Connect with Us

“Uroj shumë të ketë zgjedhje të parakohshme”/ Basha tregon kërkesat e opozitës

Politikë

“Uroj shumë të ketë zgjedhje të parakohshme”/ Basha tregon kërkesat e opozitës

Publikuar

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se uron shumë që të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të bëhen me votim elektronik.

Gjatë një videolive në Facebook, Basha u pyet se kur do të bëhen zgjedhje, por ai preferoi të mos japë një datë.

“Uroj shumë, këto janë tre kërkesat kryesore që kemi. Së pari vendit t’i jepet mundësia për zgjedhje të parakohshme, së dyti që ky proces të garantohet dhe rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë dhe së treti këto rregulla të zbatohen. Për këtë arsye ne i qëndrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi paraqitur në 16 shkurtin e vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore”, u shpreh ai.

Por qytetarët insistuan të dinë se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe Basha tha se është i gatshëm të zhvillojë zgjedhje që nesër, por theksoi se nuk e di sa të gatshëm janë qytetarët.

LEXO EDHE:  Rama tregon arsyen se përse marrëveshja me Bashën ishte historike

Mët tej ai foli edhe për kërkesat e opozitës, ku primaren cilësoi mosvjedhjen e votës.

“Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci”, nënvizoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër gënjeshtrat më të freskëta nga Luli Basha

Publikuar

-

Nga

Thonë se gënjen shumë, dhe kështu duket të jetë. Edhe presidenti Ilir Meta se ka kursyer Luli Bashën, duke thënë se “Luli të gënjen edhe për orën”. ai nuk e mban fjalën.

Çdo ditë e më shumë kjo thënie e Metës është vërtetuar, por sot le të sjellim katër gënjeshtrat e fundit fare. Luli foli shumë këto vite tha “dua sistem mazhoritar”. Do e përmbysim, ju deklaronte aleatëve, sistem të ri zgjedhor, ka 7 vite që e thotë.
Sot doli publikisht dhe mbrojti sistemin që kemi në fuqi proporcional rajonal. Kjo është gënjeshtra e parë.

Basha ka deklaruar se nuk e njeh parlamentin dhe duhet që Edi Rama, të siguronte 84 votat, megjithëse janë të paktën 40 deputetë të listës së tij që hynë si zëvendësues. Votat për kalimin e Reformës Zgjedhore dje i siguroi Luli, pardje nuk e njihte parlamentin, dje nxori delfinët e tij që kërkonin marrveshjen e 5 qershorit, Rama – Basha .

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron përjashtimin e kundërshtarëve nga kryesia e PD-së

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron përjashtimin e kundërshtarëve nga kryesia e PD-së

Gënjeshtra e tretë që u bëhet demokratëve është hapja e PD dhe zgjedhja e kandidatëve nga baza. Luli deklaroi në 2017 se ishte hera e fundit që ai bënte listën. Në bazë ka filluar një proces formal, ku propozohen emrat dhe Basha ka të drejtë të vendosë 20% të listës fituese, pa futur këtu gratë, pra deri në 40% po të fusim gratë, oprganizatat partnere, aleatët dhe drejtuesit e Republikës së Re që janë vendosur prej tij. Pra listën fituese do e bëjë prapë Luli.

Gënjeshtra e katërt dhe më e madhe bëhet çdo ditë në bazën e PD. Në tetor ka zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, duam kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie. Sot Luli deklaroi se fitorja e tij do ishte vitin tjetër. Tetori erdhi nuk është larg.
Këto katër gënjështra janë taze fare, megjithëse thesi i Lulit është shumë i madh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë president, ti kryeministër”/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Publikuar

-

Nga

"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha  para mediave se  Rama prej një muaji i ka dërguar njerëz çdo ditë për të bërë një marrëveshje, nga e cila Basha do të bëhej kryeministër dhe Rama president, me kushtin që të hiqen koalicionet.

Rama thotë se nuk e bën dot Bashën kryeministër sepse për këtë vendos populli.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja😂Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr zbuluar Ramën/Çfarë thotë mikesha jote për punësimin

LEXO EDHE:  LDE kartolina për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe partitë që duan një Kod Elektoral të drejtë!

Rama i kërkon bashës ta marrë më qetësi hapjen e listave dhe të lërë mënjanë sharjet dhe kërcënimet.
“Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç ee quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Publikuar

-

Nga

Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një qeveri të përbashkët me Lulzim Bashën, duke ringjallur marrëveshjen e vitit 2017, me kreun e Republikës së Re.

Në daljen e sotme për mediat, Edi Rama ishte i qartë dhe pa asnjë medyshje. Ai tha se “Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores”.

Fitorja e një force politike janë zgjedhjet, dy vende të para nuk mund të ketë, por dy fitues kemi vetëm kur dy palë bëjnë qeverinë bashkë.

LEXO EDHE:  LDE kartolina për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe partitë që duan një Kod Elektoral të drejtë!

LEXO EDHE:  Urime legen!

Rama dhe Basha tentuan edhe në vitin 2017 të bënin në qeveri të përbashkët pasi në zgjedhjet e atij viti sulmuan të dy ashpër LSI-në.

Rezultatet e dobta dhe marrja e 74 mandateve bënë që Edi Rama të qeveriste i vetëm. Vetë kreu i Republikës së Re e pranoi publikisht ofertën për bashkë qeverisje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE