LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

7 Shkurt 2020, 13:43, Kronika CNA
15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK

Në datën 26 dhjetor 2019 qeveria, i ka dhënë 15 milion euro tendër një firme pranë Lulzim Bashës, me prokurim të drejtpërdrejtë. Pra, pa garë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare ?Victoria Invest International? dhe asaj italiane, ?De Mare? srl?, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit.

Firma ?Victoria Invest? njihet si një subjekt biznesi me lidhje të forta me Lulzim Bashën e Republikës së re, Lulzim Basha.

Ndërkohë, për çështjen në fjalë kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK).

Mësohet se oficerë të Policisë Gjyqësore të SPAK-ut kanë sekuestruar në fillim të kësaj jave dosjen e tenderit, në të cilin u shpallën fitues bashkimi i operatorëve ?De Mare? srl dhe ?Viktoria Invest International?, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen ?me negociim, pa shpallje paraprake?./ CNA.al

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Lajmet e fundit nga