së bashku me djalin e tij Aleksandrin. Pjesa tjetër e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin e Përfitimeve Publike “Alekandër S.Onazis”./ Historyhit.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE