Connect with Us

Aksidenti fatal në Memaliaj/ Reagon KSSH: Babëzia e MAS me tenderat e transportit shkaktoi vdekjen e dy mësuesve

Kronika

Aksidenti fatal në Memaliaj/ Reagon KSSH: Babëzia e MAS me tenderat e transportit shkaktoi vdekjen e dy mësuesve

Publikuar

-

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj. Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, ndërsa u plagosën dhe dy të tjerë.

Lidhur mbi këtë ngjarje ka reaguar dhe Konfedereta e Sindikatave të Shqipërisë, e cila ngre shqetësimin për tenderat e transportit të mësuesve dhe nxënësve, ku thotë se janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore.

“Konfedereta e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjeve të dy arsimitarëve dhe ngren edhe njëherë shqetësimin për transportin mësuesëve dhe nxënësve.
KSSH uron shërim të shpejtë për mësuesit e tjerë të plagosur Orinda Qendro dhe Petrit Zaçe.
Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesëve dhe nxënësve me furgon ose autobuz, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë.
E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderat për transportin janë ndër aferrat kurruptive kryesore të zyrave arsimorë dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish.
Shumë mësues janë të detyryar të japin mësim në zona të thella malore  larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private.
Fondet e parashikuara për transportin e mësuesëve vidhen sistematiksht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese
Me 19 dhjetor 2019 në Arrëz të Korçës mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe humbi jetën në një aksident rrugor dhe të plagosur mbetën edhe 6 mësues të tjerë.
Ata udhëtonin me makinë private, teksa mjeti doli nga rruga dhe mësuesja gjeti vdekjen.
Pas asaj tragjedie KSSH i kërkoi Ministrisë Arsimit ti japë zgjidhje çështjes së transportit të mësuesëve por premtimi dhe zotimi i Ministrisë Arsimit mbeti në letër.
Tenderat fiktive u kopsitën dhe mësuesit ngelën në rrugë të madhe sa me makina private edhe me makina rasti.
Përballë këtij skandali sindikatatat që qeveria u ka dhënë leje të mbrojnë të drejtat e arsimitarëve heshtin.
Këto pseudosindikata heshtin dhe pse kanë nënshkruar kontratat kolektive me MAS,
Heshtja e këtyre sindikatave nëpërkëmb dinjitetin e arsimtarit shqiptar.
KSSH i kërkon organeve të prokurorisë të hetojë këto kontrata kolektive dhe të nisë një hetim për tenderat fiktive për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një person në Tiranë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me inicale E.B., i cili është pronar i një lokali në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat.

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar penalisht gjashtë shtetas të tjerë dhe janë sekuestruar letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

LEXO EDHE:  Grabitja me dhunë në Memaliaj/ Prangosen autorët, sekuestrohen paratë e vjedhura, një automjet dhe 4 celularë

LEXO EDHE:  Plumb pas koke 42 vjeçarit/ Ja dyshimet e para të policisë

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga dhuna deri tek bastet e paligjshme sportive/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
• F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
• Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.

LEXO EDHE:  Avokatja Eni Çobani “non gratta” në Tropojë!

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i CityNews/ Rama bën drejtor të akuzuarin

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anti KÇK-ja me lëvizje të vrullshme/ “Operacioni Forca e Ligjit terrorizon qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital thotë se Operacioni Forca e Ligjit po terrorizojnë qytetarët.

Qytetari tregon se gjatë rrugës për në Korçë, në Elbasan disa policë me kapuça i ndaluan për kontroll, me sjellje arrogante dhe shkaterruan makinën duke nxjerrë çdo gjë nga vendi i vet.

Ai rrëfen se u nxorrën jashtë makine dhe pritën rreth 30 minuta pa xhupa.
E njëjta skenë kishte ndodhur edhe në Pogradec si dhe gjatë rrugës të kthimit për në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE