Connect with Us

Ngjela bën analizën e Anti-KÇK dhe rendit faktet/ Pse është anti-kushtetues

Opinione

Ngjela bën analizën e Anti-KÇK dhe rendit faktet/ Pse është anti-kushtetues

Publikuar

-

avokat ngjela

Nga Spartak Ngjela

* Një qëndrim kritik-teorik kundrejt ligjit për KÇK

Duke i qëndruar strikt mendimit që e Drejta Komunitare ka në lidhje me aktin normativ;
Duke parë edhe qëndrimin e të drejtës shqiptare në lidhje me aktin normativ të formuluar nga qeveria;
Pasi iu drejtuam dhe Nenit 101 të Kushtetutës;
Arritëm në konkluzionin se: ligji “Për masat parandaluese të terrorizmit, krimit të organizuar”, është një akt normativ, i cili e kapërcen objektin që përcakton e Drejta Komunitare në lidhje me aktin normativ..
Akti normativ, si koncept juridik, u strukturua në vitin 1895 nga juristi i madh gjerman, Otto Mayer, i cili e konsideroi forcën administrative të qeverise në një momenti të caktuar si akt normativ që duhet të dalë nga qeveria, për nevojë dhe urgjencë. Këtë qëndrtim mban edhe e drejta jonë.

l. E Drejta Komunitare, sikurse edhe e Drejta Shqiptare, nuk e pranon gjendjen e jashtëzakonshme si nevojë dhe urgjencë.
Për të gjitha këto, në rast se do ta shohim me vëmendje ligjin që po marrim në kritikë, arrijmë në konkluzionin se, në ketë ligj, mungon nevoja dhe urgjenca të cilat përbëjnë karakterin teorik të përcaktuar.
Është pamundësi absolute që të konsiderosh një ligj me 40 nene nevojë dhe urgjencë imediate për qeverinë; sepse ky akt, me këtë strukturë juridike që paraqet, ka karakterin e një kodi, i cili kurrë nuk mund të dalë me një akt normativ.
Çfarë e ngut qeverinë Rama të ndërmarrë një akt të tillë? Asnjë gjë urgjente. A bie ndesh me përmbajtjen në kuptim të objektit universal ky ligj, i cili tani ende e ka emrin akt normativ?
Ky akt normativ bie ndesh me Kushtetutën, në funksion të Reformës në Drejtësi; bie ndesh me të gjitha ligjet me të cilat është formuluar reforma në drejtësi: ai bie ndesh me Byronë Kombëtare të Hetimit; bie ndesh me Prokurorinë e Posaçme, si veprimtari juridike anti – korrupsion dhe kundër krimit të organizuar.
Situata e sotme teorike, e strukturuar juridikisht si reformë në drejtësi, nuk e ndan krimin e organizuar nga korrupsioni. Përkundrazi, në këtë luftë reformuese, primar është korrupsioni, sepse të gjitha studimet në lidhje me korrupsionin shqiptar kanë vërtetuar se, korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar i niveleve të larta, kanë qenë dhe janë bashkë në drejtimin adminsitrativ të Republikës së Shqipërisë.
Atëherë: përse akti normativ që kemi përpara e ndan korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror nga krimi i organizuar?
Analiza që do t’i bëjmë aktit normativ, i jep përgjigje kësaj pyetjeje.

ll. 1. Objekti i Ligjit
Objekti i këtij ligji shihet se janë vetëm organizatat, grupet e strukturuara kriminale dhe organizatat terroriste, bandat e armatosura etj; por, në Nenin 1 të aktit normativ, në të cilën shprehet objekti, nuk përcaktohet korrupsioni i lartë shtetëror, i cili është i provuar se ka lidhje me krimin e organizuar. Ky është defekti kryesor i këtij ligji.

2. Ligji rrëzohet, sidomos formalisht dhe doktrinalisht, pikërisht tek qëllimi, që përcakton Neni 2 i tij.
Neni 2 shprehet se:
“Qëllimi i këtij akti normativ është ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm, në kushtet e nevojës së forcimit dhe ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar…”
Doktrina e së Drejtës Komunitare dhe e së Drejtës Shqiptare nuk e pranon këtë qëllim si nevojë dhe urgjencë.
Që të dalë një akt i tillë administrativ normativ duhet që, domosdoshmërisht, të kemi nevojë dhe urgjencë. Doktrina e së drejtës sonë dhe ajo e të Drejtës Komunitare, nuk e pranon emergjencën, madje as vetë gjendjen e jashtëzakonshme si urgjencë, sepse ndërpritet procedura parlamentare në daljen e një ligji, dhe humbet koncepti i sovranitetit.

Dalja e një ligji, brenda strukturës të së drejtës të një shteti të caktuar, në substancë, është pjesë e pandarë e sovranitetit. Arsyeja kryesore pse akti normativ duhet të jetë shumë i kufizuar qëndron te fakti se, edhe për 45 ditë që ai ka forcë, nuk duhet të cenojë sovranitetin e popullit. Mbajtësi i sovranitetit të popullit nuk është qeveria, por Kuvendi i Shqipërisë.
Kjo është arsyeja që doktrina juridike e të Drejtës Shqiptare dhe ajo Komunitare ka vënë si ngarkesë absolute të aktit normativ nevojën dhe urgjencën. Këto të dyja nuk mund të ndahen nga njëra – tjetra, sepse kanë koneksion juridik, prandaj, edhe nëse qeveria ka nevojë ajo duhet të jetë urgjente. Nëse kjo nevojë nuk është urgjente, akti normativ nuk mund të dalë.
Pyetja që ngrihet këtu në këtë rast është kjo:
Cila është urgjenca aktuale për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipërinë e sotme? Nuk ka asnjë urgjencë, kjo, në fakt, është një çështje që ka të bëjë me vullnetin politik dhe arsyen juridike, e cila domosdoshmërisht duhet të vijojë në kohë.

3. Neni 5 i ligjit përcakton subjektet e këtij akti normativ.

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ "Ligji impotent përballë grupeve kriminale"

Të gjithë subjektet e paraqitur në nenin 5, që janë persona të dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë; me pjesëmarrje në krime të kryera nga organizata kriminale; që janë organizata terroriste – por, që të gjitha këto, janë të parashikuara në rreth 28-30 dispozita ligjore të Kodit Penal.
Kjo është arsyeja që Neni 5 i ligjit rrëzon përfundimisht doktrinën e të Drejtës Komunitare dhe të Drejtës Shqiptare, në funksion të urgjencës. Si mund të jetë në urgjencë, hetimi i veprave penale të parashikuara në 30 nene?!
Ky është pa dyshim një absurditet juridik, sepse, siç e kemi theksuar, në funksion të karakterit strik – juridik akti normativ kërkon nevojë dhe urgjencë.

4. Shkelje e rëndë kushtetuese e këtij ligji është edhe neni 8, i cili parashikon ngritjen e një institucioni të ri juridik.

Si ka mundësi të konceptohet si urgjencë ngritja e një institucioni të lartë shtetëror me akt normativ? Kjo është një kontradiktë në objekt, që automatikisht rrëzon dhe e bën aktin normativ të pazbatueshëm. Pikërisht për këtë, në rast se ky akt normativ zbatohet, kryeministri shqiptar duhet të akuzohet në një proces penal për shpërdorim të theksuar të detyrës, edhe pse vendimi është marrë kolegjialisht me ministrat e tjerë.

Cili është institucioni që ngrihet në nenin 8, me anë të këtij akti normativ?
Institucioni e mban emrin: Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.
Aapekti më i rënduar antikushtetues që del nga ky nen është fakti se, sipas tij, Komitetin Kombëtar të Koordinimit duhet ta drejtojë ministri Brendshëm. Por, në këtë komitet, i cili kryesohet nga ministri i Brendshëm gjendet kjo përbërje: si anëtarë të tij jane: Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesi i Shërbimit Informativ, ministri i Drejtësisë, ministri i Finacave etj.
Si ka mundësi të pranohet si koncept juridik që, Prokurori i Përgjithshëm të drejtohet në një komitet nga ministri i Brendshëm, komitet ky i cili merret drejtëpërsëdrejti me krimin e organizuar?!
Shkelja e Kushtetutës është e rëndë, sepse ministri i Brendshëm, në një aspekt të rëndësishëm të hetimit të kriminalitetit, drejton gjysmën e pushtetit gjyqësor- kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Analiza Përfundimtare:
Fakti që përpara nesh dalin shkeljet e mësipërme, të cilat cënojnë sovranitetin e popullit, pushtetin e pavarur gjyqësor dhe karakterin doktrinar të urgjencës në lidhje me aktin normativ, ky akt normativ është akt juridik absolutisht i pavlefshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Ja tre personat që duan shkatërrimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ "Ligji impotent përballë grupeve kriminale"

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ibsen Elezi/ Shoqja Nexhmije të “uroj” edhe 100 !

Publikuar

-

Nga

Të uroj jetë të gjatë zonja e zeze, ndryshe nga ç’e kisha menduar dikur, që ju duhet të ishit dënuar me varje si zanafillë e ndërtimit të drejtesise në këtë vend dhe jo shenjë hakmarrje.

Jo vetëm ty por j’a uroj edhe gjithe kastës tënde, që zanafillën e ardhjes në pushtet mbrujtet me gjak shqiptarësh, këtu e në Kosovë, për të treguar servilizmin tuaj të pakufi ndaj eprorëve tuaj komunist pansllav. Vratë e vodhët familjet e medha fisnike që dhanë aq shumë për këtë komb, zoti e di se shumica e kockave dhe pasurive të tyre ku përfunduan, vratë e burgoset intelektualë e patriotë që i vlenin këtij kombi me shumë se pasuria që vodhet. Ju nuk ishit trima por aq frikacak sa edhe eshtrat e tyre ju tmerronin, i varrosët, i zhvarrosët e i zhduket (si eshtrat e të madhit Gjergj Fishta), kaluat Hitlerin e Stalinin, zvenitet Shekspirin e Danten.

Kanibalizmi juaj nuk ka të krahasuar. Ju vratë elitën, se shkëlqimi i saj i verbonte një tufë bandidësh si ju ‘pa din e pa iman’, i vratë që të krijonit ‘Historinë tuaj’, ‘Elitën Tuaj’, por që elitë s’do bëhej kurre dhe historia juaj do mbetej e ndyrë.

Teoria juaj ishte e pështirë, t’i fshinit nga historia, s’u ngopët as me brezin pasardhës e paspasardhës, duke e mos i shkolluar e denigruar, si ta dinit se strukturën gjenetike e fal zoti, se atë se besuat kurrë.

Ne 45 vjet u munduat te deformoni tiparet e kombit, i late me bark dhe mendje bosh qe as te mos mendonin dot ndryshe vec ‘doktrines’ tuaj. I shërbyet armiqve të kombit tonë më mirë se ata e kishin imagjinuar.Ju nuk ishit Byroja politike sic e quanit veten por një ‘Bandë Mafioze’ që s’latë pasuri pa vjedhur, kontrabandë e maskarallëk pa bërë për tu pasuruar.

LEXO EDHE:  Publikohen vendimet e Këshillit të Ministrave

LEXO EDHE:  Lulzim Basha braktis revolucionin/ Fillon fushatën?!

Ju s’e kishit 90-ën, e as 92-shin, se e dinit që letrat tuaja s’do hapeshin kurrë, s’do dënoheshit kurre as për qindra tonelata floriri të vjedhura dhe as për mijërat e jetëve të marra.

Ju ndoshta edhe 97 e kishit programuar që në 90, se të derdhni gjak shqiptari për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë tuaja është pjesë filozofisë tuaj, por ju s’mund të fshiheni pas Sudeve e Xhaferave si dikur, zullumi juaj është trashur shumë sa dallohet që përtej oqeanit.Sot fytyrat tuaja nuk mund t’i lajnë shërbëtorët maskarenj që shkruajnë se sa njerëzor ishit brenda mureve të shtëpisë së lyer me gjak.

Ju ndoshta e kishit programuar qe sot do ishit ‘Elita’ e vendi, se i kishit në dorë të gjitha, fundja e morët me pushkë dhe e ‘meritoni’. Sot jeni shpalosur në 3 braza, nga Gramozi me shokë te djemtë e nipat, duke demostruar se jeni po ata, por kjo është edhe shenjë frike se djathta e vërtetë në këtë vend do vij si antitetzë e juaja, duke e çliruar politikën njëherë e mirë nga kthetrat tuaja 75 vjeçare.

Jetove kohën kur ‘fytyra’ e burrit u shitet në shkëmbim të lëkureve tuaja. Tash jeto që imazhi juaj t’ju dal në ëndërr pinjolleve të bashkëpunëtorëve që i vratë e denigruat, punë kaniblesh mes jush.

Jeto që të inspirosh njerëzit fisnik dhe të ndershëm për misionin e papërfunduar të baballarëve të tyre, të inspirosh njerëzit e ndershëm të këtij vendi se drejtësia herët a vonë do bërë. ‘Zullumi këputet nga e trasha’ kjo është shenja që tregon fundin e perandorisë tuaj, jeto aq sa ta shohesh me syte tuaj si shenjë e ndëshkimit të zotit në tokë.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Luli i SHQUP-it dhe hipokrizia e Bashës përmes rubrikës “Po të dëgjoj” në Facebook

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Thonë qe vesi vdes me shpirtin. E tillë është edhe hipokrizia, një ves që tanimë ka pushtuar në masë qenien njerëzore. Por përtej këtyre sofizmave, morra guximin të shkruaj dy fjalë për situatën politike në vend, teksa në fokus të celuloidit dhe analizës sime modeste, këtë herë është Partia Demokratike. Kjo e fundit prej korrikut të vitit 2013 drejtohet nga Lulzim Basha.

Ai hyri të martën e nxehtë të atij korriku në selinë blu si kryetar i PD, 8 vjet e gjysmë pasi iu bashkua Partisë Demokratike si një nga figurat e reja të saj. Në të dy rastet edhe kur u afrua për të kontribuar në PD në vitin 2005, si pjesë e një grupi intelektualësh të rinj, që punuan për programin e partisë në tentativën e rikthimit në pushtet pas 8 viteve në opozitë, por edhe na rastin kur u katapultua si kryetar i kësaj partie, Partia Demokratike ndodhej në opozitë.

Kjo një koeçidencë sa ironike, aq edhe bukur, për vetë faktin se ka ndodhur në politikë, fushë kjo mjaft e ndjeshme për qytetarët shqiptarë. Megjithatë, nuk po humb kohë dhe po iu drejtoj në brazë, në mënyrë që të merrni esencën e ideve të mia racionale. Prej dhjetë ditësh kryedemokrati ka zbritur në terren, duke bërë maratonomakun dhe trokitur shtëpi më shtëpi dhe biznes më biznes. Kudo ku ka shkuar praninë e tij tek qytetarët e ka justifikuar me faktin se ka nisur një fushatë, në mënyrë që të dëgjojë hallet e tyre, probleme që do t’iu japë zgjidhje sapo të vijë në pushtetit.

Deri këtu gjithçka është ok, pasi një parti politike që të bindë popullin që t’ia besojnë pushtetin, duhet të ulet këmbëkryq me ta dhe t’i dëgjoja hallet e tyre. Por problemi është se në të gjithë këtë interval takimesh, ra në sy fakti se shumica e qytetarëve që pritën shefin e selisë blu ishin ose të njohur të këtij të fundit, ose anëtarë të Partisë Demokratike, apo militantë që i ishin bashkuar protestës së opozitës në Çadër gjatë pranverës së vitit 2017 para Kryeministrisë. Kështu që, kjo strategji e ndjekur nga Basha, duke shëtitur derë më derë e takuar qytetarë, ngjan më shumë me propagandë, sesa me takime reale.

Të jeni të sigurt se gjatë takimeve reale, një politikan është i destinuar që t’iu japë dorën si atyre që punojnë në  ndërtim, bujqësi dhe blegtori, apo më keq akoma edhe atyre që punojnë në komunale dhe që i kanë duart të bëra pis nga ujërat e zeza. Mirëpo, në të gjitha takimet që u pasqyruan nga Basha, shumica e qytetarëve ishin të krehur dhe të mbajtur mirë, edhe pse ata u përballën me “surprizë” në vendin e punës, kur para tyre u shfaq Luli i SHQUP-it. Pra, ndryshe nga sa mund të ndodhet në realitet, të gjithë ata që patën luksin dhe privilegjin të takonin Bashën, u dukën se ishin informuar që do të takoheshin me shefin e opozitës, informacioni ky që i ndihmoi atë të hynin në rol dhe të aktronin bashkë me kreun e PD.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha braktis revolucionin/ Fillon fushatën?!

LEXO EDHE:  Ish-presidenti sulmon Qeverinë/ "Ligji impotent përballë grupeve kriminale"

Megjithatë, skandali thellohet, duke arritur kulmin pasditen e së enjtes, kohë kur shefi i selisë blu zhvilloi një bashkëbisedim “LIVE” me qytetarët në llogarinë e tij në “Facebook”. Këtë komunikim lideri demokrat e kishte bekuar me emrin folklorik “Po të dëgjoj”, teksa gjatë bashkëbisedimit me qytetarët iu jepte përgjigje shqetësimeve të këtyre të fundit, të cilat ia kishin dërguar atij përmes komenteve. Njëri prej komentuesve që kërkoja përgjigje për një problem isha edhe unë. Edhe pse pyetja ime ishte e karakterit politik, duke qenë se unë jam gazetar i politikës, unë nuk e morra kurrë atë përgjigje nga Basha. Ky i fundit në mënyrë më hipokrite u kujdes që t’iu jepte përgjigje të gjithë të qytetarëve, që me thënë të drejtë pas një investigimi të vogël që bërë unë, nuk ishin popull i thjeshtë, por ofiqarë, militantë dhe vartës të shefit të selisë blu. Mes komentuesve që shtronin pyetje ishin Xhelal Mziu, kreu i PD të Kamzës, deri tek kreu i PD i njësisë numër 1 në Tiranë, Dilaver Laçi, apo edhe kandidatë për deputetët që garonin në zgjedhjet e 2017 nën siglën e PD.

Të gjithëve këtyre Basha iu dha përgjigje një për një, duke iu drejtuar me drojë dhe shqiptuar emrin me habi, a thua se ata nuk ishin të njohurit e tij, madje të infiltruar që t’i jepnin më shumë dekor e grint rubrikës “Po të dëgjoj” në Facebook. Pra, në këtë video-komunikim, Basha nxori në pah aftësitë e tij të aktrimit dhe qasjen e tij hipokrite, vese këto që ia zbuluan “pa dashje” “militantë” e PD, pasi komentuesit nuk ishin krejtësisht të rastësishëm, sikundër e shiti kryedemokratit rubrikën “Po të dëgjoj” në Facebook. Sa keq dhe sa turp! Zoti Luli, një gjë duhet të dish që populli nuk e ha më sapunin për djathë.

LEXO TE PLOTE