Connect with Us

“Asnjë kryetar partie nuk mund të vdesë PD”/ Kulluri i kthehet Bashës: Pas çdo dështimi shpik një betejë të dështuar

Politikë

“Asnjë kryetar partie nuk mund të vdesë PD”/ Kulluri i kthehet Bashës: Pas çdo dështimi shpik një betejë të dështuar

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se një mandate i tretë i Ramës do ishte katastrofe për vendin, siç ka qenë i pari dhe akoma me keq i dyti.

Sipas Kullurit po aq është e qartë që kjo ka qene, është dhe do jetë e mundur vetëm prej pamundësisë se lidershipit të opozitës për të qenë alternativë e besueshme.

Kulluri kritikon ashëpër Bashën teksa shprehet se pas çdo dështimi shpik një betejë të dështuar të rradhës që vetëm sa rrit zhgënjimin tek qytetarët.

“Sa për arsye mediokriteti, mungesë kurajoje, e aq më tepër “tradhetish” të njëpasnjeshme ndaj angazhimeve që ka ndërmarrë! Çdo betejë është lënë në mes! Çdo garë është humbur! Çdo analizë e munguar e humbjes së 2013, 2015, 2017 e më keq bojkotit të 2019, e ka zhytur PD dhe opozitën në tërësi në një krizë identiti ideologjik, organizativ që kanë një emërues të përbashkët! Shkatërrimin e besimit të demokrateve dhe mbi te gjitha të “elektoratit gri” tek kjo opozitë! Një kryetar opozite që pas çdo dështimi shpik një betejë të dështuar të rradhës, vetëm sa rrit zhgenjimin tek qytetarët. E ndërkohë pas asaj që duket, qendrojnë interesa të pista personale! Në politikë “të vdekurit nuk ringjallen”! Por asnjë kryetar partie nuk mund të vdesë Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha të djathtën dhe këdo që është në opozitë me Ramën! Vota është si uji, sapo i mbyll një rrugë, gjen një tjetër! Ndaj, kushdo që ka sadopak mencuri dhe dinjitet duhet të bëjë cdo gjë për të penguar çiftin Rama -Basha që të mbajnë peng Shqipërine! Zgjedhjet e ardhshme jane afër kurdo të mbahen, e për këtë arsye shpresa se “Rama do bjerë vetë” është idiotësia më e madhe politike që ky leadership medioker dhe “i shitur” mund tu ofrojë njerëzve. Pushteti fitohet, nuk ta dhuron kush! Këtë e di cdokush që ka një memorie minimale për vitin 1992 dhe 2005. Lulzim Basha mund te falsifikojë votat, statutin e PD, protestat qe i mbyll me tavolinat me Ramën e Damianin, por historinë nuk e falsifikon dot”, shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  Basha: 150 milionë euro buxhet për investime dhe subvencione në bujqësi

Sipas tij, të djathtët duan liri ekonomike që një klient i oligarkëve nuk mund ta ofrojë dot!

“Duan qeverisje lokale që ta kenë qeverisjen më afër dhe jo tek kryetarët e emëruar të bashkive! Duan pronën private që u jep garanci jetës dhe dinjitet! E një kryetar opozite qe nuk ka trashëguar asgjë, por jeton në vilat e klientëve të qeverise, nuk mundet kurrë t’i përfaqësoje! Duan arsim nën autonomi universitare, c’ka të punësurit e atyre që e shkatërruan sistemin arsimor e kanë mbushur zyrat e PD, nuk mund ta ofrojnë kurrë. Duan një të djathtë që njeh aleatë strategjik SHBA dhe jo vende që kanë probleme me demokracine”, shkruan më tej Kulluri.

Sipas tij, të djathtët duan një PD të bazuar tek debati i lirë, deputetë të zgjedhur në menyre transparente që garanton përfaqësimin, e jo lista klientësh, servilësh e anonimesh që i shërbejnë Bashës, por interesave të tyre! E mbi të gjitha duan lidership që t’i udhëheqë e jo rrotullohet nepër xhepat e Ramës!

“Ndaj do apo s’do një aventurier i vetmuar që rrethohet nga një pakicë e verbër, vota opozitare do shkoje në kuti dhe do të numërohet në zgjedhjet e ardhshme! Se si, është një çështje që do zgjidhet shpejt dhe qartë”, përfundon Kulluri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një këshillë miqësore për Bashën”/ Rama mesazh opozitës: Lërini kërcënimet, mos na provokoni

Publikuar

-

Nga

“Një këshillë miqësore për Bashën”/ Rama mesazh opozitës: Lërini kërcënimet, mos na provokoni

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar sërish sot një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe opozitës jashtë parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa reagon në lidhje me deklaratat e Bashës, i cili është shprehur se “marrëveshja u prish”, Rama kërkon që të lërë sharjet e kërcënimet.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se, s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Basha takim ‘kokë më kokë’ me ministrin gjerman

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Basha takim ‘kokë më kokë’ me ministrin gjerman

Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…’-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hapja e listave vetëm brenda Rajoneve është një vrimë në ujë”/ Topollaj: Forcon sistemin e kryetarokracisë

Publikuar

-

Nga

“Hapja e listave vetëm brenda Rajoneve është një vrimë në ujë”/ Topollaj: Forcon sistemin e kryetarokracisë

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ndërsa komenton zhvillimet e fundit politike në lidhje me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, shkruan se ajo çfarë po ofron politika është një “vrimë në ujë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj thekson se hapja e listave vetëm brenda Rajoneve, pa korrigjim kombëtar është një vrimë në uji sepse thellon edhe më shumë pabarazinë e votës dhe forcon sistemin e kryetarokracisë.

Sipas tij, pa korrigjimin kombëtar, hapja e listave vetëm brenda Rajoneve duke ndaluar rrjedhimisht koalicionet parazgjedhore, e thellon edhe më shumë pabarazinë e votës në krahasim me sistemin ekzistues.

Gjithashtu ai shkruan se nëse listat nuk hapen në rang kombëtar por vetëm brenda Rajoneve, ateherë është i domosdoshëm që bashkë me atë qe quhet “ndalimi i koalicioneve”, të bëhet edhe korrigjimi kombëtar.

“Hapja e listave vetëm brenda Rajoneve, pa korrigjim kombëtar është një vrimë në uji sepse thellon edhe më shumë pabarazinë e votës dhe forcon sistemin e kryetarokracisë.

Sa e vërtetë është që hapja e listave të kushtëzon që partitë politike të cilat dalin bashkë në zgjedhje të konkurojnë me një listë të përbashkët, aq e vërtetë është se hapja e listave vetëm brenda Rajoneve pa një korrigjim kombëtar është fare pa vlerë, përkundrazi.
Kjo sepse pa korrigjimin kombëtar, hapja e listave vetëm brenda Rajoneve duke ndaluar rrjedhimisht koalicionet parazgjedhore, e thellon edhe më shumë pabarazinë e votës në krahasim me sistemin ekzistues.
Pa korrigjimin, një parti e re që detyrohet të dali me listën e saj në zgjedhje, për të prodhuar një mandat rajonal, do i nevojiteshin 7% të votave në Durrës e Elbasan, 10% në Vlorë e Shkodër dhe mbi 20% në Rajonin e Kukësit, Dibrës apo Gjirokastrës.
Ose thënë me fjalë të tjera, një parti që merr në secilin Rajon nga 5% të votave, do mund të nxjerrë në parlament vetëm një deputet, me të votuarin e saj në Kryeqytet, askund tjetër.
Ndaj dhe sistemi rajonal me lista të hapura pa korrigjim, e thellon edhe më shumë pabarazinë e votës në krahasim me modelin ekzistues, ku partië e vogla apo të reja mund të prodhojnë mandate nëse hyjnë në koalicion me një nga partitë e medha me gjysmat e votave që nevojiten nëse dalin më vete.

LEXO EDHE:  Kuksianët nuk do i falin shkatërrimin e PD/ Ibsen Elezi “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Basha i pandehur për falsifikim/ Reagon PD: S'ka patur asnjë hetim nga SHBA

Prandaj, nëse listat nuk hapen në rang kombëtar por vetëm brenda Rajoneve, ateherë është i domosdoshëm që bashkë me atë qe quhet “ndalimi i koalicioneve”, të bëhet edhe korrigjimi kombëtar. Cdo gjë tjetër thellon pabarazinë e votës, madje edhe sistemin e kryetarokracisë në Shqipëri. Sepse Partitë e mëdha do fusin ne xhepin e tyre të gjitha votat e partive të tjera.”-shkruan Fabian Topollaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha iu çon shkodranëve, të dënuarin për mashtrues

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha përveç dëshirës dhe pasionit të tij të madh për shkatërrimin e elitës së Partisë Demokratike, duket se ka edhe një “dashuri” të veçantë për mashtruesit.

I tillë është edhe rasti i Fitim Zekthit, ish-kandidati i tij për deputet, dënuar në nentor të vitit 2003 për mashtrim.

Një fakt të tillë, Fitim Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht. Kur dorëzoi formularin e kishte publikuar dënimin por u justifikua duke thënë që nuk është ekzekutuar vendimi.

                      Vendimi për Fitim Zekthin

Gjykata që ka dënuar përfundimisht Fitim Zekthin, është ajo e Apelit të Elbasanit, me vendimin gjyqësor të formës së prerë me nr. 246 viti 2003.

Në fakt vendimi i Gjykatës është i qartë dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë, se Fitim Zekthi është një person i dënuar për mashtrim. Dënimi mbetet dënim, sido që ta quajë Luli Basha, i Republikës së re, apo servilët e tij.

Megjithatë ky fakt nuk e pengoi Lulzim Bashën ta vendosë në vendin e gjashtë, si kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017-ës.

Kandidati për deputet i listës Basha për “Republikën e re” në ato zgjedhje rezultoi humbës e megjithatë i inspiruar nga  Luli nuk e ndali vrapin drejt majës së PD-së, duke ja dalë të lerë pas jo pak emra të njohur e të devotshëm, që kanë qenë kontributiv në këtë parti.

Por, “Fitimtari” i dënuar për mashtrim, është rikthyer sërish në skenë, dhe kësaj radhe si i deleguari i Lulzim Bashës për proçesin e zgjedhjeve brenda PD-së, në Shkodër.

LEXO EDHE:  Basha i pandehur për falsifikim/ Reagon PD: S’ka patur asnjë hetim nga SHBA

LEXO EDHE:  Basha: 150 milionë euro buxhet për investime dhe subvencione në bujqësi

Pra, nga Elbasani, Basha e ka dërguar në Shkodër.

Luli Basha mesa duket nuk e ka problem të humbë një nga bastionet e dëmokratëve siç është Shkodra, duke iu çuar si përfaqësues një të dënuar për mashtrim, dhe duke i vënë damkën si proces i mashtruesve.

“Fitimtari” i Luli Bashës është dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale të mashtrimit, sepse ai kishte shitur një shtetasi një pasaportë të falsifikuar, por nuk e ka bërë dënimin se ka përfituar nga amnistia.

Faktet flasin vetë, Luli basha tregon se ka një dashuri të vecantë për mashtruesat, përderisa në Shkodër çon një të dënuar për mashtrim, mjafton që ai të jetë servili i Lulit, të bërtasë rroftë Luli, rroftë kunati.

Me këtë standart, rrezik së shpejti “mashtrimi” mund të futet në standartin e Republikës së re.

Në fakt rasti i Fitim Zekthit nuk i vetmi në Republikën e re.

Edhe Selami Jenisheri, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë ishte renditur i 46-ti në listën e Luli Bashës në Tiranë dhe që sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rezulton të jetë i dënuar me 8 muaj burgim për mashtrim nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2001.

  Vendimi i Gjykatës për Selami Jenisherin 

Të dy këta persona, si Fitim Zekthi ashtu edhe Selami Jenisheri, janë mashtrues me çertifikatë, sepse për ta ka një vendim gjykate, të tjerët janë amatorë./ CNA.al

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Basha kandidoi dy mashtrues në listat e deputetëve

Fshehu dënimin/ Deputeti i Bashës rrezikon mandatin

Një i dënuar për mashtrim në Kryesinë e PD

LEXO TE PLOTE