Connect with Us

Plas në PS/ Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Politikë

Plas në PS/ Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Publikuar

-

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy ndryshime ligjore që janë themelore për reformën në drejtësi. Gazetarja Esiona Konomi në një raportim për Abcnews, tha se gjatë mbledhjes ka patur kritika nga Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino.

Sipas gazetares, Fino është shprehur se reforma ka nevojë për analizë dhe nuk mund të arnohet here pas here, sa herë gjenden ngushtë institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërsa Xhafaj ishte kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama për nismën Anti-KÇK.

LEXO EDHE:  “Paratë i ndajnë bashkë”/ Kulluri i nxjerr të palarat Ramës dhe Bashës

“Politika dhe Rama personalisht ka udhëhequr një debat të fortë, duke u treguar i pakujdesshëm sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë tashmë “qeveritë” e tyre. Flet më shumë Rama se KLGJ dhe KLP sidomos në rastin e gjyqtares së Krujës që liroi Indrit Doklen. Është e papranueshme që KLGJ s’ka reaguar ende për këtë rast”, është shprehur Xhafaj gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Non grata” në SHBA?/ Vasili vë Kryemadhin në vështirësi, rrezikon të mbetet jashtë listave

Publikuar

-

Nga

“Non grata” në SHBA?/ Vasili vë Kryemadhin në vështirësi, rrezikon të mbetet jashtë listave

Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI kanë një ngurrim të shtuar për të vendosur vendosur “kokat” e listave të kandidatëve për secilin qark

Por çfarë deklaroi ambasadorja Yuri Kim në takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi që e ka stopuar Bashën dhe detyruar të zvarrisë ecurinë e formatimit të listave të kandidatëve të PD.

Yuri Kim deklaroi publikisht në takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, se pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, “lista e zezë” për personat “non gratta” që ka shpallur qeveria amerikane dhe se këto përcaktime mbeten në fuqi.

“…duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar kryetarëve të partive, ambasadorja kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e SHBA për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë”, thuhet në deklaratën e dalë nga ambasada amerikane dhe publikuar në adresën e saj në rrjetin social.

Ndërkohë që Monika Kryemadhi, nëse i qëndron strikte kërkesës së SHBA për të pasur lista me kandidatë të pastër, e ka më lehtë ta lërë jashtë garës së 25 prillit nënkryetarin e LSI Petrit Vasili.

LEXO EDHE:  “Turp të qoftë. Ik se na zhgënjeve”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  “Turp të qoftë. Ik se na zhgënjeve”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Refuzimi i vizës për Vasilin  gati është pranuar zyrtarisht, pasi ka qënë “Zëri i Amerikës” media që e ka vënë në dijeni kohë më parë Kryemadhin se nënkryetari i LSI është person i padëshirueshëm në SHBA.

Gazetarja e VOA i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

“Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim” pra, as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt!

Tashmë Kryemadhi gjendet para sfidës: të kandidojnë emrat e padëshirushëm nga partneri kryesor i Shqipërisë dhe të përballem me ftohtësinë e SHBA, apo të lënë jashtë listave Petrit Vasilin.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Anisa Bahiti: Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju bëri milionerë!

Publikuar

-

Nga

Anisa Bahiti: Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju bëri milionerë!

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa Bahiti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për largimet e anëtarëve të LSI nga kjo parti duke iu bashkuar PS.

Në shkrimin e saj ajo shprehet se këta individë po largohen pasi u bënë milionerë nga LSI dhe se partia për ta ishte si hotel me 5 yje.

‘Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar.

Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë. Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen. Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte Ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllain drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shume të tjerë…

Fatkeqësisht ata për shumë kohe gëzuan mbështetjen dhe mbrojtjen deri në sektarizëm dhe krahinalizëm të drejtuesve të LSI. Aq i dhimbshëm është ky fakt sa, këta mysafirë të “hotelit me 5 yje” po largohen pa paguar, duke ja lënë borxhet në kurriz elektoratit, anëtarësisë dhe rinisë së partisë. Sërish askush nuk u kërkon ndjesë atyre mijëra vetëve për deputetët,ministrat dhe drejtorët të cilët iu vunë mbi kokë ndër vite .

LEXO EDHE:  “E di si ngjan ti pa gruan …”?/ Rama batuta me familjen e prekur nga tërmeti 

LEXO EDHE:  “E di si ngjan ti pa gruan …”?/ Rama batuta me familjen e prekur nga tërmeti 

Ishin po ata drejtues që nuk pyetën asnjë ditë elektoratin dhe anëtarësinë a duhet të largoheshin nga parlamenti, a duhet të braktisnin zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i lënë njerëzit rrugëve të vetmuar përballë pushtetit më të çmendur të të gjitha kohërave të ortakëruar me oligarkinë vendase.

Për çdo kënd që kishte mendimin ndryshe për këto dy çështje automatikisht kishte një dënim, “pushkatim” politik nga sekti drejtues, pavarësisht kontributeve ndër vite dhe mbështetje pa kusht ndaj deputeteve, drejtorëve dhe ministrave që po i braktisin sot duke shkuar tek “Rilindja”.

Fatmirësisht autorja e këtij shkrimi nuk është më pjesë e asnjë strukture drejtuese të LSI dhe është drejtuese e një media modeste rajonale, si e tillë u bën dy thirrje atyre që po ikin; së pari, mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë. Dhe të rinjëve ; votojeni LSI-në sa më shumë por vetem nëse ajo ka një program konkret dhe strategji reale për ju . Dhe mbi të gjitha kërkojini llogari drejtueseve që të mos ju vënë më në krye vetëm ata që iu përmbushin oreksin sektit të tyre dhe të kërkojnë ndjesë me fakte dhe jo vetëm me fjalë për milionerët që po e shkelmojnë duke ikur tek “Rilindja”!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi akuza Veliajt/ Po tenton të blejë njerëzit e LSI, i josh me punësime në Bashki

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi akuza Veliajt/ Po tenton të blejë njerëzit e LSI, i josh me punësime në Bashki

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa banore te kryeqytetit hodhi akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, se po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi drejtpërdrejt Erion Veliajn duke thënë se ai tentoi të blejë ish-deputeten Silva Caka.

“Dje kemi qeshur dhe kemi lluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për t’i futur në Bashkinë e Tiranës.

Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt.

LEXO EDHE:  “Turp”/ Studentët “kryqëzojnë” Top Channel

LEXO EDHE:  Rama në delir/ “Vëmendja e madhe po i tregon qartë vlerat e mia”

Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, gura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE