Connect with Us

Negociatat/ Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

Politikë

Negociatat/ Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

Publikuar

-

Në kuadrin e publikimit në Bruksel të propozimit të Komisionit të BE-së për metodologjinë e re të zgjerimit, është rritur intensiteti i mesazheve politike nga BE për mbështetje e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre. Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian, në vizitën e tij në Tiranë në fund të muajit të kaluar,  premtoi mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë  “për të bërë hapa përpara në javët dhe muajt e ardhshëm për të arritur një qëndrim pozitiv unanim”.  Një mesazh të njëjtë politik dha edhe Davide Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian, që përfundoi të martën ( 4.02) vizitën e tij dyditore në Tiranë: “Është koha e integrimit. procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Për këtë janë të bindur Parlamenti dhe Komisioni Europian. Shqiptarët duhen mbështetur në rrugën drejt BE-së dhe meritojnë përgëzime për hapat, që kanë ndërmarrë dhe besimin e madh që kanë tek BE. ” tha Sassoli në konferencën e përbashkëet për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai  vlerësoi paketën e fundit ligjore për sekuestrimine pasurive të krimit të organizuar dhe dialogun qeveri-opozitë për reformën zgjedhore si “sinjale të mira që vijnë nga Shqipëria në BE”

Albanien EU Ratspräsident Charles Michel bei Rama (DW/A. Ruci)

Presidenti i PE rriti kreditet e Shqipërisë kur në fjalën që mbajti në Parlament solli në vëmendje të deputetëve që ” shqiptarët nuk kanë një plan B dhe BE është një zgjedhje që Shqipëria e ka bërë prej kohësh”.

Por kjo besnikëri nuk mjafton. Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e Bundestagut Gjerman.

Kushtet e plotësuara ҫelësi për dritën e gjelbër

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD shpreson që metodologjia e re e zgjerimit do të mundësojë një konsensus mes shteteve antare të BE për hapjen e negociatave  të lidhur me ploteësimin e kushteve të Bundestgut Gjerman. „Nëse kjo ndodh këtë mars, faktikishtit do të kemi për Shqipërinë një vendim në parim nga liderët e BE për fillim të negociatave me kushte, fjala është për  kushtet në rezolutën e  Bundestagut gjerman, tetorin e kaluar” thotë Genc Pollo për DW.

Genc Pollo Albanien Staatsangehörigkeit Mazedonien (DW)

Në terma konkretë, sqaron Genc Pollo, kjo do të thotë që Konferenca e Dytë e Pranimit, që  hap negociatat reale “do të ndodhë pasi Shqipëria të ketë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, si një nga kushtet e Bundestagut gjerman, plotësimi i të cilave është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standarde minimale të demokracisë dhe shtetit ligjor dhe dalë nga kriza e thellë kushtetutese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh” .

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i European Movement – Albania mendon, se „ plotësimi tërësisht i kushteve të Bundestagut gjerman kërkon dakortësi politike, që për fat të keq mungon prej kohësh. Gjithsesi shanset e Shqipërisë për një vendim pozitiv janë rritur së fundi” thekson ai për DW.„ Kjo duket qartë në deklaratat e krerëve të vendeve kryesore të BE, që nga presidenti Macron tek kancelarja Merkel, e cila për herë të parë e tha publikisht në Berlin, muajin e kaluar, më 27 janar, që „duhet hapur rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bisedimet duhet të fillojnë në Mars,” thekson Gjipali për DW.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Haradinajt/ BE thirrje Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni, ja mënyra e vetme për të ecur përpara

Shqipëria përballë mbështetjes së BE-së

Përballë mbështetjes në rritje të BE-së Shqipëria duhet të thellojë reformat dhe të ketë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “ Shqipëria ka bërë mjaftueshëm për hapjen e negociatave, gjë që është rikonfirmuar nga KE. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë moment pozitiv që po krijohet, nuk duhet të rrezikojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, gjë që do të sillte nje dekurajim të madh shoqëror në vend,” thekson  për DW, Gledis Gjipali..

Gledis Gjipali European Movement Albania (DW/A.Muka)

Por Genc Pollo mendon që dekurajimi dhe zhgënjimi shoqëror në Shqipëri nuk lidhet me negociatat e pranimit. “ Zhgënjimi dhe shpresëhumbja në Shqipëri, që po shkakton shpopullim masiv  që nga 2014, nuk lidhet me moshapjen e negociatave, por kanë ardhur nga kapja e shtetit, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë, përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual” thotë për DW, Genc Pollo.

Ai thekson se krahas përmbushjes së kushteve të Bundestagut gjerman, “rruga për normalizimin politik dhe demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri kujdestare”.

Por maxhoranca socialiste,  me të cilën ish-deputetët e PD po dialogojnë për të kryer reformën zgjedhore dhe përmbushur një nga kushtet e Bundestagut gjerman; nuk e lidh këtë përmbushje me kryerjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, tha të martën, ( 4.02) në takimin në Tiranë me Delegacionin e Nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që po zhvillon një mision faktmbledhës në Shqipëri, se “zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen në qershor 2021 kurse ato lokale në 2023”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Qeveria australiane: Në Shqipëri dominojnë bandat, zyrtarët fshehin pasuritë në kontinentin tonë

LEXO EDHE:   “Reporterët pa kufij” japin alarmin / Shqipëria një nga pesë vendet me mafian më të rrezikshme

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.

Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt,  shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.

Gjermanët u besojnë autoriteteve

Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.

Sa duhet të kushtojnë ushqimet? 

Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.

Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë

Por a do t’u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).

E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.

Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta

Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të  përballueshëm.

LEXO EDHE:  Qeveria australiane: Në Shqipëri dominojnë bandat, zyrtarët fshehin pasuritë në kontinentin tonë

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohur reformat

Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.

Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë  për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.

Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese  në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.

Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin

Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.

Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.

Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë./DW

LEXO TE PLOTE