Connect with Us

Grabiti banesën nën kërcënimin e thikës/ Arrestohet i riu në Tiranë

Kronika

Grabiti banesën nën kërcënimin e thikës/ Arrestohet i riu në Tiranë

Publikuar

-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maksuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Braçe zbret në terren/ Zbulon "grabitjen e dyfishtë" në tregjet e fruta-perimeve

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në rrugën nacionale Klos – Burrel.

Mësohet se automjeti po vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës kur ndodhi aksidenti në afërsi të urës së Shul Batrës.



Raportohet se këmbësori 70 vjeçar Bajram Muça është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Itali/ Plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar shqiptar, ja identiteti

LEXO EDHE:  Panik në shkollë/ Gjimnazistja plagoset me thikë

Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi rreth 73 vjeç, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pikë skrapi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët një pikë Skrapi në Tiranë

Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët pak momente më parë në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit.

Mësohet se zjarri ka ngjallur panik te banorët, pasi e gjithë zona është mbuluar nga tymi.



Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

LEXO EDHE:  Bënin “namin” me vjedhje/ Arrestohet 16 vjeçari, procedohen 2 të mitur të tjerë

LEXO EDHE:  Grabitja e shtëpisë së nënës së ministrit/ Dy të arrestuar

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pogradeci nuk gjen qetësi/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në fshatin  Rrëmenj të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve. Ata janë plagosur me mjet prerës ndërsa bëhet me dije se njëri ka marrë plagë në këmbë e tjetri në kokë.



Nuk dihen ende detajet e konfliktit dhe identitetet e të plagosurve, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Braçe zbret në terren/ Zbulon “grabitjen e dyfishtë” në tregjet e fruta-perimeve

LEXO EDHE:  E rëndë në Kamëz/ 22 vjeçari abuzon seksualisht me vajzën e mitur

Kujtojmë se dy ditë më parë në Pogradec, disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht. Një ngjarje tjetër e rëndë që  tronditi këtë qytet ishte edhe vrasja e 70 vjeçares, nga i biri i cili i preu kokën./CNA.al

LEXO TE PLOTE