LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisma “Anti-KÇK”, turp institucional/ Duma: Shtatë vite qeverisje, asnjë ndëshkim

6 Shkurt 2020, 22:29, Politikë CNA
Nisma “Anti-KÇK”, turp institucional/ Duma: Shtatë vite

Ish deputetja Grida Duma, e ka konsideruar nismën më të re të Qeverisë, të konkretizuar me Operacionin Forca e Ligjit, si një turp institucional.

?Kap çfarë të kapësh është një term rruge. Si mund të ndërtohet institucionalisht? Është një term që ka qarkulluar me vite. Kjo e kthen termin e rrugës në vlerë të vërtetë. A mund të lind një ligj me ?të kapim çfarë të kapim?. Drejtësia ka vetëm një sens, sikur njëri vetëm të mbetet pa drejtësi, e gjitha është e padrejtë. Ne kemi legjitimuar një instrument i cili është vetë anti-shtet.

Shqetësimi im është a mos po ndërtohet një ligj që të të mbrojë nga ligji? Kush e ka ndaluar shtetin të veprojë. Po hymë në vitin e tetë të qeverisjes, nuk ka asnjë ndëshkim. Në vitin 2013 kur erdhën në pushtet, e vetmja gjë që thoshin ishte ?kështu na e lanë?. Kjo është më tepër se teatrale, është diabolike. Kjo ka rrezikun e madh të legjitimojë krimin.?

Duke folur më tej, Duma ceku edhe rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar teksa tha se të gjithë ata që kanë lënë detyrën pasi janë akuzuar nga opozita, kanë pasur mbrojtjen e Kryeministrit.

?Janë detyruar të largohen pas një serie denoncimesh që kanë ardhur nga PD, pasi kanë pasur mbrojtjen e Kryeministrit. Kjo nuk ka asnjë paqartësi, që ne jemi këtu duke bërë politikën e padrinove. E nëse del Padrino e thotë që ky është i pafajshëm, ?mileti? duhet ta pranojnë ashtu siç është, gjykata nuk ekziston. Në këtë vend, nëse ke një njollë të një kredie të papaguar nuk guxon të shkosh në një bankë tjetër për të marrë kredi të dytë, e jo më të kandidoni në një post të lartë administrativ, pa pasur siguri?, u shpreh ajo./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga