Connect with Us

Çfarë po ndodh në Berat!/ Policia ‘blindon’ rrugët kryesore

Kronika

Çfarë po ndodh në Berat!/ Policia ‘blindon’ rrugët kryesore

Publikuar

-

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka intensifikuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe rritjen e sigurisë, duke ngritur postblloqe në rrugët e qytetit.

Në qendër të Beratit, por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së të enjtes postblloqe me forca të shumta policore.

Masat e ndërmarra nga DVP Berat kanë si qëllim kapjen e personave në kërkim, uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore. Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin atomjetetet, nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera, raporton Ballkan web.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur 80 masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

LEXO EDHE:  Tentoi të kryente seks me dhunë/ Arrestohet 63-vjeçari

Po kështu gjatë këtij aksioni policia ka ushtruar kontroll fizik për armë, drogë e sende të tjera të kundërligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura. Të njëjtat burime konfirmojnë se postblloqet policore do të vijojnë të qëndrojnë disa ditë me radhë në rrugët e qarkut të Beratit. Kontrollet policore nuk janë përqendruar vetëm në rrugët e qytetit por edhe në bare e lokale që dyshohen për ushtrimin e veprimtarive të paligjshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një person në Tiranë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicale E.B., i cili është pronar i një lokali në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë shtetas të tjerë dhe janë sekuestruar letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

LEXO EDHE:  “Çmendet i riu”/ Ushtron dhunë ndaj babait

LEXO EDHE:  Viti i ri shkollor/ Policia merr masat për të siguruar rendin

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë nga bashkëshortes dhe kunatës/ Arrestohet 31-vjeçari në Lushnje

LEXO EDHE:  Video-Tetë orë të bllokuar në Theth/ Policia shpëton dy turistët e huaj

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE