LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuari për vrasje punonte si polic privat/ Gjykata e Vlorës e njeh me masën “burg përjetë”

6 Shkurt 2020, 11:21, Kronika CNA
I dënuari për vrasje punonte si polic privat/ Gjykata e Vlorës e

Bardhosh Lytaj, 47 vjeçari në kërkim i arrestuar pak ditë më parë në Vlorë është njohur në Gjykatë me dënimin me “burgim të përjetshëm” të dhënë nga drejtësia greke.

Lytaj, është i dënuar në vendin fqinj me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë pasi i grabiti në vitin 1998 dy turistë anglezë në Greqi.

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë u bë me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të 47 vjecarit.

Gjatë marrjes në pyetje Lytaj ka shfaqur shenja nervozizmi ndërkohë që ka deklaruar se nuk dinte se ishte i shpallur në kërkim.

“Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje jam edhe me fëmijë”, mësohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat./CNA.al

Lajmet e fundit nga