Connect with Us

Zbuloi i pari koronavirusin/ Humb jetën mjeku kinez

Bota

Zbuloi i pari koronavirusin/ Humb jetën mjeku kinez

Publikuar

-

Mjeku kinez,  Dr Li Wenliang i cili dha i pari alarmin për përhapjen e koronavirusit, është ndarë sot nga jeta, pasi u infektua dhe vetë nga virusi vdekjeprurës.

Dr Li tërhoqi vëmendjen e publikut pasi më 30 Dhjetor,dha alarmin se 7 pacientë ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS, ndërsa paralajmëroi përhapjen e një epidemie, por kjo thirrje nuk u dëgjua.

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Wuhan.

Numri zyrtar i vdekjeve vazhdon të rritet ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës raportoi 73 vdekje të reja brenda natës, një tjetër rekord ditor.

Deri tani virusi ka marrë të paktën 566 jetë dhe ka infektuar më shumë se 28.300 njerëz globalisht, përfshirë Li.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Vdekja është e pashmangshme për të gjithë”/ Policia ekzekuton ushtarin që vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 26 të vrarë dhe 57 të plagosur, u qëllua për vdekje të dielën në mëngjes.

Zyrtarët thanë se ushtari i zemëruar rreth një mosmarrëveshjeje financiare fillimisht vrau dy veta në një bazë ushtarake dhe më pas hyri në një qendër tregtare duke qëlluar mbi blerësit.

U deshën 16 orë që policia t’i jap fund krizës.

Autoritetet thanë se Jakrapanth Thomma është përgjegjës për sulmin në Nakhon Ratchasima, në verilindje të vendit.

“Ky incident ishte i pashembullt në Tajlandë”, u tha gazetarëve kryeministri Prayuth Chan-ocha të dielën në mëngjes, pasi vizitoi të plagosurit në spitale.

LEXO EDHE:  A është koronavirusi, një histori e përsëritur e pandemisë së vitit 1918?

LEXO EDHE:  Këshillat e mjekut infeksionist/ Si të mbrohemi nga koronavirusi

Të shtunën mediet lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrinte pyetjen: “A duhet të dorëzohem?”. /VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tmerr dhe panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në mes të dëborës

Publikuar

-

Nga

Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komit.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, teksa ishte në fazën e uljes, avioni ka goditur bishtin në pistën e akullt.

Shkak i aksidentit ka qenë një problem me rrotat e Boeing, në të cilin udhëtonin 94 persona, mes të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

LEXO EDHE:  Paniku nga virusi vdekjeprurës/ Flet ekspertja e ISHP-së

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka patur asnjë të plagosur.


LEXO TE PLOTE