Connect with Us

Gazetari armik i Ramës, Berishës dhe Metës

Blog

Gazetari armik i Ramës, Berishës dhe Metës

Publikuar

-

Është një emër mjaft i shpeshtë tashmë në ekrane, por edhe në kronikën e zezë prej më shumë se dy dekada e gjysmë si gazetar.

Artan Hoxha është një nga personazhet më “të fortë”aktualisht përballë politikës dhe krimit, i futur midis dhëmbëve të peshkaqenëve të politikës dhe krimit që godasin çdo ditë në Shqipëri.

Dje në mbrëmje në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ dhe i kronikës publikoi një foto të një personazhi në krah të kryeministri, që pretendohet se është përfaqësues i botës së krimit sipas Ministrisë së Brendshme t, e cila ka filluar operacionin Forca e Ligjit nëpërmjet një trupe të posaçme duke nxjerrë një akt normativ për të goditur krimin dhe pasuritë e tij.

Gjithashtu, Hoxha shfaqi dhe një foto të dytë e cila nuk u tregua e plotë por pritet të tregohet së shpejti.
Pak ditë më parë publikoi edhe foto të tjera dhe janë treguar me raste konkrete, kryeministri Edi Rama jo në fushatë por edhe në takime në ambiente të mbyllura private me një pjesë të madhe të botës së krimit.

Vetë kryeministri ka pretenduar se Operacioni Forca e Ligjit është goditje ndaj tyre dhe kjo e ndan atë pëfundimisht nga krimi. Në fakt të tregohet në foto fakte dhe prova se krimi ka bashkëpunuar me kryeministrin apo ka mbështetur Rilindjen dhe Partisë Socialiste të vijnë në pushtet dhe ministrat e tij apo deputetët të zgjidhen e më pas të thuhet se po i lufton ata, është njësoj su të thuash se po tradhton bashkëpunëtorin e ngushtë.

Të bashkëpunosh, të të japin votat, të të mbështesin financiarisht apo me mjetet e tyre dhe pasi konsolidon pushtetin t’i marrësh dhe ti futësh në burg. Kjo është ndarja e Edi Ramës nga krimi, kjo është ajo që po pretendon Edi Rama se ai po lufton krimin dhe nuk është e vërtetë se ka bashkepunuar me ta.

Artan Hoxha ka treguar me foto e kanë treguar edhe të tjerë gazetarë, disa rastësisht i ka thënë dhe opozita por, këtu jemi përballë faktit se një gazetar i vetëm mund t’i bëjë shumë dëme politikës, në të gjithas krahët, qeverisë më shumë se opozitë dhe kësaj të fundit duke i treguar se është vegël në duart e qeverisë. Edi Ramës duke i nxjerrë foto dhe duke e sulmuar publikisht me fakte dhe prova konkrete, për problematikën e qeverisë, policisë së shtetit në lidhje me luftën kundër krimit i ka dhënë disa grushte të forta.

Është po i njëjti gazetar i cili nxorri nga zyra ku ishte fshehur, kryetarin e Partisë atëherë, kryeministrin e vendit sot, Edi Rama. Pas ngjarjeve të 21 janarit me 4 persona të vrarë në Bulevard, Edi Rama u struk në zyrë, nuk dinte se çfarë ndodhte.

Pasi u identifikuan autorët nga gazetari Artan Hoxha në atë kohë në News 24 dhe pamjet u publikuan live, Rama doli në një konferencë për shtyp duke e përshëndetur gazetarin, por nga ana tjetër qendronte ish kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit në një dalje në emisionin “Opinion”, dy javë më parë pas publikimit të videos të kryebashkiakut të Bulqizës duke marrë kokainë, pikërisht nga Hoxha, nuk tha asnjë fjalë, nuk e mbështeti gazetarin të cilin e kishte sulmuar aq ashpër.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha dy boksierë të lodhur në ring

Berishës nuk i dilte inati i 21 janarit për të cilin kishte ngritur një tjetër alibi, të cilën Artan Hoxha ja dogji në dorë duke i dhënë një vezë të artë Edi Ramës për ta thyer dhe për të ardhur në pushtet. Kështu ka ndodhur me Artan Hoxhën në përplasjet e tij me Edi Ramën dhe Sali Berishën. Por jashtë tyre nuk ka ngelur edhe Ilir Meta, padrinoja i politikës shqiptare i akuzuar në këto 30 vite, i shumë akuzuar nga Artan Hoxha në përplasje direkt me të. Por, ndryshe nga Berisha i cili nuk e përballoi dot por ka bërë dhe një konflikt publik në rrjetet sociale me Artan Hoxhën duke e çuar deri tek tentativë për ta future në gjakmarrje.

Meta dhe Rama apo dhe vetë Berisha, shpesh kanë përfituar nga denoncimet e Artan Hoxhës por edhe janë goditur për tu gjunjëzur publikisht. Prandaj i shkruajmë këto rreshta për Artan Hoxhën i cili nuk është i vetëm, janë me dhjetëra gazetarë të tjerë por është në “top të listë” jo vetëm për shkak të eksperiencës dhe kohës së gjatë, por për shkak të kurajos dhe përballjes, për shkak të akuzave që ka marrë mbi supe. Shpesh duke e quajtur demokrat e shpesh socialist, e shpesh duke e gjykuar pse nuk falte Ilir Metën, bashkëpatriotin e tij nga Skrapari.

I shkruam këto rreshta për të treguar se në Shqipëri ka shumë gazetarë, Tani mund të jetë në krye të tyre por në krah të tij qendrojnë edhe dhjetëra të tjerë të cilët ditë pas dite ne do t’i përmendim në një rubrikë të veçantë për të gjithë vlerat që kanë. Kështu do të luftojmë jo vetëm poltikën, por edhe krimin për të treguar se përballë kanë djem e vajza me kurajo qytetarë të cilët dinë të përballen dhe me poltikën dhe me krimin, Artan Hoxha është simboli i tyre pasi është përballur me kastën politike në vend dhe nuk ka kursyer asgjë përballë bandave dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Gazetarët reagojnë, kanë qendrime të ndryshme ditë pas dite, ndoshta diku të ketë xhelozi, diku hatërmbetje sepse dhe komuniteti i gazetarëve është si gjithë shoqeria shqiptare por, në rastin e Artan Hoxhës ka një përjashtim, të gjithë janë në një mendje, është i vetmi dhe kryesori pa asnjë diskutim në përplasjen më të ashpër të politikës me krimin në Shqipëri, me kastën që drejton vendin duke treguar se në një formë apo një mënyrë duke qenë i përkushtuar ndaj profesionit, mund të tregosh sesa e do vendin tënd, atë vend të cilin për 30 vjet e ka shfrytëzuar politika, krimi dhe banadat së bashku.

Mediat janë përdorur për interesa të caktuara disa herë nga njëra palë e disa herë nga pala tjetër, por pronarët e tyre gazetarët gjithmonë kanë vuajtur pasojat.

Kështu po ndodh sot me një operacin që Rama do të na tregojë se po e bën kundër krimit, ndërkohë që opozita nuk e mbështet një ligj që lufton krimin, është një lojë politike dhe një fasadë midis palëve të cilat ndanë pazarin e radhës, ndësa gazetarët janë ata që vërtet luftojnë dhe u qendrojnë përballë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. K

    8 Shkurt, 2020 at 11:40 am

    Tani nuk mund te luftoje ne fron me politiken! Politika te ha dalengadale! Njerezit me te ndershem jane dorezuar kur kane hyre ne politike!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Problemi kryesor i zgjerimit: Partneriteti i BE-së me elitat e korruptuara në Ballkan

Publikuar

-

Nga

Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”

Komisioni Evropian, humbi një mundësi të artë me qasjen e saj të re ndaj zgjerimit të BE-së. Në vend se të analizojë pse po dështon procedura aktuale për pranimin e anëtarëve të rinj, KE është përpjekur të qetësojë kundërshtaren më të zëshme të zgjerimit – Francën – përmes disa ndryshimeve kryesisht kozmetike.

Qasja e re ka të ngjarë të arrijë qëllimin e saj të menjëhershëm, pra që Franca të heqë veton e saj kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Natali Luaso, ish-Ministre e Evropës në qeverinë fracenze, që tashmë është zëdhënëse e presidentit Emanuel Makron në Parlamentin Evropian, e mirëpriti ngrohtësisht propozimin e paraqitur nga komisioneri i zgjerimit Oliver Varheli, edhe pse paralajmëroi:”Rëndësi ka ajo çfarë ndodh, dhe jo ajo që shkruhet në një copë letër!”.

Por fakt është se qasja e re, nuk arrin të adresojë mangësitë e vetë politikës së zgjerimit, që ka qenë në krizë prej disa kohësh. Megjithë përmbushjen e kushteve të BE-ë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u bllokuan nga Franca (e mbështetur edhe nga Holanda dhe Danimarka).

Serbia dhe Mali i Zi, po bisedojnë përkatësisht prej 6 dhe 8 vitesh për anëtarësimin në BE. Dhe negociatat nuk dihet se kur do të përfundojnë, në kushtet kur vërehet një sprapësim i konsiderueshëm në aspektin e sundimit të ligjit dhe praktikave demokratike në Serbi, dhe kur ka shumë pak ndryshime pozitive në Malin e Zi.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina, janë vite larg nisjes së bisedimeve të tilla, teksa po përballen me pengesa të mëdha, përpara se të shpresojnë të bëhen pjesë e këtij procesi. Në fakt, disa nga ndryshimet e prezantuara janë të mirëpritura.

Në kontrast me propozimin jo zyrtar të Makron, qasja e re e Komisionit Evropian e vë theksin tek normat demokratike dhe sundimi i ligjit, përpara çështjeve ekonomike. Në dokumentin francez, mungonin fjalët “demokraci”, “korrupsion” dhe “kapje e shtetit”.

Ndërsa projekti francez ishte transaksional në natyrën e tij, dhe i orientuar nga ekonomia, projekti i Komisionit Evropian e njeh potencialin transformues që ka zgjerimi i unionit. Dhe që ky potencial të shfrytëzohet, BE-ja duhet të jetë serioze në përballjen me elitat e korruptuara në vendet kandidate.

Metodologjia e re e miratuar këtë javë, nuk do ta bëjë vetë këtë. Por ajo përmban tregues se KE ka filluar që ta kuptojë këtë, megjithë dështimin e tij për të rishikuar në themel politikën e zgjerimit. Ajo riafirmon përkushtimin e BE-së për të mbështetur kushtëzimin në këtë proces, dhe propozon një mekanizëm që nuk do të lejonte më një pakicë shtetesh anëtare të bllokonin sanksionet kundër vendeve kandidate, që bëjnë hapa pas në raport me detyrimet e tyre.

Për më tepër, roli i zgjeruar i shteteve anëtare mbart si mundësi, ashtu edhe rreziqe. Shtetet anëtare mund të forcojnë mesazhet që vijnë nga Brukseli, dhe potencialisht mund të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të hapur në mesazhe sesa vetë Komisioni Evropian.

LEXO EDHE:  “Është Europa more budalla”/ Ish-ministri i “përvishet” Ramës

LEXO EDHE:  Terror mbi mësuesit për votime!

Ndërsa këta elementë pozitivë janë të mirëseardhur, ata janë jashtëzakonisht të papërshtatshëm.

Qasja e re është një zgjidhje për një jo-problem:problemi nuk ka qenë kurrë metodologjia por vullneti politik nga ana e shteteve anëtare të BE-së, për t’u përballur me kapjen e shtetit nga elitat që janë sot në pushtet në Ballkan.

Metodologjia e re, i sheh ende qeveritë ballkanike si përfaqësuese dhe të përgjegjshme, në vend se të pranojë se qytetarët janë fokus-grupi ku duhet të bazohet direkt politika e zgjerimit e BE-së, pa filtrin e mediave të kontrolluara nga partite politike, dhe një ekonomi e drejtuar nga patronazhi.

Propozimi i fundit KE, lë disi të kuptohet një zhvendosje të pjesshme drejt një komunikimi më të drejtpërdrejtë të BE-së me qytetarët në vendet kandidate. Por ai është ende larg revolucionit kulturor që do të duhej të ndoshte, kur zyrtarët evropianë t’i njihnin qytetarët e Ballkanit si partnerët e tyre kryesorë.

Kjo do të forconte përpjekjet e Brukselit, për t’i detyruar qeveritë e rajonit të zbatojnë angazhimet e tyre. Metodologjia e re, nuk arrin të reflektojë mbi rolin kundërproduktiv dhe të dëmshëm që kanë fondet e BE-së, në forcimin e ekonomive rajonale të kapura nga partitë politike.

Së fundmi, edhe pse është e qartë se ekziston një interes për të mbajtur Malin e Zi dhe Serbinë në pararojë të procesit, dhe për të ftuar me vonesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave, statusi i Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës nuk mund të injorohet, dhe as nuk mund të lejohet që këto të fundit të shndërrohen në geto.

Natyra e luftërave, i ka sakatuar tashmë këto vende. Kërcënimet më të mëdha janë tashmë rënia e madhe demografike, teksa qytetarët kanë vendosur të emigrojnë në BE, nëse BE nuk do të shkojë tek ata. Ndërkohë, propozimi i fundit i Komisionit Evropian, nuk arrin të adresojë problemet kryesore të politikës së zgjerimit:partneriteti me elitat e korruptuara të Ballkanit, mungesa e vullnetit për të përdorur mjetet ekzistuese, dhe potenciali përçarës i shteteve anëtare jo-liberale të BE-së, si Hungaria dhe Polonia./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa burrat?

Publikuar

-

Nga

Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që mezi presin të martohen. Por sipas të dhënave, ekziston edhe një element tjetër befasues i martesës, ku gratë janë sërish më të paduruara për ta kryer:divorci. Po, studime të shumta kanë vërtetuar se gratë i fillojnë të parat dhe më shpesh se burrat procedurat e divorcit.

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), gratë janë ato që marrin nismën të ndahen në thuajse 70 për qind të divorceve. Ideja se gratë janë të parat që kërkojnë të stabilizojnë jetën e tyre duke u martuar, dhe të paray që këkojnë ndarjen, mund të duket paradoksale për shumë njerëz. Por terapistët e martesave, psikologët apo avokatët që merren me divorcet, japin 3 arsye kryesore për këtë dukuri:

Gratë, kanë më shumë të ngjarë të ndjehen sikur martesa po e dëmton karrierën e tyre

Sot gratë janë më të angazhuara në punë jashtë shtëpisë sesa kurrë më parë. Të dhënat e dhjetorit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, zbulojnë se gratë tani përbëjnë pak më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore amerikane. Por kjo nuk do të thotë, se ato kanë lënë pas dore punët e tyre në shtëpi.
“Mendoj se martesa si institucion, ka qenë paksa e ngadaltë në përshtatjen ndaj prirjes për barazi gjinore. Gratë marrin ende mbiemrat e burrave të tyre, dhe ndonjëherë vihen nën presion për ta bërë këtë gjë. Burrat presin akoma, që gratë e tyre të bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, dhe të kujdesen më shumë se ata për fëmijët”- thotë Majkëll Rozenfeld, profesor i sociologjisë në Universitetin e Stanfordit, njëherazi autori i studimit nga Shoqata Sociologjike Amerikane.
Hulumtimi ka treguar se gratë bëjnë ende më shumë punë shtëpiake sesa burrat, edhe nëse të dyja palët punojnë me kohë të plotë. Për shembull, një raport i vitit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA zbuloi se 49 përqind e grave bënin përditë punë shtëpie, kundrejt vetëm 20 përqind të burrave, edhe nëse që të dy ishin të punësuar.
Kjo tregon që ka ende mungesë të barazisë në lidhje me punët shtepiake, brenda familjes së zakonshme amerikane. Dhe ky është një hendek, që mund ta bëjë martesën të duket më pak e dobishme, për një grua të orientuar nga karriera.

Gratë kanë prirjen të kujdesen më shumë, mbi aspektet më emocionale në një martesë

LEXO EDHE:  Ndoka e thotë copë/ Zbulon pse Rama po mbështet bandat

LEXO EDHE:  "Kosova në NATO"/ Rama: Është domosdoshmëri dhe vlerë e shtuar  

Një nga problemet më serioze me të cilat përballen çiftet e martuara, është mungesa e
një komunikimi të shëndetshëm, dhe shpesh kjo gjë nga rrjedh nga një çekuilibër tjetër. Tradicionalisht, burrat nuk mësohen që në fëmijëri se si t’i përpunojnë apo komunikojnë
të tjerëve emocionet e tyre.
Kjo do të thotë, se gratë kanë prirjen që të merren me shumë me çështjet emocionale të martesës. “Shumë burra mbështeten tek gratë e tyre, si ofrueset e vetme të mbështetjes emocionale, ndërsa gratë marrin mbështetje emocionale nga njerëz të ndryshëm. Kjo mund t’i bëjë burrat më hezitues për të braktisur burimin e tyre të vetëm të mbështetjes”- thotë psikologia Trisha
Volanin.
“Gratë janë më të hapura për t’u komunikuar miqve emocionet e tyre, ndërsa burrat duket se e kanë të vështirë që të hapen plotësisht me bashkëmoshatarët e tjerë mbi problemet e tyre të brendshme, dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë që ata të jenë të interesuar në mbetjen e gjërave ashtu siç janë”- shton ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,
ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,

ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si mund të parandalohet “vdekja” e lumenjve të botës

Publikuar

-

Nga

Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”

Nga Tigri tek Indi, nga Jance tek Nili, lumenjtë kanë qenë jetikë për shfaqjen e qytetërimit njerëzor. Mijëra vjet më vonë, qindra miliona njerëz ende varen nga lumenjtë për të shuar etjen, për të kultivuar produktet e tyre bujqësore, dhe për të siguruar jetesën.

E megjithatë ne po i shkatërrojmë me shpejtësi sistemet e lumenjve të planetit, diçka që do të këtë pasoja serioze për ekonomitë, shoqëritë dhe madje mbijetesën tonë. Kina është shembulli tipik në këtë drejtim. Mania e saj për ndërtimin e qindra digave, dhe shfrytëzimin e tepruar të lumenjve, është duke e shkatërruar mjedisin, pyjet, varfëruar biodiversitetin dhe pakësuar ndjeshëm burimet ujore në Azi.

Regjistrimi i parë i burimeve ujore në Kinë në vitin 2013, tregoi se numri i lumenjve – duke mos përfshirë përrenjtë e vegjël – kishte rënë me më shumë se gjysmën gjatë 6 dekadave të fundit, pra janë humbur mbi 27.000 lumenj. Që atëhere, situata vetëm sa është përkeqësuar.
Lumi Mekong po shkon në niveli më të ulët historik, për shkak të një numri të madh mega-digash të ndërtuara nga Kina pranë kufirit në Rrafshnaltën e Tibetit. Kina mund të jetë ndërtuesja më e madhe e digave në botë, por jo e vetmja. Vende të tjera, nga Azia në Amerikën Latine, po i shfrytrëzojnë lumenjtë për prodhimin e energjisë elektrike.

Devijimi i ujit për ujitje në bujqësi, është gjithashtu një burim kryesor i shterrimit të lumenjve. Në fakt, prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral ,thith gati treçerekun e e burimeve të ujërave të ëmbla në botë, ndërsa krijon ndotje që bashkë me mbeturinat industriale dhe shkarkimet e ujërave të zeza, i ndotin edhe më shumë ato burime.

Në total, gati dy të tretat e lumenjve më të gjatë në botë, e kanë modifikuar rrjedhën e tyre, dhe disa prej më të gjatëve në botë – përfshirë Nilin dhe Rio Granden – cilësohen tashmë si të rrezikuar. Nga 21 lumenj më të gjatë se 1.000 kilometra, që rrjedhin ende pa pengesa nga burimet e tyre malore drejt detit, shumica ndodhen në rajone të largëta të Arktikut, dhe në pellgjet e Amazonës dhe Kongos, ku zhvillimi i hidrocentraleve nuk është ende ekonomikisht
me leverdi.

Këto prirje i pakësojnë burimet ujore, shkatërrojnë ekosistemet, dhe kërcënojnë shëndetin e njeriut. Për shembull, devijimet e mëdha në rrjedhën e sipërme të lumenjve, i kanë shndërruar
në këneta të kripura deltat e lumit Kolorado në SHBA dhe lumit Ind në Indi.
Në periudha që kanë reshje nën mesataren, një numër lumenjsh po thahen përpara se të arrijnë në oqean. Madje edhe kur mbërrijnë, ato depozitojnë më pak lëndë ushqyese dhe minerale, të cilat janë jetike për jetën e specieve detare. Në nivel global, që nga mesi i viteve 1970, ekosistemet ujore kanë humbur gjysmën e biodiversitetit të tyre.

LEXO EDHE:  “Kosova në NATO”/ Rama: Është domosdoshmëri dhe vlerë e shtuar  

LEXO EDHE:  Ndoka e thotë copë/ Zbulon pse Rama po mbështet bandat

Një studim i kohëve të fundit i OKB, paralajmëron se deri në 1 milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënohen të zhduken brenda disa dekadash. Edhe njerëzit vështirë se janë të përjashtuar nga pasojat shëndetësore të shkatërrimit të lumenjve. Në Azinë Qendrore, deti Aral ka tharë gjithçka, në më pak se 40 vjet, për shkak të planit të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik për të kultivuar pambuk në atë zonë.
Sot, ai pak ujë i përzier me kripëra dhe mbetje kimike bujqësore, than jo vetëm të mbjellat, por po i sëmur banorët e zonës me gjithçka, nga sëmundja e veshkave e deri tek kanceri. Lumenjtë me rrjedhë natyrale, luajnë një rol jetik në moderimin e efekteve të ndryshimit të klimës.

Pasi ato transportojnë në oqean materiale organike të kalbëzuara dhe copa të vogla shkëmbinjsh.
Ky proces tërheq rreth çdo vit 200 milionë tonë karbon. Prandaj, kauza e mbrojtjes së lumenjve tanë nuk mund të ishte më e fortë se sa kaq. Por ndërsa udhëheqësit botërorë shprehen shpesh të gatshëm të marrin masa për mbrojtjen e lumenjve, retorika e tyre përkthehet rrallë në veprime konkrete.

Përkundrazi, në disa vende rregulloret ekzistuese po anulohen. Në Shtetet e Bashkuara, thuajse gjysma e lumenjve dhe përrenjve, konsiderohen të rrezikuar. Por tetorin e vitit të kaluar, administrata Donald Trump shfuqizoi ligjin mbi “Ujërat e SHBA”, që synonte të kufizonte ndotjen e ujërave të ëmbël.
Ajo e zëvendësoi ligjin me një version shumë më të dobët, të quajtur “Rregullorja e Mbrojtjes së Ujërave të Lundrueshëm”. Po kështu në Brazil, presidenti Xhair Bolsonaro ka anuluar disa rregullore mjedisore, në emër të rritjes ekonomike.

Ndër viktimat është lumi Amazona, më i madhi në botë për sa i përket shkarkimit në det, dhe që transporton më shumë ujë sesa 10 lumenjtë që vijnë pas tij të marrë së bashku. Një mënyrë për të mbrojtur sistemet relativisht të padëmtuara të lumenjve – si Amuri, Kongo dhe Saluin- do të ishte zgjerimi i Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , dhe futja e tyre në atë listë, së bashku me sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ndërkohë, sa i përket lumenjve që tashmë janë dëmtuar, duhet të merren masa për rehabilitimin e tyre. Kjo përfshin rimbushjen artificiale të lumenjve; pastrimin nga ndotja; prishjen e digave të tepërta ose joproduktive; dhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Lumenjtë e gjithë botës, gjenden nën një presion të paparë nga ndotja, dëmtimi dhe devijimi. Ata mund t’i shpëtojë vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Por ne duhet të njohim së pari pasojat e rënda nga të mosbërit asgjë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE