LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Agim Xhafka/ Qeroska

6 Shkurt 2020, 17:23, Kulturë CNA
Nga Agim Xhafka/ Qeroska

Kur ecën në bulevard ?Republika? nga Valbona drejt kinema ?Moravés? të gjitha rrugicat majtas ngjajnë si nepërka që u ngjiten kodrave. Janë aq të drejta e aq të pjerrëta sa duket sikur u projektuan për pista skish. Dhe më ngjasin njësoj e nuk di cilën ta quaj ?Qeroska?,atë rrugicën që na mblidhte pas shkolle,që i hypnin sipër çantave me libra e lëshoheshim drejt bulevardit me shpejtësi skëterre. Na nxirrnin sytë lotë,thuajse i mbyllnin fare nga era acar që na rrihte fytyrën e herë pas herë çelnim pakëz njérin sy që ta ushqenim trurin me pamjet drithéruese. Pulsi shkonte mbi 100,zemra si valvola e tenxheres me presion dhe adrenalina digjej te furra e moshës sonë. Lumturia na ngrinte më lart çative të shtëpijave dhe kur arrinim në fund nuk rrinim një sekondë në vend. Merrnim çantën nën sqetull dhe vrap drejt majës,në nisjen e dytë,të tretë,…deri sa nata mbulonte rrugicën. Ndizeshin ca poça të rrugëve që ishin aq të zbehtë sa dukej sikur kishin rolin të na zbonin. Qeroska zbrazej dhe tek tuk ecte ndonjë plakë pa këpucë. Mbathur me çorape leshi,armë e sigurt pér mosrrëshqitje.
Drejt shtëpisë të lodhur,të uritur, të rraskapitur. Librat ishin qull,si bythët tona të lagura. Nëna i varte tutat në dy tela te tavani i kuzhinës dhe gjumi na zinte me bukë në gojë.
E kujtoj Qeroskën sa herë bije borë. E kujtoj dhe kur jam jashte shtetit në pista moderne skish. Ajo është modeste,por ka mbi kokë aureolën e kujtimeve ndaj më ngjan kampione. Qeroska u quajt kështu nga që ishte pistë pa pengesa si tulla e qoses psh. Që lëshohesh e rrëshqet pa frikë me shpejtësi ëndërre.
E di që tani te ajo rrugicë ka pak dëborë. Jo se ka ndryshuar klima,por se nuk ka më fëmijë. Nuk ka më gëzim,klithma,argëtim e atmosferë. Pse të lodhem kot,thotë e bardha borë!
Qeroska mbeti ndrydhur aty si pavion i muzeut fëminor. Më sheh sa e herë e shoh. Më pérshëndet e rri atje stoik me dëshirën të mbushet sérish si dikur me zallamahinë e skiatorëve të çantave shkollore. Shpreson Qeroska e ngrat?…

Lajmet e fundit nga