LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakroi gruan me thikë/ Gjykata jep vendimin për 45-vjeçarin

6 Shkurt 2020, 08:52, Kronika CNA
Masakroi gruan me thikë/ Gjykata jep vendimin për 45-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 45-vjeçarin, Lulzim Cuku, i cili akuzohet se më 2 shkurt të këtij viti vrau bashkëshorten e tij Manjolën, 33-vjeçe nënë të tre fëmijëve.

Mësohet se ai ka rrëfyer edhe krimin para oficerëve të policisë një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Cuku është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ndërkohë në seancën e sotme gjyqësore, asnjë familjar i Cukut nuk ishte i pranishëm në sallë.

Lajmet e fundit nga