Connect with Us

Të gjithë në SHBA, vetëm Luli në Tiranë

Politikë

Të gjithë në SHBA, vetëm Luli në Tiranë

Publikuar

-

E gjithë klasa politike shqiptare, dy ditët e fundit po njofton axhenda dhe takime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i vetmi person që ka ngelur në Tiranë duke bërë video dhe duke u grindur me pastrueset e konvikteve, apo duke dalë shëtitje në rrugë është Lulzim Basha, i cili mesa duket nuk shkon dot në SHBA.

Dje, kryeministri Edi Rama njoftoi një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që është një zyrtar i dytë i rëndësishëm i SHBA, i cili drejton Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të njëjtin takim, pra me Sekretarin Amerikan të Shtetit, e ka njoftuar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka prezantuar edhe ftesën zyrtare të ardhur në Presidencë.

Pra, dy krerët e lartë të shtetit shqiptar, presidenti dhe kryeministri takohen me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Jo se është takuar Rama apo Meta, por për vëmendjen që ka politika amerikane ndaj vendit tonë.

Një axhendë në Amerikë po zhvillon edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka ikur së fundi shpesh përtej Oqeanit, duke filluar lobime dhe duke tentuar që të rregullojë “biografinë”, të cilën e ka më të nxirë se Luli në SHBA.

I vetmi që nuk po shkon dot në SHBA, është kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, i cili ka filluar serialin e telenovelave turke rrugëve të Tiranës, ndërsa në SHBA ende nuk e pret askush.

LEXO EDHE:  Vuçiç: Jo mbledhje e përbashkët e qeverive Serbi-Shqipëri

Dhe sa i rëndësishëm është na e tregoi edhe vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e takoi të fundit fare dhe pas disa ditësh që kishte mbërritur në Tiranë. Duke treguar edhe rëndësinë e vërtetë të Lulit.

Përplasja e Bashës me amerikanët, por edhe Monika Kryemadhit, filloi menjëherë pas djegies së mandateve të deputetëve në shkurtin e vitit të kaluar dhe qëndrimeve të forta që ata mbajtën kundër diplomatëve të huaj dhe sulmeve dhe akuzave që ata bënë ndaj ambasadës së SHBA-ve dhe Bashkimit Europian./ CNA.al

Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Rama: Bektashizmi, çelësi i bashkëjetesës fetare

LEXO EDHE:  Zbulohet se deri kur do të vazhdojë beteja e çadrës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.

Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt,  shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.

Gjermanët u besojnë autoriteteve

Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.

Sa duhet të kushtojnë ushqimet? 

Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.

Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë

Por a do t’u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).

E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.

Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta

Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të  përballueshëm.

LEXO EDHE:  “Po korr atë që ka mbjellë”/ Astrit Patozi “shuplakë” Ramës

LEXO EDHE:  Basha nga Berati: Njerëzit duan punë, duan bukë, duan shpresë dhe jo investime që mbushin xhepat e qeveritarëve

Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.

Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë  për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.

Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese  në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.

Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin

Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.

Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.

Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë./DW

LEXO TE PLOTE