Connect with Us

Trajnimi i audituesve të KLSH-së/ Leskaj takon drejtorin e Planifikimit Strategjik në SHBA

Lajme

Trajnimi i audituesve të KLSH-së/ Leskaj takon drejtorin e Planifikimit Strategjik në SHBA

Publikuar

-

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Rinald Muça, vizituan Zyrën e Llogaridhënies Qeveritare në SHBA (GAO).

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi bashkëpunimin gjatë 6 viteve të fundit, me fokus vijimin e trajnimeve periodike të audituesve të KLSH-së në programin e fellowship-it amerikan, njohja me dy botimet me të fundit të KLSh-së mbi GAO-n, respektivisht “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” dhe “GAO, lideri i INTOSAI-t (dokumente pune)”, prezantimi tek kolegët amerikanë i punës dhe progresit të KLSh-së në auditimet e performancës, specifikisht mbi rezultatet e auditimit të performancës mbi teknologjinë 5G, çështje për të cilën drejtuesit e KLSH-së morën pjesë edhe në forumin e Cyber Security organizuar në Senat në datën 3 shkurt.

GAO u përfaqësua në këtë takim nga James-Christian Blockwood, Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Koordinator i Jashtëm, Chuck Young, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, Tim Bowling, Drejtor i Garantimit të Cilësisë, Mike Hix, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mark Keenan dhe Brenda Fernandez, menaxhere të Programit të Fellowship-it dhe Janet St Laurent, Drejtoreshë e Qendrës së Ekselencës.

Takim i Kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj me James-Christian Blockwood, Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Koordinator i Jashtëm, GAO. Washington D.C, 5 shkurt 2020.

Në fjalën e tij, Leskaj u ndal në rolin e madh që GAO dhe veçanërisht Gene Dodaro ka luajtur për komunitetin INTOSAI dhe specifikisht për Shqipërinë. Dy botimet që iu përcollën zyrtarisht palës amerikane ishin shprehje të mirënjohjes, vlerësimit dhe aplikimit në praktikë të motos së INTOSAI-t që KLSH dhe Shqipëria kanë ndaj partnerit tonë historik dhe strategjik. Kolegët amerikane, pasi u njohën me përmbledhjen në anglisht të botimeve dhe veçanërisht të botimit të Leskaj “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros”, falenderuan stafin e KLSH-së dhe Leskaj për këtë vlerësim unik, që vjen në vazhdën e botimeve të vazhdueshme që KLSH ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë për GAO-n. Më pas, Leskaj bëri një përmbledhje të performancës institucionale në shifra dhe fakte, duke dhënë dinamikën ndër vite.

LEXO EDHE:  ISP apel Kuvendit dhe Ilir Metës/ Zgjidhni urgjent kreun e KLSH, po pengoni kontrollin financiar të korrupsionit

Muça bëri më pas një rezyme të punës së departamentit të auditimit të performances, sfidat e kaluara dhe të ardhshme, si edhe fushat ku amerikanët mund të na ndihmojnë me mirë në përmbushjen e misionit tonë si shërbestarë të qytetarëve. Kolegët amerikane shprehen mbështetjen e tyre të palëkundur për KLSH-në dhe stafin auditues, ndanë eksperiencën e tyre në impaktimin e raporteve audituese tek palët e interesit, si edhe përkushtimin për të asistuar me trajnime afatgjata audituesit e rinj.

Takimi u realizua në një frymë të ngrohtë dhe tejet miqësore ku kolegët në GAO, pas kërkesave të Kryetarit të KLSH-së, premtuan dërgimin e lektorëve profesionistë drejt KLSH-së dhe pranimin e audituesve për trajnim në GAO.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Publikuar

-

Nga

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Vendimi i Turqisë për të kthyer muzeun e Shën Sofisë në xhami ka trazuar zemrat e besimtarëve orthodhoksë, por më të prekur ndër ta janë ata që predikojnë çdo ditë fjalët e Jezus Krishtit. Një ndër ta është edhe Atë Asti Bakallbashi, i cili shkruan se vendimi është një lajm i hidhur për vlerat njerëzore dhe bashkëjetesën fetare.

“Lajm i hidhur per bashkejetesen, kulturen dhe vlerat njerezore. Lajm edhe profetik dhe politik.
Kisha-xhami muze, historike, 16 shekullore, thesar botëror edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, me vendimin politik të z.Erdogan u hiqet tashmë të krishtereve ta sodisin dhe të luten në të edhe në formën personale. Një vendim politik duke përdorur fenë dhe duke nxitur ndryshim marrëdheniesh fetare.

Kujtesa historike dhe adhuruese ështe shume e forte dhe e gjalle per te dy komunitetet fetare: Krishterimin ~ 10 shekuj dhe Islamin ~ 5 shekuj.
Si muze ~ 1 shekull, ne te cilen konsiderohej edhe xhami edhe kishe.

Atë Asti Bakallbashi

Tani do te funksionoje vetem xhami. Nëse luteshin myslimane edhe te krishtere ne format e mundshme personale me levizjet e tyre adhuruese personale, dhe jo ceremoniale te perbashkta, tani do te jete vetem per besimtaret myslimane. Dhe do t’u hiqet te krishtereve kjo mundesi qe kishin deri dje. Te krishteret nuk do munden më te jene edhe si pelegrine dhe per t’u shprehur me format e tyre adhuruese personale (lutje, himne, berjen e kryqit, soditjen e ikonave apo lutjet ne to etj.).
Si do te bashkejetojne shenjat e dukshme te krishtera: kryqet, monogramet, ikonat shekullore, si memorje monumentale kulture boterore? Nuk mendoj se mund te thone ende qarte se si.

LEXO EDHE:  Basha takim me bizneset në Durrës/ Do rikthejmë taksën e sheshtë 9%

LEXO EDHE:  Basha takim me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare/ Zbardhen diskutimet

Bashkejetesa fetare e brishte eshte shpallur dhe promovuar vazhdimisht. Urojme qe nga thellesia dhe urtesia shekullore e saj te dale perseri drite dhe frymezim per vendime te paqta e mirekuptimi, duke mos u bere vegla mekatare politike dhe egoizmi”, shkruan në mesazhin e tij të ndjerë Bakallbashi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ “Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin”

Publikuar

-

Nga

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ "Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin"

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Çaushi është prekur nga Covid-19. Përgjigjen se është infektuar e ka marrë këtë të shtunë, ndërsa në sqarim në rrjetet sociale, ai shkruan se “të keqen” e ka kaluar, dhe nxjerr në pah ankesën se përgjigja e testit i është vonuar me 3 ditë.

Çaushi thotë se është në izolim prej 10 ditësh.

 “Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

 Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti-covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mi, bëni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin. Miqesisht Gezim Çaushi”, shkruan Çaushi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-U fotografua rrugëve të qytetit/ Reagon këngëtarja e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e njohur, e cila njëkohësisht është edhe deputete e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas fotografive, që u publikuan në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ka thyer karantinën.

Ndërkohë së fundi ka ardhur një reagim nga vetë këngëtarja, e cila sqaron situatën.

Në një postim në rrjetet sociale, Eliza Hoxha ka theksuar se po priste të vëllain me makinë për ta shoqëruar në spital.

Më tej, këngëtarja shton se në qoftë se do të dilte për kafe, nuk do ta kishte bërë publike.

LEXO EDHE:  Bujar Leskaj si gur bilardoje/ Stekat e politikës e bëjnë objekt pazari

LEXO EDHE:  ISP apel Kuvendit dhe Ilir Metës/ Zgjidhni urgjent kreun e KLSH, po pengoni kontrollin financiar të korrupsionit

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë që Eliza rezultoi pozitive me Covid-19 para tre ditësh, pasi kishtevërejtur aritmi.

LEXO TE PLOTE