LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

6 Shkurt 2020, 20:45, Politikë CNA
Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot foton e kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan, një person të akuzuar për kryerjen e disa krimeve dhe vrasjeve në qytetin e ELbasanit.

Hoxha tha në emisionin ?Opinion? se Rama e ka bërë këtë foto në resortin ?Univers? të Çapjave dhe është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Kështu gazetari ka zbuluar lidhjen e kreut të qeverisë me fisin Çapja, ndonëse është akuzuar nga opozita se është i lidhur me fisin kundërshtar Çelaj.

?Personi në fjalë është në listën e OFL-së. ky është Ardjan Çapja, janë në resortin që ka ky zotëria dhe ky tjetri është Edi Rama. Në ndryshimet që janë bërë në ligj është specifikuar, pika 14 thotë ekzaktësisht ?çdo gjyqtar që shoqërohet me persona të lidhur me krimin e organizuar menjëherë ai penazilozet dhe lë detyrën?. Atëherë çfarë ka ndodhur zakonisht, Edi Rama në Elbasan është akuzuar se ka lidhje me Çelajt. Çapjat janë akuzuar se kanë lidhje me të djathtët?, tha Hoxha ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga