Connect with Us

Shkarkimi nga Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Arben Malaj padit Kuvendin

Politikë

Shkarkimi nga Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Arben Malaj padit Kuvendin

Publikuar

-

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka paditur Kuvendin në Gjykatën Administrative.

Padia e Malaj vjen pas shkarkimit të tij nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në korrik të vitit 2019, 28 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan shkarkimin e Malajt me arsyetimin për shkelje të etikës.

Më herët, Arben Malaj e  konsideroi vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, si të motivuar politikisht.

LEXO EDHE:  Kuvend/ Berisha-Ballës: Ulu aty, bandit!

Malaj e quajti joligjor vendimin e qeverisë dhe e konsideroi atë hakmarrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kam shitur gjakun për të ushqyer fëmijët”/ Basha publikon dëshminë rrëqethëse

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Klodian Rashës/ Basha tregon pse heshi Rama për tre ditë

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka publikuar sot në rrjetet sociale një video prekëse, ku shfaqet një baba i cili mes lotësh pranon se ka shitur gjakun e tij për të ushqyer fëmijët.

Sipas Bashës, që ngjarje të tilla të mos ndodhin më duhet të largohet kryeministri Rama dhe qeveria e tij

“Është koha për ndryshim. Është koha për të larguar Edi Ramën”,- shkruan Basha bashkwngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasada franceze i përgjigjet Ramës/ S’mund të akuzosh një vend mik

Publikuar

-

Nga

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur Ramës për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera. Ambasada thotë se ky informacion nuk është i vërtetë, teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.

Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE