LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritoli trondit Shkodrën/ Dy shpërthime të njëpasnjëshme pranë një banese

6 Shkurt 2020, 06:57, Kronika CNA
Tritoli trondit Shkodrën/ Dy shpërthime të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen ?Qafë Hardhi?, në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur pranë një banese, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se tritoli ishte vendosur pranë banesës së Nikolin Arrës, ish-basketbollist i “Vllaznisë”.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë portës së banesës në dy vende të ndryshme, ndërsa dy shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme.

Dëmet materiale që janë shkaktuar janë të shumta, pasi u dëmtua porta dhe janë thyer xhamat e banesës.

Lajmet e fundit nga