Connect with Us

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA “zbarkon” në Lezhë

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA “zbarkon” në Lezhë

Publikuar

-

Në vijim të operacioneve të kapjes së personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës, forcat RENEA kanë zbarkuar sot në Lezhë.

Pas Shijakut dhe Shkodrës, Lezha është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për vrasjen e 17 janarit të 2019.

Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Ndërsa kontrollet në Shijak nuk kanë dhënë rezultat.

LEXO EDHE:  Tenton të blejë cigare me lekë të falsifikuara/ Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Kujtojmë këtu se Jan Prenga dyshohet se është vrarë për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë, e cila pretendohet se i përkiste një shqiptari të burgosur në Ekuador.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Zjarr në kopësht/ Panik tek fëmijët dhe edukatoret

LEXO EDHE:  Fugoni përplaset me kamionin/ Plagoset një person

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 24-vjeçari ganez/ Tentoi të kalojë në Rinas me pasaportën e ‘sozisë’

Publikuar

-

Nga

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas policisë i riu me iniciale E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane, tentoi te kalonte kufirin ne menytre te paligjshme me pasaporten e nje njeriu te ngjashem.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i  tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

LEXO EDHE:  Forcat speciale, pa dieta prej dhjetorit. FNSH dhe RENEA u vonohen “shërbimet”

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në pikën kufitare/ Lihet në burg Ardian Doçi, zbardhet dëshmia

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet çifti i shqiptar në Greqi/ Dyshohet se ndihmonin grabitësit që hapën dje zjarr ndaj policisë

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh kanë rënë sot në prangat e policisë greke.

Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me tre grabitësit e një banke, që u përplasën dje me policinë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, burrë e grua, merrnin makina me qira në llogari të grabitësve.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme tre persona shkëmbyen zjarr me policinë, ku mbetën të plagosur edhe dy prej tyre.

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në pikën kufitare/ Lihet në burg Ardian Doçi, zbardhet dëshmia

LEXO EDHE:  Shkelja e normave të qarkullimit/ Policia bën "kërdinë" në Lezhë (video)

Autoritetet e shtetit fqinj arritën të vënë në pranga grabitësit, të cilët ishin nën vëzhgim prej kohësh, pasi dyshonte se kishin lidhje me disa vjedhje në zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE