LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë/ Arrestohen 25 persona

6 Shkurt 2020, 17:12, Kronika CNA
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë/ Arrestohen 25 persona

Një bandë shqiptare, e cila akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, është shkatërruar sot nga Europol.

Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht në Belgjikë, Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë në të cilin u  përfshinë mbi 600 oficerë të policisë.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antwerp zbuloi se droga kontrabandohej e fshehur në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën, duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara.

I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën përpara se ta transferonin në vendet e tjera të Evropës, për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Si rezultat i ketij megaoperacioni ndërkombëtar çoi në arrestimin e:

9 të arrestuar në Belgjikë, 6 në Spanjë, 3 në Hollandë, 6 në Gjermani dhe një tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25 persona.

Koka e këtij grupi është arrestuar në Belgjikë nga Policia Lokale e Antëerpit.

Ky klan funksiononte si  një grup i strukturuar i krimit të organizuar, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht, pra në disa vende europiane.

Lajmet e fundit nga