Connect with Us

Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut: Vjehrri më tha se…

Kronika

Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut: Vjehrri më tha se…

Publikuar

-

Zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut i cili, pak ditë më parë, masakroi më thikë gruan e tij .

Cuku është shfaqur në gjykatë në kushte të rënda psikologjike, ku ka deklaruar se kishin kohë që grindeshin me bashkëshorten dhe se dyshonte se ajo e tradhtonte.

“Prej tre muajsh kemi nisur të debatojmë. Kisha arsye se kisha gjetur gjera të cuditshme në shtëpi që më bënin të dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha që shtepia është kthyer në shtëpi publike, prandaj vendosa ta merrja me vete në Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulzim Cuku.

Vrasja e Manjola Cukut ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të saj të mitur të cilët u gjetën nga policia teksa qanin afër trupit të pajetë të nënës së tyre.

LEXO EDHE:  Panë derbin “El Classico” me paratë e biznesmenit/ Jepet vendimi për tre gjyqtarët e Durrësit

Manjola Cuku rezultonte me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Durrrësit, pasi ishte dhunuar edhe herë të tjerë nga bashkëshorti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një 21-vjeçari

LEXO EDHE:  Parandalohet vrasja në Shkodër, 2 në pranga

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 24-vjeçari ganez/ Tentoi të kalojë në Rinas me pasaportën e ‘sozisë’

Publikuar

-

Nga

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas policisë i riu me iniciale E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane, tentoi te kalonte kufirin ne menytre te paligjshme me pasaporten e nje njeriu te ngjashem.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i  tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

LEXO EDHE:  Kandidaturat e PD-së durrsake për zgjedhjet e 18 qershorit

LEXO EDHE:  Goditet grupi kriminal në Durrës/Si i zbuloi policia 4 trafikantët (Video-Emrat)

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet çifti i shqiptar në Greqi/ Dyshohet se ndihmonin grabitësit që hapën dje zjarr ndaj policisë

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh kanë rënë sot në prangat e policisë greke.

Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me tre grabitësit e një banke, që u përplasën dje me policinë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, burrë e grua, merrnin makina me qira në llogari të grabitësve.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme tre persona shkëmbyen zjarr me policinë, ku mbetën të plagosur edhe dy prej tyre.

LEXO EDHE:  Panë derbin “El Classico” me paratë e biznesmenit/ Jepet vendimi për tre gjyqtarët e Durrësit

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një 21-vjeçari

Autoritetet e shtetit fqinj arritën të vënë në pranga grabitësit, të cilët ishin nën vëzhgim prej kohësh, pasi dyshonte se kishin lidhje me disa vjedhje në zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE