Kronika
Ngjarjet kriminale në Shkodër/ Voltana Ademi thirrje Lleshajt dhe Veliut: Shkodranët, kanë nevojë për siguri

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Shkodër.
Ademi shprehet e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës.
“Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtarë. Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët”, shkruan Ademi.
Ajo i bën thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.
“Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!
Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë”, shkruan më tej Ademi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...