LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Go Edi go”/ Vasili duartroket Ramën

6 Shkurt 2020, 12:21, Politikë CNA
“Go Edi go”/ Vasili duartroket Ramën

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin, ndërsa shkruan se meqë Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe PPP-të, po ikën gjithë rinia nga vendi.

?Edi Rama eshte shume mire me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithe rinia iken!?

Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thote : “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.?-shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, Vasili thekson se plani i ?bananeve? nga Kolumbia është rritur dhjetare her, duke lënë të nënkuptohet trafikun e drogës.

?Vertet Edi eshte shume mire se :

Planin e “bananeve”, qe vijne nga Kolumbia eshte rritur me dhjetra here dhe vazhdon te rritet e te rritet dhe plani i Edit realizohet shume mire.

PPP rriten e rriten aq sa po kepusin ne mes ekonomine sic e thote qarte edhe Standard & Poor’s, por rendesi ka qe Plani i Edit realizohet shume mire.?-thekson Vasili.

Sipas Vasilit, ?”Planet” e Edit, qe realizohen shume mire e kane bere vertet ate shume te lumtur dhe s’ka si te jete ndryshe me gjithe keto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh,
por te rinjte e Shqiperise kjo lumturi e Edit po i largon me mijra si kurre me pare nga Shqiperia?.

Gjithashtu Vasili ?duartroket? kryeministrin, për të cilin thotë se bën mirë ti japë një dorë Europës.

?Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit.

Go Edi Go.?-përfundon Vasili postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga