Connect with Us

“Luftë” në pedonale/ Si u plagos 35-vjeçarja, në pranga tre autorët  

Kronika

“Luftë” në pedonale/ Si u plagos 35-vjeçarja, në pranga tre autorët  

Publikuar

-

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin verior të Shkodrës, ku një grua mbeti e plagosur pasi e zuri një plumb ‘qorr’.

Sipas Report Tv, tre persona janë vënë në pranga pas përplasjes me armë të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe të rinj të cilët  janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit rreth orës 20:30 të së mërkurës.

Mësohet se njëri nga grupet e të rinjve (rreth 5 persona) kanë qenë të ulur tek stolat e pedonales ‘Kolë Idremeno’, dhe më pas pranë tyre ka ardhur grupi tjetër i të rinjve na rruga ‘Françeskane’. Sapo të rinjtë kanë parë njëri-tjetrin kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar duke e kthyer pedonalen në një arenë lufte. Por nga breshëria e plumbave që të rinjtë kanë qëlluar nuk është plagosur asnjëri prej tyre, megjithatë një ‘plumb qorr’ ka kapur 35-vjeçaren e cila po kalonte rastësisht aty së bashku me motrën dhe dy kunetërit e saj.

LEXO EDHE:  Shpërdoruan detyrën në Zona të Mbrojtura/ 3 punonjës në pranga dhe 7 nën procedim penal

Këta të fundit kanë qenë duke konsumuar një kafe në lokalet e pedonales pasi kishin dalë nga spitali për të marrë disa ilaçe, por rastësisht janë gjendur mes dy ‘zjarreve’. Plumbi 35-vjeçaren e ka kapur në këmbë, ndërsa njëri nga kunetërit e saj ka shpëtuar mrekullisht pasi plumbi i ka përshkruar pantallonat por pa e kapur në trup.

Nga përplasja me armë mes dy grupeve të të rinjve është dëmtuar edhe një mjet tip ‘BMË’ që ndodhej i parkuar në pedonale pasi pronari i saj ndodhej në një palestër aty pranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja plumbash çka tregon se përplasja me armë mes të rinjve ka qenë e ashpër. Nga bizneset janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku pas kqyrjes pritet të ketë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Në polici janë marrë dëshmitë edhe të personave që ishin në zonë kur ndodhi përplasja e armatosur.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të kapur personat e tjerë që kanë qëlluar me armë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Rasti “Pjetri” dhe bllokimi i Shkodrës/ Vjen lëvizja surprizë e mazhorancës

LEXO EDHE:  Shkodër/ Grabitësit vjedhin 4500 Euro nga banesa e një të moshuari

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 24-vjeçari ganez/ Tentoi të kalojë në Rinas me pasaportën e ‘sozisë’

Publikuar

-

Nga

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas policisë i riu me iniciale E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane, tentoi te kalonte kufirin ne menytre te paligjshme me pasaporten e nje njeriu te ngjashem.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i  tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

LEXO EDHE:  “Incidenti” në Shkodër/ Fatos Nano nuk lejohet të parkojë te stadiumi

LEXO EDHE:  “Incidenti" në Shkodër/ Fatos Nano nuk lejohet të parkojë te stadiumi

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet çifti i shqiptar në Greqi/ Dyshohet se ndihmonin grabitësit që hapën dje zjarr ndaj policisë

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh kanë rënë sot në prangat e policisë greke.

Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me tre grabitësit e një banke, që u përplasën dje me policinë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, burrë e grua, merrnin makina me qira në llogari të grabitësve.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme tre persona shkëmbyen zjarr me policinë, ku mbetën të plagosur edhe dy prej tyre.

LEXO EDHE:  Plagosja në Fier/ Zbardhen detaje të tjera

LEXO EDHE:  Shpërdoruan detyrën në Zona të Mbrojtura/ 3 punonjës në pranga dhe 7 nën procedim penal

Autoritetet e shtetit fqinj arritën të vënë në pranga grabitësit, të cilët ishin nën vëzhgim prej kohësh, pasi dyshonte se kishin lidhje me disa vjedhje në zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE