Connect with Us

U emërua nga Agim Kajmaku/ Pezullohet nënkryetari i bashkisë Vorë

Politikë

U emërua nga Agim Kajmaku/ Pezullohet nënkryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Pezullohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari.

Picari u emërua nga Kajmaku ditën që ky i fundit u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së  sigurisë ‘Arrest me burg’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vdekjet nga Covid 19 në Shqipëri më të larta se Italia”/ Bozdo: Po flitet për një mbyllje tjetër në shtator…

Publikuar

-

Nga

Vdekjet nga Covid 19 në Shqipëri më të larta se Italia/ Bozdo: Po flitet për një mbyllje tjetër në shtator…

Anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo deklaroi se në 6 muajt e pandemisë qeveria ka treguar se nuk ka asnjë strategji.

Ndërsa artikulohet për një mbyllje të dytë në muajin shtator, Bozdo tha se nuk dihet si do jetë situata me bizneset. Mes të tjerash Bozdo tha se nuk dihet as si do të injektohet në ekonomi borxhi që qeveria ka marrë.



“Në kohën e karantinës PD kërkonte strategjinë për përballimin e virusit nga qeveria. Na u tha se ka strategji dhe skenarë por asgjë konkrete. Kur kanë kaluar 6 muaj shikojmë me trishtim që të infektuarit, por edhe humbjet e jetëve janë shtuar. Qeveria ka hequr dorë edhe nga menaxhimi. Vdekjet për milionë banorë më të larta se Spanja dhe Italia. Nuk dimë si do përballemi me vjeshtën, që shtohet edhe gripi i zakonshëm. Para 5 ditësh qeveria pagoi 5 mln euro për inceneratorin e Tiranës që praktikisht nuk ekziston në vend që t’i çonte për Shëndetësisë. S’ka mbetur gjë tjetër veçse të ngremë duart lart. Qeveria e fundit në botë për ndihmën që ka dhënë për biznesin. Është diku te 110 mln euro, ndërkohë që vetëm borxh ka marrë 1,1 mld euro. Nuk dimë si do të injektohen dhe ku do të injektohen. Po artikulohet mundësia për një bllokim të dytë në shtator. Është gati ironike për tregon gjendjen e kësaj qeverie”, tha Bozdo.
Sa për situatën politike, Bozdo tha se opozita do vijojë aksionin e saj në shtator. Ai tha se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës janë një ngjarje shumë e rëndë, por shtoi se pret zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
“Këshilli Politik mblidhet në javën e dytë të shtatorit. Ne do përballemi dhe do shikojmë vërtet ku ndodhemi. Ndryshimi njëanshëm i kushtetutës është një nga ngjarjet më të rënda në 30 vite. Shqipëria është bërë njësoj si Rusia që ndryshon kushtetutën në kohë pandemie. Ky është rekordi i zi i kësaj mazhorance. Marrëveshja e 5 qershorit detyron qeverinë që ndryshimet nëse do ketë të tilla të shkojnë me dakordësinë e të dyja palëve. Pritet të shohim tani çdo ndodh”,- tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Urgjent një plan për pandeminë!”/ Basha: Kryeministri t’i lerë pushimet luksoze

Publikuar

-

Nga

Urgjent një plan pandeminë!/ Basha: Kryeministri t'i lerë pushimet luksoze

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha akuzon qeverinë, për situatën që po kalon vendi me epideminë Covid-19. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

“Kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë. Mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët e prekur nga virusi. Por kjo fatkeqësisht nuk mjafton.

Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Që prej marsit, pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë, i propozuam qeverisë një plan masash për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve.

Mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit. Refuzimi për të marrë masat për mbrojten e stafeve mjekësore, i la mjekët dhe infermierët të pambrojtur përballë virusit.

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Foto nga QSUT, e postuar nga Basha

Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi.



Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

LEXO EDHE:  Pezullimi i Clarkson nga Top Gear/ 400 mijë firma për ta rikthyer

LEXO EDHE:  Bushati “justifikon” Kajmakun/ Ndoshta nuk e ka njohur ligjin

Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij.

Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Shqiptarët po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë.

Mijëra biznese janë mbyllur e qindra të tjera janë në prag falimentimi, mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, e për rrjedhojë pa asnjë të ardhur për familjen e fëmijët e tyre. Çmimet po rriten dhe pamundësia po shtohet. Qytetarët duan zgjidhje, duan mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Por kjo qeveri ofron vetëm gënjeshtra dhe propagandë.

Mijëra prindër dhe fëmijë janë të paqartë çfarë do të ndodhë me arsimin këtë vit. Kur do të fillojë shkolla? Do të ketë mësim online? A janë masat për dezinfektim dhe distancim social? Nëse do të ketë mësim online, çfarë masash ka marrë qeveria që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të pajisen me mjetet dhe internetin e nevojshëm? Asnjë plan, asnjë informacion nuk ka deri më tani.

Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!”, shkruan Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj i përvishet punës në terren/ “Rrëmben sqeparin e ngul gozhdë

Publikuar

-

Nga

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i është “përveshur” punës në terren.

Teksa ka ndjekur punimet për ndërtimin e banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, Ahmetaj ka “rrëmbyer” sqeparin.
Ahmetaj mori sqeparin dhe nguli një gozhdë në shtëpinë e re që po ndërtohej. Ahmetaj coi tek e moshuara edhe porosinë e kryeministrit, se ky i fundit do të vijë më 15 shtator për t’i dhënë çelësat e banesës së re.



Ahmetaj: Unë do të premtoj në sy datën që do të hysh në shtëpi. Elton premtoi nënës datën që do të hyjë në shtëpi.
Eltoni: Brenda datës 15 shtator nëna hyn në shtëpi.
Ahmetaj: Nëne kryeministri më tha, që ka qejf kur të bëhet shtëpia, të t’i sjellë vetë çelësat e shtëpisë.
E moshuara: Shumë faleminderit, gëzohem.
Ahmetaj pasi ngul gozhdën: Ja t’i vejë mbarë, ta gëzojë e të jetë mirë dhe për ju puna mbarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE