Connect with Us

Tabaku: Europa nuk i ka mbyllur dyert e Shqipërisë por të korrupsionit

Politikë

Tabaku: Europa nuk i ka mbyllur dyert e Shqipërisë por të korrupsionit

Publikuar

-

Tabaku i përgjigjet Ramës/ Shqiptarëve nuk mund t’ua hedhësh më

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Europa nuk i ka mbyllur dyert e Shqipërisë por të korrupsionit.

Sipas Tabakut, pas miratimit të metodologjisë së re nga BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë të qartë rrugën që duhet të ndjekin për të nisur bisedimet për hyrjen në BE.

“Shqiptarët rrugën për këtë proces e kanë të përshkruar qartë nga 9 kushtet e Bundestagut që do të pasohet më pas me një vëzhgim të imtësishëm nga ekspertët e BE-së dhe të vendeve anëtare mbi çdo bashkësi të reformave që do ndërmerren. Natyrisht që ndonëse BE ka ndryshuar metodologjinë, në themel të saj kanë mbetur parimet themelore të integrimit; mbështetja e pamohueshme e BE-së se vendet e BP duhet të integrohet, besimi i patundur që ky integrim vjen si pasojë e meritës mbi çfarë është arritur, vazhdueshmëria e reformave pasi ato janë për qytetarët dhe jo fasadë. Mbi të gjitha, baza kryesore e integrimit mbeten demokracia institucionale, sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, rruga e përcaktuar nga metodologjia e re është një një dinamikë e mundshme për një qeveri që ka vullnetin për integrim.

LEXO EDHE:  Rekord i ri në Evropë/ 123 mijë të prekur me koronavirus për 24 orë

Tabaku thotë se ajo që është më e rëndësishme është kredibiliteti.

“Ky është një proces kredibiliteti dhe angazhimi për reforma që zbatohen dhe jo reforma në letër, për ndryshime reale dhe jo për propagandë. Europa nuk i ka mbyllur dyert e shqiptarëve, gjithmonë i ka ofruar mundësi. Por BE, sigurisht që kurrë nuk do t’i ketë dyert e hapura për krimin, korrupsionin, migracionin, kapjen e drejtësisë dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, shkruan mes të tjerash Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

OFL si dështim i kapter Lleshajt

Publikuar

-

Nga

OFL si dështim i kapter Lleshajt

Operacioni Forca e Ligjit filloi një vit më parë me shumë zhurmë pas disa daljeve të shpeshta të kryeministrit Edi Rama i cili theksonte se ndaj krimit dhe personave të përfshirë në të, do të kishte një ligj shembullor që qeveria tashmë e kishte bërë gati.

Por, pas një viti duket se Operacioni i drejtuar nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, ish gjeneral i ushtirsë që u bë kapter partie, thuajse ka dështuar. Përveç zhurmës së përditshme që bën policia e Shtetit duke plotësuar formularët, nuk ka asgjë më shumë sesa kaq. Rezultatet janë thuajse qesharake, një dështim total. Pritej që dënimi kundër krimit do të ishte shembullor, porn ë këtë rast shembullor është dështimi i ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare , siguruar dje nga A2 CNNdhe gazetari Julian Kasapi, Policia e Shtetit ka dërguar formularë në 7800 subjekte, mes këtyre personave ka pasur edhe raste skandalze si fakti që këto formularë janë dërguar tek persona që kanë vdekur, siç ishte rasti i Shkelëzn Dumanin në Siri apo dhe i Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit. Krahas motivit për të qenë konform ligjit se për këta persona nuk ka një certifikatë vdekjeje, ajo që bie në sy është se mes 291 vendimeve për sekuestro preventive vetëm 1 automjet i vjetër është konfiskuar.

Pra 7800 formularë ka çuar policia, janë proceduar gati 291 persona dhe një automjet është sekuestruar në gjithë kjo zhurmë e përdirshme, 5 subjekte në Vlorë, 2 na Laç, 8 në Kukës, 1 në Shkodër, 7 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Gjiokastër në bazë të operacionit të OFL.

Ka qenë vetë ministri Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka thënë në një dalje tek Lutfi Dervishi në RTSH, në televizionin publik shqiptar, se qeveria kërkonte shtyrjen e mëtejshme të zbatimit të këtij ligji, të këtij akti normativ, siç është Operacioni Forca e Ligjit. Por ateherë ende nuk ishte rehatuar në BMW e tij luksoze që e bleu gati 100 milionë lekë në kohë pandemie.

Pra gjenerali i kthyer në kapter partie kërkon që dështimin e tij ta vazhdojë me tej me sukses dhe ta shesë çdo ditë si propagandë përmes njoftimeve zyrtare të policisë së Shtetit. A thua se qeveria po lufton krimin dhe policia e shtetit e çmonotoi atë, ndërkohë që një ligj i përgatitur nga kjo qeveri me një drejtësi të formuar me frymën e Rilindjes, me një politikë komplet në shërbim të saj, është vërtet një dështim.

Duket sikur Operacioni Forca e Ligjit nuk ka bërë gjë tjetër thjesht dhe vetëm ka pastruar figurat e personave të botës së krimit. Gjithë personazheve që u është dërguar letra, u është lënë bosh, kush e ka deklaruar pasurinë, kush ka mundur ka fsheur gjithçka. Ka persona që janë dënuar 20 vite më parë, shumë persona kanë pasuri të ngritura më vonë pasi kanë shlyer detyrimet ligjore. Në të vërtetë Operacioni Forca e Ligjit, edhe pse i ndërtuar me një zhurmë shumë të madhe dhe më nje shpresë së do të sekuestronte pasuritë e të gjithë atyre që i kishin vënë padrejtësisht, ishte një dështim total.

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Tabaku akuza ndaj mazhorancës

LEXO EDHE:  Bushati në Selanik/ Takim mes Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë e Bullgarisë

Rast spektakolar është edhe ai i Lulzim Berishës që Ministria e Brendshme e bëri zhurmë të madhe.
Fillimisht, atij iu sekuestrua një automjet i blinduar e disa ditë më pas me motivacionin se nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të OFL e njëjta gjë ndodhi me 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në pronësi të tij. Hetimi i nisur në SPAK u delegua më pas për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, ku dyshimet nuk u provuan. Kjo prokurori vendosi të çlirojë nga sekuestroja 1,2 milionë litra karburant dhe kthimin e sasisë te shoqëria tregtare. Vendimi i Prokurorisë u parapri nga një tjetër fitore e Berishës në Gjykatën Administrative të Apelit, që në tetor i ktheu licencën e hequr shoqërisë së tij “Rajan 2007”.

Ky nuk është rasti i parë, por një nga shembujt e shumtë ku duket qartë se OFL është një dështim personal i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, njeriut që bashkë me kryeministrin e reklamuan këtë operacion. Dy personat kryesorë të cilët deklaruan se ky operacion do të ishte një sukses i papërsërishtëm në llojin e vet ku krimi do të merrte goditjen e tij përfundimtare. Në fakt nuk ndodhi kështu, është vetëm një automjet i sekuestruar dhe disa procese të tjera që vazhdojnë. Sandër Lleshaj kërkon që ta zgjasë këtë operacion, ndoshta e do si pazar përpara zgjedhjeve, pikërisht ashtu siç ka ndodhur deri tani, pasi raportohet se në jo pak raste formularët dërgohen me porosi, por dhe në jo pak raste të tjera porosia për çuarjen e formularit ka qenë një marrëveshje midis klasës politike, elementëve të saj dhe botës së krimit. Në finale ky operacion duket të jetë një dështim i qartë.

Ky operacion i cili mban firmën e Sandër Lleshajt dhe të Edi Ramës, dy personat që e reklamuan dhe mbështetën këtë operacion, tashmë nuk mund të thonë dot se është dështim. Fletët e tyre ata i çojnë në SPAK aty ku i referojnë rastet, është ky SPAK produkt i Reformës në Drejtësi, i mbështetur nga qeveria, i drejtuar nga një ushtar i bindur partie dhe njeriu i zgjedhur i Ramës, siç është Arben Kraja, i cili merr dokumentat e Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës e nuk ka çfarë tju bëjë pasi gjithçka çohet me letra, është thjesht dhe vetëm process i dështuar.
Botës së krimit, përkohësisht i janë çuar disa formularë, i janë bllokuar disa asete të cilat ligji u’a ka rikthyer sërish.

Por, këtë herë as Sandër Lleshaj, as Edi Rama nuk justifikohen dot me gjykatat dhe prokuroritë pasi gjithçka po kalon nëpërmjet SPAK i cili është i mbështetur fort nga qeveria. Ajo që duket qartë është se deri tani ashtu si SPAK edhe ky operacion kanë të njëjtin fat, dështimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paralizimi” i 5 qershorit dhe ligjit për policinë/ Hyseni: Do i kalojmë në Kuvend brenda vitit

Publikuar

-

Nga

“Paralizimi” i 5 qershorit dhe ligjit për policinë/ Hyseni: Do i kalojmë në Kuvend brenda vitit

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni komentoi shtyrjen e miratimeve të disa ndryshimeve ligjore, duke deklaruar se ndryshimet ligjore të propozuara nga dakordësimi me opozitën në Këshillin Politik janë në proces miratimi. Ai tha me besim se ato do të miratohen brenda këtij viti dhe para zgjedhjeve të 25 prillit.

Hyseni tha se ato nuk janë miratuar ende për shkak se vullneti i socialistëve ka qenë pozitiv pasi projektligjet janë paraqitur në Kuvend, mirëpo ato s’miratohen me buton.

“Nuk ka ndonjë vonesë, ne po bëjmë procedurën, parlamenti është sovran, pavarësisht marrëveshjeve politike dhe ai vepron në bazë të Kushtetutës, sa do kohë të marri e rëndësishme është se para zgjedhjeve ato ligje do jenë të miratuara”,  u shpreh Hyseni.

LEXO EDHE:  E vërteta në pak shifra/ Buxheti ka para, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Tabaku akuza ndaj mazhorancës

Deputeti socialist u shpreh besimplotë se paketat ligjore do të kalojnë në Kuvend brenda këtij viti.

“Besoj që Parlamenti do të bëjë gjithë përpjekjet për t’i kaluar ligjet brenda këtij viti, pastaj s’e di nëse hyrja në fuqi do të mundësohet në kohë duke pasur parasysh lojën politike që bëjnë institucione të tjera,” . tha Hyseni për “Euronews Albania”.

Pjesë e ligjeve të propozuara nga marrëveshja e 5 qershorit, janë ai për policinë, për funksionimin e prokurorisë, sinjalizuesit, apo dhe Kodi Penal./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid në shkolla/ Vokshi: Rama po kërcënon mësuesit, nuk po përballojnë dot kurat e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

Covid në shkolla/ Vokshi: Rama po kërcënon mësuesit, nuk po përballojnë dot kurat e shtrenjta

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sa i takon situatës së koronavirusit në shkollat e vendit.

Vokshi akuzoi kryeministrin se po sulmon dhe shantazhon mësuesit që guxuan të tregonin realitetin, duke shtuar se reagimi qytetar është diçka që i ka munguar Shqipërisë.

Sipas ish deputetes demokrate pjesa më e madhe e mësuesve të prekur po e kalojnë në shtëpi dhe nuk po përballojnë dot kurat e shtrenjta.

“Reagimi qytetar është diçka që ka munguar në Shqipëri vitet e fundit por kjo  për shkak të presionit nga ana e drejtuesve politik të shkollave, drejtorive,  ministrisë, kryeministrisë.  Kryeministri akuzoi, fyeu, shantazhoi mësuesit që kanë guxuar të flasin. Kanë ardhur në takim me Kryetarin  e Partisë Demokratike jo për të bërë politikë por për të thënë problemet e tyre për çdo vështirësi që ata kanë në një ditë mësimore, për përhapjen e Covidi-t  në shkolla ku niveli i përhapjes ka kapur shifrat 30-50%. Pjesa më e madhe e mësuesve gjenden në shtëpi të sëmurë, nuk përballojnë dot as kurat e shtrenjta”, tha Vokshi.

Vokshi thotë se mësuesit po shantazhohen dhe kush rebelohet kërcënohet me transferim në shkolla të largëta ose pushohen nga puna.

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Tabaku akuza ndaj mazhorancës

LEXO EDHE:  Rekord i ri në Evropë/ 123 mijë të prekur me koronavirus për 24 orë

“Një pjesë rebelohen por ato shantazhohen, largohen dhe degdisen në skaje të largëta ku e kanë të pamundur të shkojnë për arsyet e tyre. Ose mund dhe të pushohen nga puna. Pjesa më e madhe e mësuese janë të rebeluar së brendshmi, denoncojnë, na shkruajnë përditë por shantazhohen nga drejtuesit politik ne shkolla sepse në vend të kemi arsim të depolitizuar  kemi arsim të politizuar”, tha ndër të tjera ish-deputetja e PD për “Dita jonë”./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE